LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, raportuesja e PE-së: Ka probleme serioze me votat e diasporës

14 Janar 2021, 08:54 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, raportuesja e PE-së: Ka

KOSOVË – Më 14 shkurt Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që formimi i qeverisë së qershorit 2020 ishte antikushtetues. Që nga zgjedhjet e fundit të mbajtura në tetor 2019, shumë nga çështjet në zhvillim mbeten të pazgjidhura, siç është edhe nevoja për përditësimin e listës së votuesve. Këtë herë zgjedhjet mbahen brenda një kohe të shkurtër si dhe në mesin e pandemisë së koronavirusit, të cilat janë sfida të shtuara për Kosovën.

Raportuesja e Përhershme për Kosovën në Parlamentin Europian dhe shefja e Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së në vitin 2019, Viola von Cramon-Taubadel, lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe sfidat komenton: “Këtë herë zgjedhjet do të zhvillohen në rrethana të paprecedenta, të cilat do të jenë shumë sfiduese për Kosovën, prandaj disa çështje duhet të zgjidhen paraprakisht. Për shkak të faktorëve të jashtëm, padyshim që nuk do të ketë asnjë mision të plotë ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve, por ekspertët ndërkombëtarë do të ndjekin ngjarjet në terren. Kjo tregon angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë po ofron gjithashtu mbështetje të konsiderueshme me ekspertizën e vet. Ne i kemi kërkuar Presidentit të Parlamentit Europian për një Mision Parlamentar të Vëzhguesve dhe jemi në pritje të një përgjigjeje nga ana e tij.

Ka probleme serioze me votat nga jashtë

Meqenëse atje nuk ka shumë të ngjarë të shihet një numër i madh vëzhguesish të pavarur ndërkombëtarë, tani është më e rëndësishme se kurrë të ketë një numër adekuat të vëzhguesve vendas. Prandaj, do të jetë thelbësore që të merret mbështetja e nevojshme financiare nga organizata të tilla si Demokracia e Kosovës në Veprim (DKA).

Afati i shkurtër kohor midis shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe ditës së mbajtjes së  zgjedhjeve do të thotë se ka probleme serioze me votat nga jashtë, që në praktikë do të thotë që shumica e diasporës nuk do të jetë në gjendje të votojë. E drejta e tyre themelore demokratike është e rrezikuar dhe kjo çështje duhet të adresohet menjëherë.

Kosova ka përjetuar paqëndrueshmëri serioze politike në vitet e fundit. Kishte muaj pa asnjë qeveri dhe pa një shumicë parlamentare funksionale. Kjo nuk po ndikon vetëm në nivelin e qeverisjes, por në kohën e krizës COVID-19, mund të kushtojë jetë njerëzish. Prandaj, unë i nxis të gjithë aktorët politikë të mendojnë për të ardhmen dhe të diskutojnë mbi shumicat dhe koalicionet e mundshme, madje edhe para zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurohet një tranzicion i qetë dhe të ngrihet një qeveri funksionale sa më shpejt të jetë e mundur. ”

Marrë nga DW.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit