LIVE UPDATES
Aktualitet

Cilët janë ndotësit e mëdhenj të Liqenit të Ohrit?

Problem me ndotjen nga ujërat e zeza ka edhe Maqedonia e Veriut. Problemi i parë është me fshatrat që nuk kanë fare një impiant përpunimi.

1 Shkurt 2023, 22:40 Nga k.m.
Cilët janë ndotësit e mëdhenj të Liqenit të Ohrit?
Foto ilustruese

Tani le të shohim shkurtimisht se cilat janë hot-spotet ose pikat e nxehta të liqenit në anën Shqiptare dhe atë të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse është vënë në punë impianti i ujërave të zeza që derdhen në liqen përsëri ka probleme. Që ky impiant të jetë sa më efikas duhet që të vijohet me fazën e tretë të investimit. Nga Lini deri në Pogradec nuk ka impiant të përpunimit të ujërave të zeza. Ndërkohë që në në këtë segment rruge përgjatë liqenit janë të pozicionuara edhe dy nga dampat më kryesore që shkaktojnë ndotje në ujin e liqenit me mbetjet e metaleve të rënda.

“Problem është që ne kemi ende dy zona që nuk mbulohen sa i përket trajtimit të ujërave të zeza që ka të bëjmë me lumin e Cëravës dhe që përmbledh disa fshatra si dhe pjesën nga Pogradeci deri në Lin. Ka disa projekte të qeverisë shqiptare sa i përket ngritjes së një impianti trajtimi të ujërave të zeza në fastin Hudunisht, shpresoj që të realizohet sa më shpejtë”, u shpreh Arian Meroli, ekspert mjedis.

Problem me ndotjen nga ujërat e zeza ka edhe Maqedonia e Veriut. Problemi i parë është me fshatrat që nuk kanë fare një impiant përpunimi. Por edhe ato vend banime që e kanë një të tillë është shumë i vjetruar dhe herë pas herë shkarkon ujëra të zeza të papërpunuara në liqen.

“Si rezultat i problematikave të ndryshme dhe fenomeneve shoqërore deri edhe te tërmete ka ndodhur që një pjesë e atyre tubacioneve që mbledhin ujërat e zeza të kenë pësuar çarje, dëmtime duke bërë që një pjesë e këtyre ujërave të rrjedhin nën tokë duke sjellë ndotjen si dhe probleme të tjera të impiantit deri në Vranisht”, u shpreh Trajce Talevski, ekspert mjedisi-Maqedonia e Veriut.

Lumenjtë që sjellin mbetje nga më të ndryshmet dhe derdhen në liqen janë një tjetër problem që kërkon ndërhyrje.

“Në një investigim të bërë rezulton që janë disa hot-spote në zonën litorale ose breg-liqenore të pjesës Maqedonase që janë me të vërtetë pika të nxehta sa i përket ndotjes duke filluar nga lumi Cëravës që derdhet në pjesën maqedonase në zonën e Lubanishtit, lumin Sateska që po ashtu për shkak të ndryshimit të shtratit derdhet në liqenin e Ohrit dhe pjesë të ndryshme që nga sistemi kolektorit janë bërë bajpase që në vend që të kalonin vetëm në impiantin e ujërave të zeza derdhen direkt në liqenin e Ohrit”, u shpreh Trajce Talevski, ekspert mjedisi-Maqedonia e Veriut.

Ekspertët vlerësojnë se uji që derdhet në liqen nga lumenjtë sjell me vete edhe mbetje të shumta pesticidesh të rrezikshme. Këto lëndë sjellin problem mjaft të rënda për mbijetesën e specieve të rralla të liqenit.

“Ka dhe dy lumenj të tjerë që po ashtu janë ndotës potencial që janë lumi i Grashnicës dhe lumi i Djlanit të cilët mbartin në vetvete jo vetëm ujërat e zeza që nuk trajtohen por edhe mbetjet e pesticideve ose herbicideve që përdorin banorët lokalë në zonat e tyre të mbjella”, u shpreh Trajce Talevski, ekspert mjedisi- Maqedonia e Veriut./TopChannel

liqeni i ohrit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit