Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Berisha theksoi se me qindra dhe mijëra ferma kanë falimentuar për shkak të Ballkanit të Hapur që hap doganat, kryesisht për Serbinë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me baorët e Baldushkut u shpreh se gjatë qeverisjes Rama numri i bagëtive ka pësuar rënien më të madhe ndonjëherë në histori. Berisha theksoi se me qindra dhe mijëra ferma kanë falimentuar për shkak të Ballkanit të Hapur që hap doganat, kryesisht për Serbinë.
Ai tha se PD do të angazhohet për një transformim të infrastrukturës të Shqipërisë rurale dhe të fshatrave. Berisha theksoi se do të angazhohen për të subvencionuar çdo njesi prodhimi.
"Në rast se ju, merrni këto 12 vite, numri i bagëtive ka pësuar rënien më të madhe ndonjëherë në histori. Prodhimi bujqësor këtë vit ka rënie të qartë, por prej 4-5 vitesh, në tregjet tona 80% të zarzavateve, frutave, prodhimeve tjera vijnë nga jashtë dhe nuk janë shqiptare më. Me qindra dhe mijëra ferma kanë falimentuar për shkak të Ballkanit të Hapur që hap doganat, kryesisht për Serbinë. Serbia ka peshë, se Serbia është një vend me bujqësi fare të zhvilluar, me një bujqësi që janë investuar edhe gjatë diktaturës komuniste miliarda euro. Imagjinoni ju, Kosova ka sistem vaditjeje të njëjtë si Franca, pra një nga më të avancuarit, i instaluar ai gjatë Jugosllavisë së Titos. Kurse, këtu sistemi i vaditjes, e dini vetë si është.
E thashë këtë se, fermeri shqiptar me ndihmën e paktë, minimalen që ka patur, nuk mund të konkurrojë me fermerin që subvencionohet 5 euro krahasuar me shqiptarin që subvencionohet 1 euro nga kjo qeveri. Ballkani i Hapur bëri që me qindra e mijëra ferma të mbyllen, të falimentojnë. Djemtë, vajzat që punonin të ikin. Pra, është krijuar një situatë shumë e vështirë. Në qoftë se ju përmend rrugën. Unë e kam ndjekur dhe e ndjek vazhdimisht. Investimet në Shqipërinë e fshatrave, gjatë këtyre 12 viteve, kanë qenë absolutisht pothuaj inekzistente. Ua them këtu, jo për ndonjë gjë, por kemi investuar.
Në Shqipërinë rurale në vitet 2005-2013 është investuar të paktën 50% më shumë se në të gjitha rrugët e Shqipërisë. por rrugët e fshatit nuk dukeshin. Nuk kanë vizibilitetin e rrugëve kombëtare.
Në ujësjellësa dhe kanalizime. Ne kemi patur dhe kemi një parim, të krijojmë infrastrukturën në zonat rurale njëlloj si në lagjet e qyteteve. Atëherë, e kam thënë shumë herë këtë. Dhe sot e përsëris me bindjen më të thellë. Ne i detyrohemi fermerëve, përveç mbështetjes së prodhimit të tyre, ne i detyrohemi t’i krijojmë atyre infrastrukturën e njëjtë, rrugët, ujësjsellësin, elektricitetin, shërbimet të nëj lagje të qytetit. Tokën e punojnë ata vetë. Ne ndihmojmë me mjete, por pastaj çështje tjera i zgjidhim. Në pra, angazhohemi për një transformim të infrastrukturës të Shqipërisë rurale dhe të fshatrave. Angazhohemi për të subvencionuar çdo njesi prodhimi.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e Baldushkut. Gjatë fjalës së...
fatmir xhafaj, agim ismaili, dritan palnikaj TIRANË- Rrjedhje materialesh hetimore, marrje në pyetje, akte, dokumente të tjera të sigur...
pamje nga mbledhja TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës. Pasi kryetarja e deleguar e b...
erion veliaj TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj në një postim në rrjetet sociale shkruan se në aktet e SPAK thuhet se kryebashkiaku Eri...
lulzim basha TIRANË- Kryetari i "Koalicionit Euroatlantik", Luzim Basha ka ndarë në rrjetet socialie një video ku shihet me një p...
foto nga takimet KOSOVË- Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka kritikuar kryeministrin Edi...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të ministrit të Brendshëm Ervin H...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD komentoi edhe lajmin pë...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli ndër të tjera sot edhe për Bibliotekën Kombëtare. Ai t...