Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lideri i opozitës, ka përmendur rezolutat që këto forca politike kanë miratuar, ku shprehen për denoncimet e PD dhe farsën zgjedhore.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka komentuar mbështetjen ndërkombëtare që ka marrë PD. Gjithashtu Lideri i opozitës, ka theksuar se çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor që bëhet me Edi Ramën ka "zero vlerë" dhe nuk mund të sjellë zgjedhje të drejta e të barabarta, për shkak të manipulimeve dhe skemave të ndjekura nga kryeministri.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Sokol Deliaj: Partitë Popullore Europiane dhe botërore, mbështetën PD me 7 rezoluta ku theksuan se në Shqipëri kishte zgjedhje fiktive dhe jo të lira e të barabarta. A duhet ti kërkoni mbështetjen këtyre partive që të kemi në Shqipëri një kod zgjedhor të drejtë dhe të barbartë për të gjitha partitë, duke e ndryshuar komplet këtë reformë zgjedhore dhe të kemi edhe një reformë territoriale që respekton popullin dhe ndal shpopullimin. Duhet të rikthehen përsëri komunat, të paktën gjysma e tyre në të gjithë Shqipërinë.
Sali Berisha: Sigurisht që ne kemi mbështetje të plotë. Edhe njëherë demokratët duhet ta dinë mirë, se ne kemi mbështetje të fuqishme nga të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në Europë dhe botë. Dhe kjo mbështetje është konkretizuar në 7 rezoluta në të cilat konfirmohen të gjitha denoncimet që PD ka bërë për narkoshtetin e Edi Ramës, për diktaturën autoritare të Edi Ramës, për farsën elektorale të Edi Ramës, për bashkëpunimin e tij me krimin dhe me radhë.
Padyshim që reforma elektorale ka vlerën e vet. Por nga ana tjetër të garantoj se çfarëdo ligji apo ndryshimi që do të bëjmë me Edi Ramën ka zero vlerë. Dalim aty ku thoshte sot agjencia sot më e madhe në botë, e komunikimit me fotografi Getty Image, kishte vënë etiketën, Shqipëria vendi i zgjedhjeve të stilit Stalinist. Për ta bërë më të qartë Sokol. Edi Rama në vitin 2023 deklaroi se për të Kodi Zgjedhor është një kinezëri. Pra e shumëzoi me zero kodin zgjedhor ai.
Ndaj ne nëse duam zgjedhje të dashur mik dhe duam sigurisht, duhet të largojmë me çdo kusht armikun më të egër të botës së shqiptarëve, Edi Ramën./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta që po zhvillohet nuk është vetëm ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët theksoi se studentë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur për protestën, deklaroi se gazi lotsjellës i skadua...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar situatën politike në vend dhe ndryshimet e qasjes...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar qëndrimin e Ram...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, u ka b&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar se protestat paqësore të opozitës janë një kauzë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se strategjia e opozitës do të vijojë t...