Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërsa Noka iu përgjigj se është koordinuar me kolegun e tij demokrat dhe se lufta e tyre e brendshme tashmë ka marrë fund.
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka kanë replikuar mes tyre, ku nuk kanë munguar ironitë ndaj njëri-tjetrit.
Balla, gjatë mbledhjes, u shpreh se fokusi i Komisionit duhet të qëndronte tek rendi i ditës për projektligjin për sistemin e adresave. Ministri tha se gjatë seancës së ditës së enjte është thirrur në interpelancë nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, ndërsa iu drejtuar Flamur Nokës: “Hajde në seancë, mos u bëni xheloz për kolegun Salianji, hajdeni ditën e enjte në seancë dhe dëgjoni përgjigjet e pyetjeve”.
Ndërsa Noka iu përgjigj se është koordinuar me kolegun e tij demokrat dhe se lufta e tyre e brendshme tashmë ka marrë fund.
“Me kolegun jemi koordinuar, rrini i qetë. Ngaqë keni luftën e brendshme tuajën, ne i kemi dhënë fund luftës së brendshme”, tha deputeti Flamur Noka.
Pjesë nga replikat:
Taulant Balla: Nuk kam ndërmend të zhvendos vëmendjen nga rendi i ditës, jam i gatshëm kur të më ftojë çdo deputet i opozitës përmes instrumenteve të Parlamentit, ka seancë pyetje, interpelancë. Jam njoftuar nga shërbimet e Kuvendit për interpelancë me kolegun Salianji për një set pyetjesh që ka sjellë.
Nuk ndodh asnjëherë të mos paraqitem në interpelancë apo seancë pyetjesh sa kohë. Nuk mund t’i përgjigjem një pyetje sepse unë nuk njoh asnjë institucion me emrin SKAP në Shqipëri, nuk di të ketë. E kam thënë që prioritet është lufta kundër korrupsionit brenda policisë së shtetit.
(Ndërhyn Noka)
Taulant Balla: Hajde në seancë, mos u bëni xheloz për kolegun Salianji, hajdeni ditën e enjte në seancë dhe dëgjoni përgjigjet e pyetjeve sepse i ka sjellë e numër.
Flamur Noka: Me kolegun jemi koordinuar, rrini i qetë. Ngaqë keni luftën e brendshme tuajën, ne i kemi dhënë fund luftës së brendshme
Taulant Balla: Kujtova që ka kaluar nga Gazi dhe jo nga ju, harrova
Flamur Noka: Nuk i ha kush këto! Shih merru me krimin
Taulant Balla: Ejani në seancë dhe njihuni me rezultatet e arritura deri tani nga procesi i vetëpastrimit të policisë së shtetit.
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi mazhoranca bojkotoi Komisionin Hetimor për kontra...
Jorgo Goro TIRANË- Gjykata e Apelit në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro pë...
Ervin Salianji TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në Komisionin e Sigurisë gjatë fjalës së tije ka ...
Albana Vokshi TIRANA- Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, tha sot se bojkoti i mbledhjes së komisionin ...
Gardhi metalik TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar blindimin e Bashkisë Tiranë ditën e sotme. Siç shihet d...
Erion Veliaj TIRANË- Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është thirrur në Prokurorinë e Posaç...
Igli Hasani BRUKSEL- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në një takim informa...
Ilir Meta TIRANA- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se janë zgjidhur 6 r...
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha TIRANA- Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e Kës...
Klevis Balliu TIRANË- Shefi i organizmit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar nëpërmjet një deklarate për sh...