Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Disa nga partitë e komuniteteve joshumicë thanë se i kanë paraqitur kërkesat e tyre për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në.
KOSOVË- Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, për të dytën ditë me radhë ka vazhduar takimet konsultuese me partitë joserbe për formimin e qeverisë së re të vendit. Disa nga partitë e komuniteteve joshumicë thanë se i kanë paraqitur kërkesat e tyre për një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në.
Më 3 prill ai u takua me kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, me kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, si dhe kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli.
Nga Zyra e Kurtit thanë se gjatë ditës do të ketë edhe takime të tjera.
Balje tha pas takimit se Kurtit – partia e të cilit fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – i ka paraqitur kërkesa që partia e saj të mbështesë ekzekutivin e ri.
“Kërkesat janë komuna e boshnjakëve, reformat në arsim dhe trajtimi i barabartë me të gjithë deputetët që kanë votë brenda kuvendit”, tha ajo.
Sipas Baljes, në takim nuk është marrë konfirmim se kërkesat do të realizohen, por as ajo nuk i ka dhënë konfirmim Kurtit se do ta mbështesë për formimin e qeverisë së re.
Megjithatë, ajo tha se ky është vetëm takimi i parë dhe bisedimet do të vazhdojnë, duke shtuar se si pjesëtarë të komuniteteve joshumicë, bisedojnë edhe me parti të tjera shqiptare, por edhe për subjektet e tjera vlejnë po të njëjtat kërkesa.
Po ashtu, ajo nuk dha konfirmim nëse do të mbështesë kryetarin e ri të kuvendit, që duhet të propozohet nga LVV-ja, gjatë seancës konstituive të 15 prillit.
Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, tha se në parim, partia e tij nuk ka “vija të kuqe” për asnjë parti për bashkëpunim të mundshëm.
Megjithatë, ai tha se ky është vetëm fillimi i diskutimeve dhe presin që të vazhdojnë bisedimet për kërkesat që ata kanë.
Kërkesat e partisë së tij janë që të investohet më shumë për komunitetin egjiptian, si në infrastrukturë, ashtu edhe në sferën e arsimit, por edhe të respektohen të drejtat e këtij komuniteti, që tha se përballet me diskriminim.
Në rast të hyrjes në qeverinë e re, ai tha se dëshirojnë që të kenë mundësi të kemi ndikim në politikat qeveritare, me qëllim që të përmirësohet gjendja e komunitetit që i përket.
Ndërkaq, nga Zyra e Kurtit u tha se gjatë takimit me Fikrim Damkën, i cili është ministër në detyrë i Zhvillimit Rajonal, palët "shprehën vullnetin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në legjislaturën në vijim".
Kinolli tha se partia e tij, PREBK, nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik, por tha se takoi Kurtin pasi respekton rezultatin e zgjedhjeve.
“Jemi drejt një përfundimi të mirë dhe nuk kemi asnjë vije të kuqe për asnjë subjekt politik, por duke respektuar rezultatin zgjedhor sot kemi qenë në takim të mirë me kryeministrin”, tha Kinolli.
Ai shtoi se partia e tij i ka parashtruar kërkesat e saj para Kurtit dhe se njëra prej tyre ka qenë “të jemi të barabartë me të gjitha subjektet e tjera që janë me një vijë me ne”.
“Po presim 15 prillin. Besojmë që Kurti do t’i ketë numrat e nevojshëm dhe do të japim edhe ne kontributin tonë. Në interesin tonë është të formojmë institucionet sa më parë”, përfundoi Kinolli.
Një ditë më parë Kurti u takua me kryetaren e Partisë së Re Demokratike nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi, me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi.
Komunitetet joshumicë në Kosovë kanë 20 ulëse të garantuara në kuvend: dhjetë i takojnë komuniteteve joserbe, dhe dhjetë të tjera komunitetit serb. Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë ulëset e komunitetit serb.
LVV-ja e Kurtit ka fituar 48 ulëse në kuvend, që janë të pamjaftueshme që ta formojë e vetme qeverinë. Kjo parti ka thënë se dëshiron ta formojë ekzekutivin e ri në bashkëpunim me komunitetet joserbe.
Partisë së Kurtit po ashtu i takon të propozojë kryetarin e ri të kuvendit, për të cilin, sikurse për zgjedhjen e qeverisë, kërkohen 61 vota të deputetëve./REL
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka kritikuar kryeministrin Edi...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të ministrit të Brendshëm Ervin H...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokrati Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD komentoi edhe lajmin pë...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli ndër të tjera sot edhe për Bibliotekën Kombëtare. Ai t...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se pas 11 majit, qeveria e PD-së do të fillojë negociata t&...
Foto ilustruese KOSOVA- Rreth dy javët e mbetura deri te mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës janë të mj...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka q...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka prezantuar programin për artin dhe kultur&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët kritikoi ashpër gjendjen e ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjen Xhepa, pas ndarjes nga jeta e aktores së shq...