31 Gusht 2022, 21:00
Nga k.m.
Foto ilustruese
Krahas ndryshimeve në ligjin e dekriminalizimit, me qëllim pastrimin e politikës nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, ndryshon edhe ligji për partitë politike.
Kryetarët aktual të partive politike dhe ata që do ti pasojnë në të ardhmen, nëse nuk kalojnë filtrin e dekriminalizimit për pastërtinë e figurës në aspektin ligjor dhe atë të bashkëpunimit me ish sigurimin e shtetit, u ndërpritet drejtimi një force politike. Moszbatimi ligjit çon deri në shpërbërjen e forcës politike.
Ky është thelbi ndryshimit të Ligjit për Partitë Politike në Shqipëri që vjen si një tjetër iniciativë ligjore e Partisë Socialiste. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka siguruar draftin me këto ndryshime që do ti paraqitet të premten për diskutim konferencës së kryetarëve.
Nenit 1 të ligjit aktual i shtohet edhe një pikë tjetër ku sanksionohet ndalimi ushtrimit të detyrës të një kryetari kur vërtetohet se është zgjedhur në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.
Ndryshon edhe neni 9 duke vendosur kushte të reja për regjistrimin e një partie politike.
“Përpara regjistrimit, organet themeluese i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin nëse kryetari i zgjedhur i partisë përfshihet në ndalimet e parashikuara nga ligji nr.138/2015. Vërtetimi negativ i lëshuar nga KQZ-ja është pjesë e dokumenteve për regjistrimin e partisë.”
Neni 26 parashikon se Në rastet kur KQZ-ja vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit sipas ligjit të dekriminalizimit
i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi.
“Në rast se me kalimin e afatit dy mujor, partia politike nuk ka zbatuar procedurat statutore për zëvendësimin e kryetarit, ose, sipas rastit, nuk ka zgjedhur kryetarin e ri, atëherë KQZ-ja vendos ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë së partisë politike. Vendimi i KQZ-së regjistrohet në regjistrin e partive politike. Kërkesa paraqitet nga KQZ-ja në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Gjykata vendos për pranimin e kërkesës, shpërndan partinë politike dhe e çregjistron atë në përputhje me shkronjën “d” të nenit 26 të këtij ligji.”
Për zbatimin e këtyre ndryshimeve është vendosur edhe një dispozitë kalimtare.
“Organet përfaqësuese të partive politike që janë të regjistruara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij i paraqesin kërkesë KQZ-së për vërtetimin e kushteve ndaluese për kryetarin e partisë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjit për dekriminalizimin. Me kalimin e afatit prej tre muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, KQZ-ja vendos ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe paraqet kërkesën në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë.”
Kjo kërkesë e KQZ shqyrtohet nga Gjykata e cila merr vendim brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës./TopChannel
ligji per lustracionin
Politike
31 Gusht 2022, 20:08
e.k
Iris Ago dhe Ervin Koçi
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit të Parave, Iris Ago, është liruar nga detyra. V...
Politike
31 Gusht 2022, 20:06
k.m.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë versionin e tij për arsyen e shkarkimit të drejtorit të Përg...
Politike
31 Gusht 2022, 20:04
k.m.
Enkelejd Alibeaj, Lefter Gështenja dhe Sali Berisha
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë mbledhur sot për një da...
Politike
31 Gusht 2022, 18:19
I.A
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski
SERBI- Në takimin e radhës së inciativës Open Balkan ...
Politike
31 Gusht 2022, 18:00
e.k
Agim Nesho
TIRANË- Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho ka dalë sot në një deklaratë p&eu...
Politike
31 Gusht 2022, 17:52
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është solidarizuar me protestën për përdhunimin e 11-...
Politike
31 Gusht 2022, 17:39
e.k
Elva Margariti
TIRANË- Sot ishte afati i fundit që disa artistë të Teatrit Kombëtar i lanë kryeministrit Edi Rama dhe mi...
Politike
31 Gusht 2022, 17:29
e.k
Flamuri i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
BEOGRAD- Në samitin e radhës të iniciativës Ballka...
Politike
31 Gusht 2022, 16:59
Edi Rama
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama shfrytëzoi një dëgjesë publike me federatat e sportit të mërkurën p...
Politike
31 Gusht 2022, 16:27
e.k
Joseph Borrell
BRUKSEL- Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se ministrat e Jashtëm të bllokut evropian jan...