3 Prill 2025, 14:18
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli ndër të tjera sot edhe për Bibliotekën Kombëtare. Ai tha se kryeministri Edi Rama donte të ndërtonte kullën e oborrin e Bibliotekës Kombëtare. Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e përmbyti Bibliotekën me rikonstruksionin që i bëri sheshit. Sipas Berishës, vëllimet prej kësaj situate thaheshin me tharëse flokësh. Ai tregoi se është i mendimit për një bibliotekë të re dhe dinjitoze.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Kurrë nuk do ndodhë ajo. Ky është një akt, një ëndërr e vjetër e Edi Ramës. Edi Rama donte të ndërtonte kullën e oborrin e Bibliotekës Kombëtare. Ajo nuk do ndodhë. Vendi ka nevojë për një bibliotekë kombëtare të re dhe mendoj se një institucion i tillë ia vlen të ndërtohet sepse biblioteka ku është ka hapësira të kufizuara, të jemi realistë me këtë. Biblioteka kombëtare ka punonjës ndër më mirët. Erion Veliaj e përmbyti me rikonstruksionin që i bëri sheshit, e përmbyti.
Ajo qe një përmbytje shumë e dhimbshme, me mijëra vëllime të çmuara u përmbytën dhe ato i thanin me tharëse flokësh. Një gjë e paimagjinueshme. Dhe nuk mori askush asnjë përgjegjësi sepse u hipi uji mbi dritare. Ngriti ky, bëri sheshin, mori miliarda dhe kështu që u përmbyt biblioteka. Unë jam për një bibliotekë të re, të ndërtohet një bibliotekë dinjitoze, por bibliotekat nuk janë kulla. Ka modele shumë të bukura që i përshtaten dhe ne do ndërtojmë një bibliotekë të re.
sali berisha
Politike
3 Prill 2025, 14:12
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se pas 11 majit, qeveria e PD-së do të fillojë negociata t&...
Politike
3 Prill 2025, 14:09
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Rreth dy javët e mbetura deri te mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës janë të mj...
Politike
3 Prill 2025, 14:07
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka q...
Politike
3 Prill 2025, 14:02
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ka prezantuar programin për artin dhe kultur&eum...
Politike
3 Prill 2025, 13:57
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët kritikoi ashpër gjendjen e ...
Politike
3 Prill 2025, 13:45
M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për familjen Xhepa, pas ndarjes nga jeta e aktores së shq...
Politike
3 Prill 2025, 12:59
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato ka folur ditën e sotme në takimin ‘Dialogu s...
Politike
3 Prill 2025, 11:54
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave” ku u shpr...
Politike
3 Prill 2025, 11:46
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”. Drej...
Politike
3 Prill 2025, 11:35
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 20...