13 Tetor 2022, 10:28
Nga f.g
Edi Rama, kryeminister
STRASBURG- Lajmi kryesor i mbrëmjes së të mërkurës është anulimi i ftesës që kryeministri Edi Rama iu bëri përfaqësuesve dhe eurodeputetëve në Asamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës. Arsyet po mësohen me kalimin e orëve, ku përtej fjalimit, mënyra e komunikimit të shefit të qeverisë shqiptare është parë si fyese dhe joserioze në raport me eurodeputetët. Por jo vetëm kaq. Rama është anuluar edhe nga "të tijët". Përfaqësuesja e përbashkët e të Majtës Evropiane në PE, Nina Kasimati tregoi se të gjitha grupet politike që janë pjesë e Asamblesë e refuzuan ftesën e Ramës pas paraqitjes së tij që e quajnë provokuese dhe të paprecedentë.
Para pak orësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht para seancës Plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë së së Majtës Evropiane në Kuvend, zyrtarisht e pyeta se si po përparonte rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me marrëdhënien gjithnjë e më të thelluar strategjike me shtetin sulmues Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që gëzon i pari nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, por që vuajnë agresionin e Turqisë. Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme.
Se cili do të jetë ndikimi i kësaj krisjeje të Ramës me të majtën evropiane në tërësi, do të shihet në vijim, por ajo që u kuptua nga episodet e përplasjeve të djeshme është se ndryshe nga në Shqipëri e Kosovë, në Evropë, sjellja e Ramës është parë si një provokuese dhe dashakeqëse, që bën bashkë në një qendrim të majtët dhe liberalët. Kryetari i Partive Popullore Evropiane dhe Kristian demokrate, Aleksandër Pociej shpërndau dje një mesazh të qartë se ftesa e Ramës nuk pranohet. Krahasimi i kryeministrit i Asamblesë së Parlementit Evropian me Parlamentin shqiptar 'i vuri' kapakun paraqitjes shqiptare përpara Evropës. /Dosja.al
nina kasimati edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022
Politike
13 Tetor 2022, 10:09
f.g
Antony Rota
TIRANE- Kryetari i Parlamentit të Kanadasë, Antony Rota mbajti njëfjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shq...
Politike
13 Tetor 2022, 09:57
F.M
Dritan Leli
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korr...
Politike
13 Tetor 2022, 09:28
d.a;f.g
Kasimati dhe Rama
GREQI- Deputetja greke e SYRIZA-s dhe Përfaqësuesja Parlamentare e Partisë së së Majtës Evropiane në K...
Politike
13 Tetor 2022, 08:42
e.k
Edi Rama
STRASBURG- Një ditë pas debatit "të nxehtë" të zhvilluar në Këshillin e Europës, kryeministri Edi Rama e k...
Politike
12 Tetor 2022, 23:44
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama referuar fjalimit të tij në Këshillin e Europës, tha se do të bëjë ç...
Politike
12 Tetor 2022, 22:52
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale për fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Kë...
Politike
12 Tetor 2022, 22:51
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Ndërsa udhëtonte me tren nga Strasburgu në Paris, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar pak më gjatë arsyet e f...
Politike
12 Tetor 2022, 22:36
k.m.
Edi Rama
STRASBURG- Kryeministri Edi Rama nuk është më në Strasburg, por është larguar. Lidhur me vendndodhjen e kryeministr...
Politike
12 Tetor 2022, 21:47
k.m.
Edi Rama
STRASBURG- Fjala e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës ka shkaktuar një reagim të fortë. Madje shenja e p...
Politike
12 Tetor 2022, 20:56
A.B
Edi Rama
SERBI- Me shumë kritika u prit fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës. Edhe pse R...