LIVE UPDATES
Bota

SHBA nuk e ftoi Kosovën në samit, Osmani e Kurti në qendër të kritikave

6 Nëntor 2021, 12:35 Nga DOSJA
SHBA nuk e ftoi Kosovën në samit, Osmani e Kurti në qendër

KOSOVË – Kosova nuk ka qwnw e ftuar nw samitin për Demokraci tw Presidentit Joe Biden që do të mbahet virtualisht më 9 dhe 10 dhjetor. Kjo ka zgjuar reagime të forta në vend dhe ato i drejtohen Kryeministrit Albin Kurti dhe Presdientes Vjosa Osmani.

I pari që ka reaguar për këtë çështje ka qenë analisti i çështjeve politike dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi. Maliqi ka thënë se ky është sinjal i keq për nivelin e marrëdhënieve dhe kjo duhet të lexohet si kambanë alarmi.

“Mirëmëngjes popull liridashës. Kjo është sipas një raporti të Politico harta e shteteve në Evropë të cilave SHBA u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive në dhjetor. Mospërfshirja e Kosovës është sinjal shumë i keq për nivelin e marrëdhënive dhe duhet të lexohet si këmbanë alarmi”, ka shkruar Maliqi.

Mosftesa e Kosovës në këtë samit ka ngjallur edhe reagimin e ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas Haradinajt, kryeministri Albin Kurti me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA si aleati strategjik i Kosovws. Kryetari i AAK’së thotë se marrëdhëniet në mes të Ksovës dhe SHBA’së u degraduan në qeverisjen e Albin Kurtit. Në këtë mënyrë, sipas tij, Kurti duhet të lirohet  sa mw parw nga politikat dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta. Haradinaj ka theksuar se nuk duhet lejuar zbehja” e prezencës së SHBA në Kosovë.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur, as nuk ka partner më të afërt sesa ShBA-të, andaj Kryeministri me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA-të si aleati ynë strategjik. Asnjëherë nuk do ta lejojmë shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste evropiane që kryeqendër e kanë Moskën dhe qëllim parësor e kanë zbehjen e prezencës dhe rolit të ShBA-ve në Kosovë, rajon e më gjerë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Edhe ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur pasi Kosova nuk u ftua në Samitin e Demokracisë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, jo që s’u ftuan në Uashington, por nuk iu dha mundësia të shihen as në ekranet e laptopëve. Mustafa ka thënë se Kosova nuk e meriton të drejtohet nga ata që diskomunikohen nga SHBA-të. Ai tha se lënia e Kosovës jashtë orbitës së SHBA-së në Samitin e Demokracisë është e rëndë, e sidomos, kur vendi ynë futet në një shportë të izolimit së bashku me Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë. Mustafa madje kërkoi që Osmani e Kurti t’u tregojnë qytetarëve se pse Kosova është lënë jashtë këtij Samiti.

“Jo që s’janë ftuar në Washington znj. Osmani dhe z. Kurti por as në një takim virtual nuk iu është dhënë mundësia të shihen në rrethin e 100 shteteve të ftuara nga Presidenti Bajden, pra as në ekrane të llaptopëve. Kosova nuk duhet të jetë indiferente ndaj kësaj situate, aq më pak liderët aktualë. Kosova nuk e meriton të drejtohet nga ata që diskomunikohen nga SHBA-të, të cilat mbi 30 vjet qëndrojnë të jenë aleati kryesor i pavarësisë së vendit tonë e mbi 100 vjet aleat i shqiptarëve. Ata duhet tu tregojnë qytetarëve të Kosovës pse janë janë lënë jashtë, pse s’po pranohen nga administrata amerikane, sepse këtu nuk flitet për diskomunikim të liderëve por të Kosovës si shtet”, tha Mustafa.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, beson se pasi vendi nuk u ftua në Samitin e Demokracisë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, tani kryeministri Albin Kurti do t’i dallojë më mirë ngjyrat e Shtëpisë së Bardhë. Këtë deklaratë, Tahiri e bëri përmes një postimi në Facebook.

