Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Stefan Morgenstern, një shtetas me origjinë gjermane, ishte rehatuar në një prej komplekseve luksoze të vilave në zonën e Lundrës në Tiranë. Ishte fqinj i mjaft politikanëve, biznesmenëve dhe bosëve të punëve të pista që strehohen në vilat luksoze.
TIRANË- Ai, kishte ardhur në Tiranë për ti shpëtuar telasheve me drejtësinë në 5 shtete. Në Korenë e Jugut, rrezikon burgim përjetë. Stefan Morgenstern, një shtetas me origjinë gjermane, ishte rehatuar në një prej komplekseve luksoze të vilave në zonën e Lundrës në Tiranë. Ishte fqinj i mjaft politikanëve, biznesmenëve dhe bosëve të punëve të pista që strehohen në vilat luksoze. Për disa kohë, ai jetoi i qetë, i pa shqetësuar nga askush. Të paktën, deri në Gusht të vitit 2023. Teksa priste bashkëshorten e tij polake Anna Morgenstern që vinte nga Dubai, ai u vu në pranga.
“Dubai është qendër e grumbullimit të shumë e perosnave që kryejnë veprimtari të jashtëligjshme në vendet e tyre dhe gjejnë strehim fizik dhe mudnësi financimi, dhe përmes bashkëpunëtorëve rikthejnë dhe paratë e jashtëligjshme e investojnë në vendet e tyre. Këtu nuk bëjnë përjashitm dhe grupet nga Shqipëria” u shpreh ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari.
“Ka një garë ndërkombëtare, që shihet e studiohet nga krimi transnacional, aty jemi zonë e lakmueshme, ku dihet që s’ka institucione ligjzbatues të forta” u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.
Koreja e Jugut e kërkonte gjermanin për mashtrim. Kishte zhvatur plot 28 milionë euro. Në 4 shtete të tjera evropiane ku ka kryer të njëjtat mashtrime, i janë sekuestruar asete me vlerë plot 123 milionë euro. Dyshohet se Morgenstern ka filtruar qindra milionë euro në kompani guaskë në parajsat fiskale. Baza kryesore e çiftit ishte Dubai, vendi ku strehohen edhe mjaft bosë të krimit të organizuar shqiptar. Nuk dihet nëse çiftin e solli në Shqipëri ndonjë prej tyre. Por, ajo që bën përshtypje është fakti se vitet e fundit, në vend po futen përherë e më shumë të huaj të ashtuquajtur biznesmenë që vijnë nga ky emirat. Bën përshtypje fakti se Morgenstern, shfaqej si filantropist në Dubai.
“Vitet e fundit është vënë re tendencë ku shumë biznesmenë të kamufluar përmes bamirësie, kanë tentuar të financojnë veprimtari ekstremiste që shpesh fillojnë me ekstremizëm të dhunshëm e përfundojnë me terrorizëm, ka pasur tentative edhe të realizuara për spastrim parash e terrorizëm, se këto janë edhe të lidhura” u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci
“Në vende të caktuara për shkak të mjedisit të krijuar inflitrohen një pjesë tjetër e atyre të ashtuqëuajtur ivnestitorë që interesin se kanë te investimi, njerëz që kanë qëllim kryesor pastrimin e parasë, investimin e parave jo të ligjshme” u shpreh eksperti i ekonomisë, Pano Soko
Në 5 Mars të vitit 2024, Gjykata e Lartë miratoi ekstradimin drejt Koresë për shtetasin gjerman. Ky, ishte akti i fundit i një beteje që Morgenstern e humbi në dy shkallët e tjera të gjyqësorit.
Procesi u bë shkak për një hetim pasuror ndaj bashkëshortes së tij polake Anna Morgenstern. Në Prill të vitit 2024, Prokuroria e Tiranës sekuestroi vilën e çiftit në zonën e VIP-ve dhe dy garazhe. Vlera e deklaruar është 500 mijë euro. Shtetasja polake tashmë është në hetim për pastrim parash.
Në rrjetin e kompanive mashtruese me kriptovalutat, Stefan Morgenstern kishte bashkëpunëtor polakun Roman Zieman. Nuk dihet nëse ky i fundit ka hyrë ndonjëherë në Shqipëri. Në faqen e tij në internet e reklamon veten si pilot të garave të shpejtësisë, mbrojtës të të drejtave të fëmijëve dhe muzikant./Top Channel
Foto nga emisioni SHKODRA- Genc Synaj tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se i kanë sekuestruar telefonin në polici...
Ben Qimja TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës...
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2014, Bashkia e Fierit shpenzoi 2.3 milionë euro për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa&r...
foto ilustruese TIRANË- Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit pasi vajza e saj e nxori nga shtëpia që kishte ...
Baba Mondi TIRANA- Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi ka dhënë një intervistë p&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Prokuroria e Beratit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me skandalin që u raportua këtë të m&e...
Ben Qimja TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës...
Foto ilustruese TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të bot&...
foto nga vendngjarja DURRËS- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se në ...
Ben Qimja TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës...