7 Maj 2024, 20:37
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij, duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama, se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me drejtorët e tij ndan tendera dhe dhjetëra milionë euro. Berisha tha se Veliaj u martua me paratë publike, por Rama i ka dhënë vëlla të tij Olsit, sipas ish-kryeministrit, dhuratë 37 mijë metër katrorë tokë për bizneset e tij. Ai shtoi se Rama ka vendosur në arrest Jamarbër Malltezin sepse ka marrë 410 metër tokë trashëgimi nga gjyshërit e tij të pushkatuar.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Edi Rama, shqiptarët kanë dëgjuar për zonjën Harabel, që bënte ekspozita në plehrat e Sharrës me paratë e djegësve, Velicën e Erion Vegliajt. Po kanë memorie, pallatin në pajë 5-katësh në sheshin e pallateve, në kundërshtim me ligjin, pa asnjë faturë tatimore, bankare, doganore, ndërtimore. Është aktakuzë e tmerrshme për ty si gjobaxhiu më i shpifur i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Edi Rama, është e vërtetë se Erion Veliaj me soj e sorollop bashkë me drejtorët e tij ndan tendera, ndan dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Por mos harro se vetëm baxhanaku yt Fagu ka marrë së paku 120 tendera nga pushteti yt. Vërtet Erion Veliaj u martua me paratë publike, por Edi ti i ke dhënë vëlla Olsit dhuratë 37 mijë metër katrorë tokë për bizneset e tij. Ti vërtet u the edhe ata hajdutë janë, të shpifur janë, hajdutë si ata nuk ka parë Shqipëria, por kryehajdut si ti nuk ka Europa.
Edi Rama, ke vendosur në arrest Jamarbër Malltezin sepse ka marrë 410 metër tokë trashëgimi nga gjyshërit e tij të pushkatuar. Kurse ti nga ajo tokë ke plaçkitur 1500 metër me Bolinon tënd pikërisht nga ajo tokë.
Kurse ti mohon familjarin tënd, mohon thjeshtrën, vajzën e familjes, e cila në pushtetin tënd fiton me dhjetëra tendera. Dhe ligji të detyron ty o kryehajdut të deklarosh qindarkë për qindarkë fitimet e saj. Nuk ke deklaruar asnjë prej tyre.
Edi Rama, vërtet i bëre të djersijnë, i nxive dhe i sterrose hajdutët si në shpellën e Ali Babasë sot, falë atyre burrave dhe grave të guximshëm që përmbysin barrikadat. Dhe u përpoqe të bësh edhe krahasime. Të paraqitesh si luftëtar, të fshihesh pas fustanit të Olta Xhaçkës. Nuk ke turp, u flet atyre sikur të kesh veshgjatë përpara, por shqiptarët të dinë se kush je ti.
A nuk je ti që mban në parlament deputeten që në shkelje të Kushtetutës ka marrë publike me dokumente të falsifikuara në Himarë? E mbron sepse je bashkëaksionar me ta. Ti dhe Olsi jeni peshkaqenë të pamëshirë, keni futur dhe fusni hundët në çdo vjedhje të madhe në këtë vend. Nuk shpëton dot ti!
sali berisha
Politike
7 Maj 2024, 20:28
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës tij mbrëmjen e sotme tha se Kryeministri Edi Rama ...
Politike
7 Maj 2024, 20:28
B.Z
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar protestën që u mbajt paraditen e sotme te Bashkia e Tiranës, kundër kryebashkiak...
Politike
7 Maj 2024, 20:30
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Partia e Lirisë ka njoftuar sot se kryesia e saj ka zgjedhur dy sekretarë dhe tre kryetarë komisionesh. Sipas nj...
Politike
7 Maj 2024, 20:23
M.B
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar të PS
TIRANA- Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e n...
Politike
7 Maj 2024, 20:17
B.Z
Belind Këlliçi
TIRANË - Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e...
Politike
7 Maj 2024, 19:17
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbledhur kryesinë pasditen e sotme ku është ndalur te z...
Politike
7 Maj 2024, 17:45
Izmir Akulli
Edi Rama dhe Erion Veliaj
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij rreth 120 minuta në mbledhjen e jashtëzakonshme që t...
Politike
7 Maj 2024, 18:16
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës të martën m 7 maj, gjatë një mbledhjeje t...
Politike
7 Maj 2024, 16:40
M.B
Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku
KORÇA- Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion në të gjithë...
Politike
7 Maj 2024, 16:28
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish lidhur me tragjedinë në Shkodër, ku nëna s&eu...