14 Nëntor 2025, 09:12
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Këkesa e Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt, i cili ishte ankuar për kontrollin që SPAK bëri në banesën e tij në vitin 2024, është rrëzuar nga Gjykata e Lartë. Ky vendim është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga Sokol Binaj, Medi Bici dhe Albana Boksi. Ata thanë se vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 31 korrik 2025 do të qëndrojë në fuqi.
Gjykata e Lartë, më këtë vendim ka lënë në fuqi aktin që autorizonte kontrollin e banesës së Arbër Veliajt. Kjo, duke rrëzuar pretendimet vëllait të kryebashkiakut Eion Veliaj, kundër procedurës të ndjekur nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën. Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme./Dosja.al
spak gjykata e lartë arber veliaj
Politike
14 Nëntor 2025, 08:58
E.d
Ilir Meta
TIRANË- Kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë do të merret sot në shqyrtim nga Ape...
Politike
13 Nëntor 2025, 22:38
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së kombëtares në Andorra. Me anë të një postimi në Facebook,...
Politike
13 Nëntor 2025, 22:11
E. D
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
ITALI- Gazeta italiane Huffington Post i ka kushtuar një artikull takimit që u mbajt sot mes dy qeverive S...
Politike
13 Nëntor 2025, 21:49
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rrjeti televiziv ndërkombëtar Arte i ka kushtuar një artikull vendit tonë, ku thekson se droga po v&e...
Politike
13 Nëntor 2025, 21:11
E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe çështjen e 21 janarit. I ftuar në emirionin '‘Real Story’ n...
Politike
13 Nëntor 2025, 21:10
E. D
Edi Rama
ITALI- Kyreministri Edi Rama u pyet nëse duhet një reformë e thellë për uniformat blu. I ftuar në emisionin&nb...
Politike
13 Nëntor 2025, 21:01
E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Në përgjigje, Ra...
Politike
13 Nëntor 2025, 21:00
M.L
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ndodhej në Itali për mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Itali, ku edhe u prit me cere...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:56
E. D
edi rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryebashkiakun Veliaj. I ftuar në emisionin ‘...
Politike
13 Nëntor 2025, 20:54
E. D
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama komentoi edhe çështjen e Erion Veliajt dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e riktheu Veliajn...