LIVE UPDATES
Bota

Raporti i Amnisty International: Qeveritë e përdorën pandeminë për të minuar të drejtat e njeriut

7 Prill 2021, 12:17 Nga DOSJA
Raporti i Amnisty International: Qeveritë e përdorën

BOTË– Disa masa për të luftuar pandeminë kanë përkeqësuar nivelin e pabarazisë në Evropë dhe Azinë Qendrore, thuhet në një raport të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI).

Një numër i qeverive, sipas raportit, e përdorën krizën e pandemisë “për marrjen e pushtetit, minimin e lirive dhe si një arsye për të injoruar obligimet për të drejtat e njeriut”.

Në raportin për të drejtat e njeriut në botë, organizata thekson se masat e qeverive ndaj pandemisë “ekspozuan përjashtimin shoqëror, pabarazinë dhe mbivlerësimin e shtetit”.

“Afër gjysma e të gjitha vendeve në rajon kanë vendosur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me COVID-19 dhe qeveritë kanë kufizuar të drejtat e tilla si liria e lëvizjes, shprehja dhe tubimet paqësore”, thotë AI.

Zbatimi i izolimit dhe masave tjera të shëndetit publik , thuhet në raport, goditën individët dhe grupet e margjinalizuara. Këto grupe janë shënjestruar duke u goditur me dhunë, kontrolle identiteti, karantina dhe gjobitje.

Romët dhe njerëzit në lëvizje, përfshirë refugjatët dhe azilkërkuesit, u vendosën nën “karantina të detyrueshme” diskriminuese në Serbi, Hungari, Greqi, Bullgari, Sllovaki, Qipro, Francë dhe Rusi.

Hulumtuesit e Amnesty International kanë zbuluar se zyrtarët për zbatimin e ligjit përdorën në mënyrë të paligjshme forcën dhe kryen shkelje tjera në Belgjikë, Francë, Gjeorgji, Greqi, Itali, Kazakistan, Kirgizi, Poloni, Rumani dhe Spanjë.

Shumë vende, ku liritë dhe të drejtat e njeriut kanë qenë të kufizuara, gjatë vitit 2020 situata u përkeqësua, pasi autoritetet vendosën më shumë kufizime.

Autoritetet ruse shkuan përtej, duke mos goditur vetëm organizatat, por edhe individët e cilësuar si ”agjentë të huaj”.

Raporti vë theksin te dhuna brutale, të cilën policia bjelloruse e përdori ndaj protestuesve të cilët kundërshtonin rezultatin zgjedhor si të manipuluar.

Qeveritë në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Francë, Hungari, Kazakistan, Poloni, Rumani, Rusi, Turqi, Turkmenistan dhe Uzbekistan, sipas Amnesty International, e “keqpërdorën legjislacionin ekzistues, dhe atë ri, për të kufizuar lirinë e shprehjes”.

Organizata thekson se qeveritë gjithashtu nuk morën masa të mjaftueshme për të mbrojtur gazetarët dhe sinjalizuesit, duke përfshirë punëtorët shëndetësorë dhe nganjëherë shënjestruan ata që kritikuan përgjigjet e qeverisë ndaj pandemisë.

“Këto raste janë shënuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnjë, Armeni, Bjellorusi, Hungari, Kazakistan, Poloni, Rusi, Turqi, Ukrainë dhe Uzbekistan”, thuhet në raport.

Gërryerja e pavarësisë së gjyqësorit

Amnesty International thotë se qeveritë në Turqi, Poloni, Hungari dhe në vendet tjera, gjatë vitit 2020 kanë vazhduar të ndërmarrin veprime të cilat kanë shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit.

“Kjo përfshin disiplinimin e gjyqtarëve ose ndërhyrjen në emërimet e tyre”, thuhet në raport.

Në Rusi dhe në “pjesën më të madhe” të Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, shkeljet e së drejtës për një gjykim të drejtë mbetën “të përhapura” dhe autoritetet përmendën pandeminë për të mohuar takimet e të burgosurve me avokatë dhe për të ndaluar publikun të përcjellë gjykimet.

Disa qeveri në Evropë dhe në Azinë Qendrore kanë kufizuar edhe më shumë hapësirën për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat joqeveritare, thuhet në raport.

Kjo, sipas Amnesty International është bërë përmes “ligjeve dhe politikave kufizuese dhe retorikës stigmatizuese”.

Protestuesit paqësorë, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aktivistët civilë dhe politikë në Rusi u përballën me arrestime dhe ndjekje penale.

Në Kirgizi ndryshimet e propozuara në legjislacionin për OJQ-të parashihnin kërkesa “të vështira” të raportimit financiar, ndërsa “legjislacioni i ri kufizues i OJQ-ve u diskutua” edhe në Serbi, Bullgari, Greqi, dhe Poloni.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota amnisty international kriza dhe pandemia te drejtat e njeriut amnisty international kriza dhe pandemia te drejtat e njeriut

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë