LIVE UPDATES
Politike

Prova për jetën e tretë pas politikës? Pasi pranon që do të bëhet rrobaqepës, Rama qepi 6 kostume në Opinion

17 Maj 2019, 10:46 Nga DOSJA
Prova për jetën e tretë pas politikës? Pasi pranon që

Kryeministri doli mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, një natë pasi studio mori shkëlqimin nga prania e Kujtim Gjuzit.

I qetë, me një dashamirësi të çuditshme me gazetarët, kryeministri “u lut” disa herë për të marrë fjalën prej tyre.

Në gati 2 orë debat, ajo që shqiptarët panë dje ishte një kryeministër përballë të cilit ishin gazetarët që nuk e lanë të fliste e të shpjegohej.

Sapo merrte fjalën, ndryshonte temën, e më pas ankohej: Pse ma ndërprisni fjalën, jo kjo gjë nuk mund të ndodhë, unë jam njeri i lirë.

Njësoj si një “rrobaqepës”, dëshirë që e artikuloi se do të jetë jeta e tij e tretë, kryeministri mori disa pjesë të një historie që nis me përgjimet dhe mungesën e hetimit nga prokuroria, për t’i bashkuar ato me pakënaqësinë e shqiptarëve.

Nga kriza politike, investimet e huaja, negociatat, shkrimi i BILD, dhe çështja e Kosovës, kryeministri preu dhe qepi një kostum që e veshi sy për sy para popullit që e ndoqi dje.

“Unë jam kryeministri më i mirë që mund të keni, ata ikën. Zgjedhjet do bëhen, s’ka rëndësi sa mirë qeverisim, por sa shumë që mendojmë për ju”-ishte mesazhi që adresoi Rama.

1.“Gjërat nuk shkojnë vaj as në Francë”.

Rama dje problemeve që ka Shqipëria, nuk iu dha përgjigjie. Kryeministri u mjaftua me një fjali të thatë “Gjërat vaj nuk shkojnë as në Francë.” Kryeministri e evitoi që t’a quante situatën problematike, dhe “përgjegjësinë” ua la shqiptarëve.

“Nuk janë budallenj këta, unë kam besim tek këta se në 30 qershor këta do të dinë si të veprojnë.”

2. Investimet e huaja

Njësoj si në 2017-ën, edhe mbrëmjen e djeshme, kryeministri nuk ia doli dot që të numërojë një investim të huaj me një vlerë të konsiderueshëm.

Pyetjes së gazetarit Andi Bejtja, Rama zgjodhi t’i përgjigjet me fjalët: Kemi një investim me kompaninë SHELL, kemi arritur një marrëveshje të re. Rama nuk dha shifra dhe as të dhëna të tjera për investimet e huaja në mandatin e dytë të qeverisë.

3. Hapja e negociatave me BE

Kryeministri bëri një deklarim të hidhur. “Nëse negociatat do të hapen, merita është e qeverisë shqiptare që ka bërë detyrat. Por nëse, BE ndan Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, atëherë shqiptarët duhet të pyesin Lulin, Saliun dhe Monikën.”-tha ai.

Kryeministri nuk pranoi përgjegjësinë mbi hapjen ose jo të procesit të radhës për integrimin në BE.

“Nxirr vendimin dhe lexoje këtu, nëse s’është shkruar se këtë qershor do të jepet për fillimin e negociatave dhe nëse nuk shkruhet se këtë dhjetor do të bëhet konferenca e parë, më thuaj që nuk qëndron. Më 25 maj del raporti. Do të dalë raporti. KE tha në qershor do t’i hapë negociatat. Për këtë pyetje fto këtu Angela Merkel, Emmanuel Macron. Unë di një gjë, që ne na është dhënë data, dhe e drejta që në shtator të hapim procesin screening. Për këtë duhet intervistë me Sali Berishën, Lulzim Bashës. Patjetër, nëse bëhet ajo ndarje, bëhet vetëm për një arsye për këtë hedhjen përpjetë të këtyre. Nëse marrin vendim, marrin për të dyja. Nëse e ndajnë, pyesni këta”.-tha Rama.

4. Artikulli i BILD u shkrua nga Manjani dhe Çollaku

Kryeministri u pyet mbrëmjen e djeshme edhe për artikullin e gjermanes “BILD”, e cila në shkrimin e saj, përmendte të përfshirë në dosjen 184, edhe kryeministrin Edi Rama.
Kryeministri tha se shkrimi është marrë nga burime të cilat janë pjesë e “fatkeqësisë mendore”, ku ndodhet elita e diskutimit publik në Shqipëri.

Rama “shiti” edhe Blerina Gjylametin, e cila akuzoi se shkrimi ishte sponsorizuar nga PD.

“Nuk ka dalë fare me dijeninë time, madje unë i kam tërhequr vëmendjen për atë deklaratë. Nuk ka urdhra partie për të dalë në media”, –-tha Rama.

Kryeministri u gjend ngusht kur gazetari i BILD, autor i shkrimit, Peter Tiede, doli paralelisht dhe tha se nuk është paguar nga askush.

“Gazetari gjerman, dhe ai tjetri që bëri atë në DW, nuk iu vë faj. Përderisa këtu janë këto burime të ndyra që furnizojnë me pisllëqe, që japin përgjimet si fakte, kanë edhe burime. Burimet janë publike, Ylli Manjani dhe Fahri Çollaku”—tha Rama, duke akuzuar Manjanin dhe Çollakun si ideatorët e shkrimit në BILD.

5. Pyetja që nuk iu bë.

Në diskutimin e Ramës me gazetarët, një pyetje s’u dëgjua.  Një qytetar i zakonshëm shqiptar, kërkon të shkojë i sigurtë në shtëpi, të dalë dhe të votojë lirshëm më 30 qershor, të kalojë në rrugë në çdo orar, të mos thithë gaz, e të mos flejë gjumë nën frikën e bombës Molotov. Në këto kushte, kujt ia kërkojnë përgjegjësinë shqiptarët? A është paaftësi e kryeministrit dhe qeverisë për të zgjidhur krizën?

6. Paralelja mes hallit personal të Petrit Vasilit dhe përgjimeve të VOA

Kryeministri e quajti të njëjtë cilësinë e Zërit të Amerikës, si në rastin e përgjimeve për Dosjen 339, ku të përfshirë janë disa eksponentë të lartë të PS, edhe në rastin, kur VOA deklaron se ka dijeni se Petrit Vasilit mund t’i jetë refuzuar viza. “Sa e vërtetë është kjo e Petrit Vasilit tha Rama, aq e vërtetë mund të jenë edhe ato copëzat që kanë dalë”.
Gabimi i madh i rrobaqepësit Rama ishte se Petrit Vasilit, edhe nëse i është refuzuar viza, shqiptarëve kjo nuk iu rrit as rrogat, as pensionet, dhe as iu merr votat. Ai është një problem personal, i një politikani në opozitë me SHBA. Ndërkohë që përgjimet e VOA për Dosjen 339, janë kauza që nxorri opozitën në rrugë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne opinion edi rama ne opinion

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen