LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti/ Bie ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi

Sipas të dhënave zyrtare shqiptarët tani përbëjnë 60% të të huajve të rregullt në Greqi nga 62,7 % që përbënin një vit më parë.

29 Mars 2023, 23:20 Nga k.m.
Raporti/ Bie ndjeshëm numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi
Raporti

Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regjistroi në muajin shkurt të këtij viti rreth 277 mijë shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta në Greqi, nga rreth 424 mijë që ishin regjistruar në shkurtin e vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare shqiptarët tani përbëjnë 60% të të huajve të rregullt në Greqi nga 62,7 % që përbënin një vit më parë.

Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin lejet e qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta të vlefshme në shkurt të këtij viti janë gjithsej rreth 463 mijë duke shënuar një rënie prej 32%, krahasuar me shkurtin e vitit 2022. Tre vendet kryesore të origjinës së shtetasve të vendeve të treta me leje qëndrimi të vlefshme janë Shqipëria me 60.0%, Kina me 5.0% , pasuar nga Gjeorgjia me 4.3%, thotë ministria greke e Emigracionit.

Në shkurt të vitit 2023 janë dorëzuar gjithsej 15,807 kërkesa për lejeqëndrimi nga të cilat 7,370 për lejeqëndrimi të reja dhe 8,437 për ripërtëritjen e lejeqëndrimeve, me një rënie prej 29% krahasuar me shkurtin e vitit 2022. Autoritetet greke kanë lëshuar 10, 232 leje qëndrimi, me një rënie prej 10% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.

Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri më i madh i lejeve të reja të qëndrimit për këkresat e depozituara në dy muajt e parë të vitit 2023 në Greqi ka qenë për shtetasit nga Shqipëria, Kina dhe Rusia.

Ndërkohë rreth 13,700 shtetas nga Shqipëria pjesëtarë të pakicës greke që prej vitesh jetojnë e punojnë në Greqi kanë “statusin e homogjenit”. Ky është një status i posaçëm, që u lejon prej vitesh qëndrim të rregullt në Greqi dhe lëvizjen pa pengesa në kufi edhe kur Greqia aplikonte për Shqipërinë “regjimin e vizave”.

Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sidomos në harkun e një viti lidhet sipas analistëve të emigracionit me shumë faktorë. Sipas analistëve një faktor madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi lidhet me një prirje të re të emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.

Migrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulta.

Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi./VOA

emigrantet shqiptare ne greqi greqi

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit