Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Politike
VIDEO/ Ultimatumi i Ramës për t'u larguar, nis zbrasja e ambasadës Iraniane në Tiranë
Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet se zyrat e ambasadës që ndodhen në rrugën “Mustafa Matohiti” janë duke u boshatisur. Stafi i ambasadës shihet duke larguar sendet që ndodhën në zyra.
7 Shtator 2022, 20:51Nga e.k
Ambasada e Iranit në Tiranë
All - Paragraf - 1
TIRANË- Pas ultimatumit të kryeministrit, Edi Rama që i la vetëm 24 orë kohë trupi diplomatik që të largohet nga vendi ynë ka nisur dhe zbrasja e ambasadës.
Në pamjet e siguruara nga Dosja.al, shihet se zyrat e ambasadës që ndodhen në rrugën “Mustafa Matohiti” janë duke u boshatisur. Stafi i ambasadës shihet duke larguar sendet që ndodhën në zyra.
Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Vendimi u bë me dije sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi sot me zë e figurë që Irani ka sulmuar të dhënat e shtetit shqiptar. Ai i dha 24 orë kohë trupës diplomatike të Ambasadës së Iranit që të largohet nga vendi ynë. Sipas Ramës, Irani kishte kontraktuar 4 grupe për të kryer sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, ngjarje e ndodhur gjatë muajit korrik, ku shërbimet online dhe faqet qeveritare u mbyllën përkohësisht.