“Shtepia e Bardhe nuk e ftoi Kosoven ne Samitin e Demokracise te organizuar nga Presidenti Amerikan Joe Biden. Mbas tash besoj se Kurti do t’i dalloj me mire ngjyrat!”.

Edhe analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve që ndërlidhen me diplomaci dhe politikë të jashtme, Ilir Ibrahimi, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ftuar Kosovën në Samitin e Demokracisë 2021. Ibrahimi thotë se deri tani janë dëgjuar mospajtime te vogla, por thotë se mosftesa tashmë është një ‘bërtimë’. Ai  thotë se presidentja Osmani ka qenë për vizitë në SHBA dy herë dhe s’ka takuar asnjë zyrtar të administratës. Gjithashtu përmend edhe deklarimin e Kurtit se do të vizitojë SHBA’në në nëntor, megjithatë specifikon disa burime që thonë se e ka anuluar meqë s’ka arritur të sigurojë ndonjë takim me administratën Biden.

“Deri tani kemi dëgjuar apo parë mospajtime më zë të ulët nga administrata Biden ndaj qasjes së Qeverisë Kosovës. Lënia anash e Kosovës, si një nga 4-5 vendet Evropiane që nuk ftohen në Samitin e Demokracisë 2021, – ËSHTË BRITMË”. presidentja, brenda pak javësh ishte 2 herë në SHBA dhe nuk e takoi asnjë zyrtar të administratës. Kryeministri i cili kishte deklaruar se do të vizitojë SHBA në nëntor, e anuloi vizitën për shkak sipas disa burimeve, nuk arriti të sigurojë ndonjë takim me administratën. Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet të ndërrojë kurs dhe ti kthehet ndërtimit tanimë të lënduar të mardhënieve me aleatin kryesor. Askush nuk mund të ja jap vetes luksin që për bindje idelogjike, të vëj në pikëpytje interesa strategjike të vendit”, ka shkruar Ibrahimi.

Pas gjithë këtyre reagimeve, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka dal me një sqarim. Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë ka  deklaruar se Samiti për Demokraci i Presidentit Joe Biden është nismë që megjithatë s’mund t’i akomodojë të gjithë partnerët pasi qëllimi ka qenë që të përfshihen demokracitë me llojllojshmëri të madhësisë së popullsisë. Kosova nuk është ftuar që të marrë pjesë në këtë samit që do të mbahet virtualisht më 9 dhe 10 dhjetor. Ai ka thënë se Presidenti Biden në adresimin e tij për Kosovën ka deklaruar se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm gjatë dy dekadave. Po ashtu në deklaratën e zëdhënësit të ambasadës amerikane thuhet se SHBA si partnere të palëkundura të Kosovës mbeten të përkushtuara për të punuar me Kosovën.

“Si partnere të palëkundura të Kosovës, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar me Kosovën në forume të tjera për avancimin dhe fuqizimin e demokracisë, parandalimin e regresit demokratik, promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit në mënyrë që së bashku të mund të dëshmojmë se demokracitë i plotësojnë nevojat e popujve të tyre”, ka thënë ai.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të organizojë një “Samit për Demokracinë” më 9 dhe 10 dhjetor, në të cilin do të ftohen të marrin pjesë krerë të shteteve, përfaqësues të shoqërisë civile, ata të sektorit privat dhe filantropistë, njoftoi të mërkurën Shtëpia e Bardhë. Samiti planifikohet të mbahet online. Ai do të nxisë angazhimet dhe nismat në tri tema kryesore: promovimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen kundër autoritarizmit dhe luftimin e korrupsionit. Presidenti Biden planifikon që një vit pas këtij samiti të organizojë edhe një takim me prani fizike, në mënyrë që të diskutohen angazhimet që janë ndërmarrë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti hamush haradinaj isa mustafa mosftesa e kosoves ne samit samiti i shba vjosa osmani albin kurti hamush haradinaj isa mustafa mosftesa e kosoves ne samit samiti i shba vjosa osmani

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit