LIVE UPDATES
Politike

Sekretet hetimore të SPAK-ut, skenarët dhe lidhjet me Fatmir Xhafajn

SPAK-u ka shkuar më tej dhe ka kontrolluar në zyrën, e cila ndodhet në godinën e ETC-së, diku në kat të nëntë, që “rastësisht” në të njëjtin kat ka zyrën edhe Fatmir Xhafaj, deputeti socialist, njeriu që e quajti veten babai i reformës në drejtësi dhe tani po e quan atë të fundit dështim.

3 Prill 2025, 17:47 Nga DOSJA
Sekretet hetimore të SPAK-ut, skenarët dhe lidhjet me Fatmir Xhafajn
fatmir xhafaj, agim ismaili, dritan palnikaj

TIRANË- Rrjedhje materialesh hetimore, marrje në pyetje, akte, dokumente të tjera të siguruara nga institucionet, këqyrje telefonash, informacione sekrete, të cilat i kanë rrjedhur SPAK-ut, pra hetime për personazhe të ndryshme apo fraksione dosjesh hetimore, ranë në duart e medias.

SPAK-u ka arrestuar dy persona, Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn. CNA e ka raportuar ditë më parë ndalimin e tyre nga SPAK-u, pasi u konstatua se në telefonat e tyre ata kishin dokumentacione sekrete dhe këto ishin shpërndarë edhe te njerëzit e medias.

SKEMA QË SHKON TEK FATMIR XHAFAJ

Le ta shikojmë skemën më qartë.

Të dy personat ishin punonjës në shtet. Njëri ish-drejtues i burgut të Vlorës dhe tjetri punonjës i IMT-së së Vlorës.

Pra, nuk kemi të bëjmë me qytetarë të thjeshtë, por kemi të bëjmë me njerëz, drejtues institucionesh. Pa folur që janë rilindas të thekur, pjesë e administratës së qeverisë Rama. Këta persona kanë mundur të sigurojnë dhe shpërndajnë dokumentet.

AGIM ISMAILI DHE LIDHJA ME FATMIR XHAFAJ

Sekretet hetimore të SPAK-ut, skenarët dhe lidhjet me Fatmir Xhafajn
Agim Ismaili, ish drejtor i IMT-së

SPAK-u ka shkuar më tej dhe ka kontrolluar në zyrën, e cila ndodhet në godinën e ETC-së, diku në kat të nëntë, që “rastësisht” në të njëjtin kat ka zyrën edhe Fatmir Xhafaj, deputeti socialist, njeriu që e quajti veten babai i reformës në drejtësi dhe tani po e quan atë të fundit dështim. "Ora News" raportoi disa javë më parë edhe vizitat e Erion Veliajt në katin e 9-të të ETC.

“Harabeli 3”? Kush është shoku në katin e 9-të të ETC-së, që Veliaj e takonte “i maskuar” e nga i cili dilte me çantë shpine?

Në fakt, edhe dy të arrestuarit nga SPAK, Gjoni dhe Rrokaj kanë lidhje direkte dhe indirekte me Fatmir Xhafajn. Personi që i drejton këta njerëz dyshohet se është shtetasi Agim Ismaili, ish-zyrtar i lartë i PS-së, ish-drejtor i Burgjeve, ish-drejtor i AKU-së dhe ish-drejtor i IMT-së.

Të dy personat e arrestuar nga SPAK-u, njëri është te burgjet dhe tjetri tek IMT.

Të dyja institucionet i ka drejtuar Agim Ismaili, bashkëpunëtor dhe krahu i djathtë i Fatmir Xhafajt, edhe në këtë rast “rastësisht”.

Pra, në zyrë në kat të nëntë te Fatmir Xhafaj është vetë miku i tij, Agim Ismaili, që ka drejtuar edhe Drejtorinë e Burgjeve dhe IMT-në, dhe të arrestuar janë dy persona të punësuar prej tij në këto institucione.

Në fakt, Ismaili dyshohet se ka pasur një zyrë private investigimi, ku mblidhte dokumente, materiale, dosje për biznesmenë, për politikanë dhe jo vetëm hetimet e SPAK-ut.

Dyshohet se ka pasur dhe pajisje përgjimi, mjete të tjera të sofistikuara, pra një grup të strukturuar kriminal, siç e quan SPAK-u.

KUSH ËSHTË DRITAN PALNIKAJ, LIDHJA ME XHAFAJN DHE ISMAILIN

Sekretet hetimore të SPAK-ut, skenarët dhe lidhjet me Fatmir Xhafajn
Dritan Palnikaj

Një person tjetër që është thirrur më pas nga SPAK-u është shtetasi Dritan Palnikaj. Dritan Palnikaj ishte sekretar i Ministrisë së Brendshme, ku ministër ka qenë Fatmir Xhafaj, për ata që nuk e dinë, dhe është nipi i Agim Ismailit. Dritan Palnikaj është thirrur në SPAK dhe në telefonin e tij janë gjetur materiale të rëndësishme hetimore.

Pra, nuk kemi të bëjmë thjesht me një aludim, se Agim Ismaili është shoku i Fatmir Xhafajt. Jo.

Nipi i Agim Ismailit ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Fatmir Xhafajt, zyra është në krah të zyrës së Fatmir Xhafajt, njerëzit e punësuar janë lidhje të afërta të Fatmir Xhafajt dhe të punësuar nga Agim Ismaili ku ai drejtonte IMT-në dhe Drejtorinë e Burgjeve. Dhe është njeriu i ngushtë i Fatmir Xhafajt.

SKENARËT E NJERËZVE RRETH FATMIR XHAFAJT

Sekretet hetimore të SPAK-ut, skenarët dhe lidhjet me Fatmir Xhafajn

Çuditërisht në të gjithë skenarët ka një lidhje me Fatmir Xhafajn. Dyshohet që ky grup të jetë ngritur pikërisht me qëllimin që Xhafaj kishte dhe atë që bëri kryebashkiaku Erion Veliaj nga burgu, sulmin në media ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa paralel mblidhen materiale dhe kjo nuk ka filluar tani, por kohë më parë.

Pikërisht ditën e gjyqit të Erion Veliajt rrodhën materiale për të dalë në media që më pas të ngriheshin akuza të tjera. Skenarë të mirëfilltë individësh që vijnë vërdallë Fatmir Xhafajt apo të tjerë që shkojnë deri tek avokatët e kryebashkiakut Veliaj.

Por në rastin konkret, Agim Ismaili është miku i Fatmir Xhafajt, në rastin konkret zyra e tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij është në katin e nëntë të ETC-së afër Fatmir Xhafajt, personat që janë arrestuar janë bashkëpunëtorë të Agim Ismailit, mikut të ngushtë të Xhafajt. Dokumentat sekrete i disponon edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Fatmir Xhafajt dhe nipi i Agim Ismailit, Dritan Palnikaj.

Skema duket të jetë më e qartë politikisht. Ndoshta zyrtarët e lartë të PS-së janë në dijeni se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur, pse ka ndodhur, kur ka ndodhur dhe kush është koka e këtij grupi të strukturuar kriminal./CNA

fatmir xhafaj


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen