LIVE UPDATES
Politike

"Qeveria përdori pushtetin për të kapur median!" Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit/ Zhupa: Votuesit u privuan nga një informacion i pavarur mbi garën zgjedhore

Në fjalën e saj Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve dhe lirinë e tyre gjatë fushatës elektorale por edhe në periudha normale.

18 Qershor 2025, 17:58 Nga M.B
"Qeveria përdori pushtetin për të kapur median!"
Ina Zhupa

STRASBURG- Deputejta demokrate Ina Zhupa ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit zhvilluar në Strasburg. Në fjalën e saj Zhupa ka referuar problemet me median, sigurine e gazetarëve dhe lirinë e tyre gjatë fushatës elektorale por edhe në periudha normale.

Demokratja tha se qeveria përdori pushtetin për të kapur median gjatë zgjedhjeve me funksion përhapjen e propagandës elektorale. Ajo shtoi se votuesit u privuan nga një informacion i pavarur, i larmishëm dhe i thelluar mbi garën zgjedhore. 

Gjithashtu Zhupa tha se institucionet shtetërore nuk mundësojnë marrjen e informacionit zyrtar nga gazetarët, duke krijuar shumë probleme në standardin e transparencës dhe llogaridhënies dhe në pamundësimin e punës së medias.

Fjala e Ina Zhupës në Strasburg:

Mjedisi mediatik në Shqipëri duket qartësisht edhe në raportin e OSBE-ODIHR që ka qënë problematik edhe gjatë zgjedhjeve qe sapo kaloi Shqiperia. Raporti qartë se “Pavarësia, diversiteti dhe integriteti i lajmeve në dispozicion të votuesve janë dëmtuar nga varësia e shumicës së mediave nga financimi jotransparent nga interesa politike dhe biznesi, shpesh të mbështetura nga kontrata qeveritare”.

“Përqendrimi i pronësisë së medias më tej minon pluralizmin e burimeve të lajmeve, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare. Sipas disa bashkëbiseduesve të ODIHR EOM, pronësia e disa prej shtëpive më të mëdha të shitjes së reklamave nga interesa politike pengon shpërndarjen e drejtë të të ardhurave nga reklamat, ndërsa mungesa e matjes së besueshme të audiencës pengon shpërndarjen transparente dhe të përgjegjshme të reklamave publike”shkruhet në raport.

Me pak fjalë në Shqipëri, qytetarët nuk morën dot informacion objektiv, pasi siç vë në dukje OSBE/ODHIR në raportin paraprak: “Shumica dërrmuese e mediave perceptohen të jenë të lidhura me partinë në pushtet.”

Më 6 mars, Këshilli i Ministrave ndaloi përkohësisht aksesin në TikTok – një ndalim i gjerë që është i papajtueshëm me standardet ndërkombëtare. Sipas disa bashkëbiseduesve të misionit të ODIHR, kjo ndalesë pati ndikim shtesë negativ në aftësinë e të gjithë kandidatëve, përfshirë partitë jashtëparlamentare, për të bërë fushatë në kushte të barabarta. Shoqatat e gazetarëve e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese sepse qartësisht jemi para shkeljeve të të drejtave kushtetuese.

Në përfundim, ambienti i kufizuar mediatik dhe dështimi për të zbatuar në mirëbesim kërkesat ligjore i privuan votuesit nga një informacion i pavarur, i larmishëm dhe i thelluar mbi garën zgjedhore.

Problem serioz në Shqipëri ngelet kushtet për të garantuar sigurinë dhe lirinë e gazetarëve. Rrjeti Safe Journalist për Ballkanin Perëndimor ka monitoruar këtë ceshtje dhe ka nje rritje te dhunes ndaj gazetarëve këto dy vitet e fundit, 45 raste në 2024 dhe 6 mujori i pare i 2025 shënin 22 raste.

Institucionet shtetërore nuk mundësojnë marrjen e informacionit zyrtar nga gazetarët, duke krijuar shumë probleme në standardin e transparencës dhe llogaridhënies dhe në pamundësimin e punës së medias.

BE kërkon dialogun e strukturuar dhe adaptiminne direktivës Anti Slapp por nuk ka progres në këtë drejtim.

Në studimin e bërë nga Scidev, gazetarët përmendën mbrojtjen e pamjaftueshme ligjore (74.1%), ndërhyrjen politike (71.9%), mungesën e mbështetjes institucionale brenda redaksive të tyre (62.6%), presionin ekonomik nga pronarët dhe reklamuesit (59%), dhe përgjigjet e dobëta institucionale nga forcat e rendit dhe gjyqësori (53.2%) si kërcënimet më urgjente për sigurinë dhe pavarësinë e tyre profesionale.

Qartësisht gjatë zgjedhjeve po edhe në periudha normale, Shqipëria nuk ja ka dalë të krijoj një mjedis të lirë për mediat dhe gazetarët. Qeveria e ka përdorur dhe e përdor lidhjen me mediat nëpërmjet pronarëve të tyre dhe interesave ekonomike si një zgjerim të paradhomave qeveritare të propagandës për qëllime politike.

ina zhupa

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale