LIVE UPDATES
Politike

DASH ‘nxiu’ Shqipërinë, PD: Konfirmoi denoncimet tona, korrupsioni s’lejon invetime

Boçi shton se investitorët e huaj nuk e shohin të përshtatshme Shqipërinë për të bërë biznes pasi i pengon korrupsiuoni endemic dhe konkurrencën e pandershme.

6 Gusht 2022, 15:19 Nga F.M
DASH ‘nxiu’ Shqipërinë, PD: Konfirmoi denoncimet tona,
Luçiano Boçi

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas raportit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD-së Luciano Boci tha se ky raport ka konfirmuar të gjitha denoncimet e bëra më herët nga selia blu. Boçi shton se investitorët e huaj nuk e shohin të përshtatshme Shqipërinë për të bërë biznes pasi i pengon korrupsiuoni endemic dhe konkurrencën e pandershme.

Deklarata e n/Kryetarit të PD Luçiano Boçi:

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve është një tjetër certifikatë turpi për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Konstatimet e shprehura aty mund të merren fare mirë si tekst për një manual të korrupsionit. Partia Demokratike vëren, me dhimbje dhe rikonfirmim se ato qe thuhen në raportin amerikan ne i trumbetojmë prej kaq kohësh nga kjo foltore. Me dhimbje sepse ne nuk gëzohemi dot kur dëgjojmë keq për vendin tonë, në shqip apo anglisht, qoftë kjo. Me rikonfirmim sepse, në një mjedis ku qeveria ka kapur të gjitha pushtetet, zëri i arsyes dhe të vërtetës, që ne mundohemi të artikulojmë nga kjo foltore e në forma të tjera, rrallëherë dëgjohet e shpeshherë shpërfillet. Ne do të vazhdojmë kursin tonë të artikulimit për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku që i vjen nga kjo qeveri. Duke shpresuar se teksti i raporteve amerikane dhe europiane do të takohet, sa më shpejt, me gjuhën e aktorëve relevantë këtu në Tiranë. Çfarë thuhet në këtë raport të Departamentit të Shtetit po e listojmë shkurtimisht më poshtë:

-Investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

-Investiorrët përmendin korrupsionin endemik, në gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave

-Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave PPP ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, duke përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

-Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme”.

-Investitorët amerikanë ndeshen me korrupsion dhe praktika joformale të biznesit.

-Të drejtat e pronësisë vazhdojnë të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse një titull i qartë është i vështirë për t’u marrë.

-Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme.

-Procesi i kompensimit për tokat e konfiskuara nga ish-regjimi komunist vazhdon të jetë i rëndë, joefikas dhe i pamjaftueshëm.

-Shqipëria vazhdon të ketë rezultate të dobëta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

-Shqipëria vazhdon të renditet ulët në Indeksin Global të Inovacionit, e 84-a nga 132 vende.

Këto janë përfundime të Departamentit të Shtetit. Por ato nuk i bën të vërteta fakti se vijnë nga Uashingtoni. Janë të vërteta sepse ju, të nderuar qytetarë, i ndeshni çdo ditë kur trokisni në zyrat e shtetit dhe jua hapin sekserët.

Një ditë më parë në një raport, Departamenti Amerikan i Shtetit e renditi Shqipërinë si një nga vendet që ka një legjislacion shumë të mirë për biznesin por për investitorët e huaj nuk është ai që duhet. Në raport theksohet problem me korrupsiuonin, sidomos në fushën e drejtësisë, çështjen e pronësisë si dhe konkurrenca e pabarabartë. Aty përmendet ekonomia informale si dhe ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal.

luciano boci partia demokratike

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen