LIVE UPDATES
Politike

Berisha flet me emra: Edona Bilali i dha 50 milionë lekë grante ish-sekretares së saj, si i ndau mes miqve paratë e start-upeve

Kreu i PD-së shton se paratë janë ndarë mes Kamela Haskos, dy përfaqësuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Mata dhe Sarapuli si dhe Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, janë dy emrat e tjerë që kanë marrë 50 milionë lekë.

17 Dhjetor 2022, 18:55 Nga F.M
Berisha flet me emra: Edona Bilali i dha 50 milionë lekë grante
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali në lidhje me ndarjen e fondave për Start-upet, në konflikt të pastër interesi. Në një postim në Facebook, Berisha ka shpërndarë një artikull të emisionit “Piranjat”, krah të cilit shkruan se ndahen fondet shtetërore mes drejtuesve të ministrisë dhe vetë ministres. Kreu i PD-së shton se paratë janë ndarë mes Kamela Haskos, dy përfaqësuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Mata dhe Sarapuli si dhe Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, janë dy emrat e tjerë që kanë marrë 50 milionë lekë.

Postimi i plotë:

Edona i do shumë paratë, por është dhe bujare! Ato të shtetit i ndanë me shoqet!

Kështu, pa asnjë gajle apo skrupull, lumturon shoqen dhe vetëm me një dorë me 50 milionë lekë. Of… of… of… shoqe jemi, paratë i ndajmë bashkë!

Por, nuk është vetëm ish-sekretarja e saj, Kamela Hasko, që lumturohet nga Edona e cila grantet për Start-up-et i shndërroi në grante për Start-vjedhje apo grante për t’u rrëmbyer në konflikt të pastër interesi.

Raste tipike të tilla, të denoncuara nga “Piranja” përveç Kamelës:

1- Dy përfaqësuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Mata dhe Sarapuli.

2- Flladi Agolli, i cili është i biri i hajdutit, me damke Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit i cili ka grabitur 4 milionë lekë për Start-up-in e tij.

Shtoj këtu se hajduti famoz, Dritan Agolli ka shpërblyer vetë djalin e tij me 500 milionë lekë, duke shpallur fitues për manualin e gatimeve, shefin e restorantit të tij.

3- Edona lumturon Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, me 50 milionë lekë për kompanitë e tyre “Skytech” dhe “3DSKY”. Vjedhje të pastër mbajnë erë dhe rastet e tjera të lumturuara nga Edona që i do shumë paratë dhe duket për këtë pasion shpallë edhe bosin e saj Zeus.

Lexoni artikullin e gazetarit investigativ.

Si i dha ministrja Edona Bilali grant 50 milionë lekë ish-sekretares së saj Kamela Hasko?

Nga Gazeta Telegraf -

16 Dhjetor, 2022

“Ndërkohë që mijra të rinjë të talentuar, intelektual dhe profesor të nderuar po ikin nga Shqipëria prej varfërisë, ministria e Sipërmarrjes së Edona Bilalit financon me vlera mbi 50 milion lekë biznesmenët e mëdhenj, fëmijët e oligarkëve dhe punonjës të saj.”�

Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali sipas një denoncimi ka dhënë sërish një grant prej 50 milionë lekësh, në kuadër të fondeve për inovacionin.

Këtë herë ky grant shkon për Kamela Hasko, auditore ligjore dhe njëkohësisht ish-sekretare e vetë ministres. Ajo së bashku me bashkëshortin Armand Hasko menaxhojnë zyrën e auditit “AKH consulting”.

Për këtë ka reaguar edhe eksperti i IT, Gent Progni, i cili thotë se:

“Kjo kompani dhe administratorja e saj ofrojnë shërbime auditi dhe kontabiliteti e për këtë, etika profesionale e audituesve (sipas rregullores në vendin tonë) nuk lejon që ky funksion të angazhohet në veprimtari të tilla si krijimi i një biznesi apo punësimi për qëllime që nuk lidhen me profesionin”.

Ja moria e rasteve flagrante të dhënies së milionave në bazë preferencash

Këtë vit Ministria e Sipërmarrjes, më në krye Edona Bilalin, për herë të parë zhvilloi dhënien e granteve për të gjitha projektet e reja inovatore, individët bizneset, por jo vetëm. Gazetarët e emisionit investigativ “Piranja” kanë ndjekur disa nga rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi. Emisioni investigativ ka marrë në shqyrtim rastin e një familjeje (babai, djali dhe vajza) të cilët kanë përfituar mbi 50 milionë lekë apo rasti flagrant i përfitimit të grantit për start-up nga djali i drejtorit të FSHZ. Ndërsa raste të tjera skandaloze, publikohen në këtë investigim, disa prej tyre pa asnjë lidhje me inovacionin, një kusht bazë për dhënie granti, siç është rasti i një të riu që ka përfituar 11 milionë lekë për publikim videosh nga atraksionet turistike të veriut. Një pasion që e kanë mijëra të rinj të këtij vendi.�

RASTI 1

Në listën e përfituesve të granteve, rezultojnë dy organizata jo fitimprurëse, “Qëndra Protik”, e cila ka përfituar 3 milionë lekë të reja dhe qendra “Junior Achievment of Albania”, e cila ka përfituar më shumë se 58 milionë lekë të vjetra.

Me një vëzhgim të thjeshtë rezulton se këto dy OJF janë krijuar me mbështetjen e Fondit shqiptaro-amerikan të zhvillimit dhe janë partnere me të, pra me mbështetjen e njërit prej anëtarëve të komisionit.

Ndërkohë dy bashkëdrejtuesit e AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli janë gjithashtu anëtarë bordi në qendrën Protik.

RASTI 2

Një prej shoqërive që ka përfituar para publike është ajo e Fladi i Agollit, administrator i HMS sh.p.k, i cili ka përfituar 4.580.000 lekë të reja fond.

Problemi është se Flladi Agolli, i cili ka përfituar para publike është djali i Dritan Agollit, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

I pyetur nga gazetarët Flladi Agolli nuk pranon të japë shpjegime dhe të thotë nëse ka konflikt interesi. Ai thotë shkurt se “informacion mund të merrni te Ministria”, duke mbyllur telefonin.

RASTI 3

Konkretisht “Skytech” dhe “3DSKY”.

Në subjektin SkyTech administrator është Altin Bamllari dhe ortak Arbi Bamllari, djali i Altinit. Ky subjekt ka përfituar grant rreth 50 milionë lekë.

RASTI 4

Por le t’i kthehemi edhe njëherë kuptimit për start upe-ve, të cilin na e sqaron edhe vete ministria e Sipërmarjes. Edona Bilali në një intervistë për mediat pohon se jo çdo biznes i ri është start up, nëse ai nuk ka të përfshirë inovacionin dhe shumëfishimin. Kësaj i mëshon edhe ish ministri Eduard Shalsi, i cili deklaron në media se start up do të thotë inovacion e teknologji. Por nëse shohim listën fituese, vërejmë projekte që vetëm me konceptin e start up nuk kanë lidhje.

Rasti është i djalit Terenc Pepa, i cili ka hapur një ëebsite me pamje të bukurive në veri të Shqipërisë, por edhe informacion për bizneset dhe hotelet. Nuk e dimë çfarë lidhje ka një ëebsite që ngjan me një blog personal me start upe? Po ky nuk është i vetmi rast çudie. Zonja Meliha ka përfituar grant për start up, për të blere një makineri që do t’i shumëfishojë punën me krimbin e mëndafshit, një aktivitet artizanal, por nuk përfshin asnjë element inovacioni dhe koncepti për start up.

sali berisha edona bilali

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen