LIVE UPDATES
Politike

Territorialja, Dhurata Çupi: Propozojmë riorganizimin në dy nivele, ndarjen në 6 qarqe

Ajo ka thënë se ka mungesë të theksuar të përfaqësimit të ish-komunave, ndërkohë që llogaridhënia është e ulët dhe se ka mungesë transparence. 

31 Tetor 2022, 15:19 Nga I.A
Territorialja, Dhurata Çupi: Propozojmë riorganizimin në dy
Dhurata Çupi

TIRANË- Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi ka lexuar raportin përmbledhës në emër të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së saj Çupi ka lexuar të gjithë objektivat e raportit të PD-së, ndërkohë që ka theksuar dhe problematikat e organizimit territoral të vitit 2014. Ajo ka thënë se ka mungesë të theksuar të përfaqësimit të ish-komunave, ndërkohë që llogaridhënia është e ulët dhe se ka mungesë transparence. Propozimi që ka ofruar PD-ja është riorganizimi i ri territorialo-administrativ për nivelin e parë dhe të dytë të pushtetit vendor.  Niveli i parë i pushtetit të përfaqësohet nga bashkitë ndërsa niveli i dytë të përfaqësohet nga qarqet ose rajonet. Përsa i përket qarqeve, PD-ja propozon reduktimin e numrit të tyre nga 12 në 6 qarqe. Çupi thotë se qarqet duhet të bashkohen në këtë formë: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat, Vlorë-Gjirokastër.

"Ne propozojmë që pushteti vendor të ndahet në dy nivele. Niveli i parë do të përfaqësohet nga bashkitë ndërsa në nivelin e dytë të përfaqësohet nga qarqet ose rajonet. Ne propozojmë rigrupimin e qarqeve. Ne propozojmë nga 12 qarqe të kemi 6 qarqe. Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier Berat, Vlorë-Gjirokastër," tha Çupi.

Fjala e Çupit:

Në punën tonë nga fillimi deri në fund, objektivat kanë qenë mjaft të qarta:
a) Të përcaktonim politika të qarta në nivelet përkatëse, gjithëpërfshirëse dhe bashkëkohore.
b) Të miratonim instrumente ligjore efektive për riorganizimin territorial në funksion të përkthimit të politikave në praktikë, që janë të integruara me standardet ndërkombëtare dhe pasqyrojnë angazhimet në proceset integruese të vendit drejtë BE-së.
c) Te rregullojme nga pikëpamja ligjore procese të qarta për vlerësimin dhe, sipas nevojës, rishikimin e rregullave dhe legjislacionit, veçanërisht për të shmangur ndikimin disproporcional në përfaqësim dhe shpërndarje shërbimesh publike vendore ndërmjet zonave urbane dhe rurale.
d) Te riorganizojme bashkite ne përshtatshmëri ndaj pritshmërive të arsyeshme të komuniteteve bazuar në histori, traditë dhe zakone, si dhe ndarje të burimeve të disponueshme dhe kapaciteteve për zbatim.
e) Ne zgjedhjet e ardhshme vendore, që tashmë përkojnë me datë 14 Maj, t’ju ofrojmë qytetarëve nje model tjeter qeverisjeje nga pikëpamja territoriale dhe admistrative.

Gjatë 32 viteve, pushteti vendor ka kaluar disa faza reformimi administrativ dhe territorial. Në përgjithësi, reformat në pushtetin vendor janë bërë me konsensus nga palët politike dhe me mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë. Ndryshe ndodhi me reformën administrative të vitit 2014, e cila shkriu 373 njësi të qeverisjes vendore në 61 bashki që Shqipëria ka sot. Reforma u bë e njëanshme dhe pa konsensusin tradicional të partive politike. Mazhoranca e kohës shfrytëzoi mungesën e këtij konsensusi për qëllime të pastra elektorale, qëllime që dhe sot vijojnë të jenë mjaft të dukshme. Jashtë cdo interesi partiak, në atë kohë, ne kemi gjykuar se pushteti vendor kërkon reformim me standarte. Koha na dha të drejtë, pasi sot pushteti lokal nuk po funksionon për qytetarët, nuk ju shërben atyre, nuk është përfaqësues i tyre. Reforma kërkonte detyrimisht korrigjime dhe rishikime. Për të adresuar këto probleme dhe për të përmirësuar qeverisjen vendore, Partia Demokratike ka reaguar herë pas here me qëndrime të njohura publike, përfshirë edhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Pas shtatë vite zbatimi të reformës, ne mund t’i shohim qartë problematikat:

• Mungesë e theksuar përfaqësimi të komuniteteve të ish-komunave (njësive administrative) në vendimmarrje në këshillat bashkiakë;
• Mosrealizimi i autonomisë (decentralizimi fiskal dhe administrativ);
• Sasia, cilësia dhe shtrirja e paqëndrueshme e shërbimeve;
• Përfaqësimi qytetar në proceset vendimmarrëse dhe llogaridhënies së organeve drejtuese vendore;
• Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndër-institucionale për dialog real;
• Respektimi i ndarjes së pushteteve, paanshmëria etj;
• Shpërndarja e shërbimeve publike e disbalancuar ndërmjet zonave urbane dhe rurale;
• Kontrolli i territorit dhe qeverisja sa më pranë qytetarit, transparenca etj;
• Ekonomia e shkallës në dilemë të madhe dhe larg objektivit.
• Llogaridhenje e ulet, transparence nuk ka, ekonomia dhe zhvillimi lokal jashte prioriteteve, niveli i lartë i korrupsionit.

Iniciativa e Partisë Demokratike për një reformë të re territoriale fitoi menjëherë një konsensus të gjërë publik, pasi problemet ishin në sytë e të gjithë qytetarëve. Qytetarët presin me padurim të bëhen rregullime të cilat do t’ju përmirësojnë jetesën në zonat ku jetojnë, të ndjehen të përfaqësuar, te marrin shërbimet qe ju mungojnë. Nga ana tjetër, ky interes publik për të bërë riorganizimin e territorit duket qartë edhe nga prezenca e madhe e këtij debati në të gjithë mediat kombëtare dhe lokale. Një zgjidhje e mirë për të korrigjuar ndarjen territoriale është një qasje duke filluar nga njesia me e vogel ne qender bashkie, bazuar në ekspertizën faktike dhe profesionale, jashtë çdo interesi partiak, ndryshe nga reforma e 2014 me qasje të fortë nga qendra ne periferi. Nga ana tjetër, edhe fakti që 7 vite nuk mjaftojnë për t’u bindur mbi suksesin e reformës duhet pasur parasysh. Ne jemi përpjekur të ofrojmë rrugëzgjidhje efektive boshllëqeve të padëshiruara që solli kjo reformë gjatë 7 viteve, dhe të plotësojmë këto në kohën e duhur, jo të presim, pasi këto boshllëqe mund të thellohen potencialisht me kalimin e kohës. Pra, është momenti i duhur për terapi të kujdesshme tani për të patur një pushtet të shëndetshëm në vazhdimësi.

Ndaj Partia Demokratike ka propozuar dhe kërkon një konsensus të gjërë politik për:
1-modelin e pushtetit vendor në Shqipëri,
2-rishikime, korigjime dhe riorganizimin e ri territorialo-administrativ për nivelin e parë dhe të dytë të pushtetit vendor, si dhe rekomandime për çështje administrative dhe rregullatore.
Propozimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është një dëshmi e qartë e faktit se:
I. Shqipëria ka shanse të mëdha që të përmirësojë përfaqësimin, të rrisë efiçiencën dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, në përmirësimin e cilësisë dhe të aksesit të qytetarëve në shërbimet publike vendore, në pjesëmarrje dhe vendimmarrje në të gjithë territorin e saj.
II. Riorganizimi i bashkive dhe krijimi i bashkive të reja rurale do të krijojne kushte për zhvillimin ekonomik lokal, rural, agroturizëm, dhe rigjallërim të jetës sociale, ekonomike dhe politike, me pritshmëri për të “frenuar” shpopullimin.
III. Reduktimi i pabarazive midis zonave rurale dhe urbane, si edhe krijimi i kushteve të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kontroll të territorit në të gjithe vendin.
IV. Rritja e kapaciteteve të administratës publike vendore, si dhe forcimi i strukturave administrative dhe komunitare sa më afër qytetarëve, ofrojnë shanse për rininë, grupet e tjera shoqërore dhe vazhdimësinë e komuniteteve.
V. Përmirësim të demokracisë vendore nëpërmjet rritjes së potencialeve përfaqësuese në vendimarrjet lokale, llogaridhënies dhe instrumentave të tjerë demokratikë.
VI. Detyrimet e qeverisjes vendore mbi rolin e tyre për integrim në BE plotësohen më mirë me reformimin dhe riorganizimin territorial.

dhurata cupi seance plenare 31 tetor 2022

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen