LIVE UPDATES
Editorial

Gabimi i Lumir Abdixhikut

4 Prill 2021, 12:54 Nga DOSJA
Gabimi i Lumir Abdixhikut

Per herë të parë që kur u bë kryetar i LDK, Lumir Abdixhiku nuk ishte i saktë mbrëmjen e së shtunës në Kuvend. Nuk i takon VetëVendosjes të plotësojë kuorumin e pamjaftueshëm që shkaktuan 3 të pabindurit e partisë së tij dhe 2 të pakicave. Nuk i takon as Listës Guxo ta bëjë këtë. Eshtë detyrë vetëm e Vjosa Osmanit.

Ajo që kryetari i LDK kërkoi nga kandididatja për Presidente ishte paanshmëria, ngritja mbi palët. Për të marrë votat e opozitës, apo edhe vetëm pjesëmarrjen në votim, Vjosa Osmani duhet të japë pikërisht këtë provë, që përpara zgjedhjet ishte e vështirë deri të premten.

Kur Albin Kurti tregoi forcën e shumicës dhe kërcënoi me zgjedhje të reja, Vjosa Osmani, si Presidentja në letër, kishte rastin e parë për të treguar paanshmërinë. Kishte rastin për t’ i treguar opozitës se ajo nuk po kërkon një mandat për notere të Albin Kurtit, por për ta kontrolluar atë.

Ishte një mundësi për të dhënë garanci institucionale se maxhoranca e re nuk do të kapë politikisht institucionet, nuk do çlirojë veten nga çdo lloj kontrolli duke ofruar vetëm ndërgjegjen e Albinit si garanci kundër abuzimit.

Vjosa e humbi këtë mundësi të premten. Mund ta rifitonte të shtunën, kur përsëri maxhoranca VV- Guxo, thirri një seancë çuditërisht të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit.

Ishte një mundësi që Vjosa të mos e miratonte seancën e dytë shantazhuese, të distancohej nga akti i panevojshëm i forcës dhe të tregonte që është ajo Presidente në letër që kërkon opozita. Të vinte në provë edhe Albin Kurtin, nëse ai vërtetë sheh te Presidenca një institucion kontrolli apo një zgjerim të zyrës së Kryeministrit, si zgjerimi i vendbanimit, ende i pashpjeguar.

Sot, Vjosa Osmani ka akoma kohë për të gjetur votat. Jo duke peshkuar deputetë, as duke bërë premtime apo pazare, as duke shpresuar që Xhavit Haliti të kthehet në kohë nga Pogradeci. Për të treguar që do të ushtrojë detyrën e Presidentit siç e përcakton Kushtetuta, duhet të kërkojë shtyrjen e seancës, rikthimin e Kuvendit në axhendë normale, ndryshimin 180 gradë të sjelljes ndaj opozitës, moslejimin e seancës në ditën e shenjtë të Pashkës.

Ajo mund të zgjidhet Presidente e bashkimit, jo e ndarjes, e bashkëpunimit, jo e shtantazhit.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani fituan kundër partive që kishin kapur Shtetin, për ta çliruar Shtetin, jo për të ndërruar kapësit. Erdhën si të rinjtë që do ndryshonin kulturën e qeverisjes dhe atmosferën mbytëse të shkaktuar nga bashkëpunimi okult parti – oligarki që kontrollonte Shtetin që zhvaste qytetarët për llogari të tyre.

Historia e 8 viteve të fundit në Shqipëri, tregoi se nuk është ndërgjegjia e liderëve garancia për çlirimin e shtetit, as rikapja nga njerëz të rinj, sado të ndershëm apo të paprovuar. Vetëm forcimi i kontrollit nëpërmjet ndarjes së pushteteve mund të garantojë Shtetin e pakapur. Një presidencë e pavarur duhet të jetë fillimi i çlirimit të Shtetit. Vjosës i takon ta bëjë këtë.

Prandaj Lumir Abdixhiku, që me përgjegjshmëri e ka kërkuar këtë duke ofruar pjesëmarrjen e LDK, bëri gabim kur i kërkoi VV të gjejë votat. Është misioni i kandidates, që, duke treguar se do të jetë mbi palët, të tërheqë opozitën në Kuvend. Si një akt politik, jo si pazar deputetësh as si shantazh me zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja, veçanërisht në kushtet kur Kosova ka më shumë nevojë se kurrë për qeveri, me pandeminë që përhapet, vaksinat që mungojnë, ekonominë që lëngon dhe Serbinë që provokon, nuk janë kërcënim vetëm për opozitën. Në këto kushte ato bëhen kërcënim për popullin, që mund të mbetet pa qeveri nëse nuk i jep Albinit shumicën absolute.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial lumir abdixhiku zgjedhja e presidentit ne kosove lumir abdixhiku zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll
Editorial 3 Prill 2021, 12:46

Erion Veliaj, ai që do humbasë betejën e Ramës

Si sot tre javë do jetë heshtje zgjedhore. Gjithë rrëmuja, zhurma, hallakama e këtyre zgjedhjeve do fashitet për një ditë. Do jetë si heshtja para gjuajtjes së ...

Editorial 3 Prill 2021, 10:12

ANALIZA: Draghi shkatërrues

Në ditët kur ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, e konsideronte veten si një instrument të shkatërrimit krijues, atij i pëlqente pseudonimi il rottamatore...

Editorial 3 Prill 2021, 07:46

Lideri që po na shpëton jetët

A ju kujtohen rilindasit? Mos më thoni se i keni harruar? Nuk jam duke folur për Abdylin, Naimin dhe Samiun etj., jo mos u ngatërroni. Nuk e kam fjalën për ata...

Editorial 28 Mars 2021, 10:24

The Economist: Mosshlyerja e borxheve

ZAMBIA– Borxhi i Zambisë është një nga borxhet me rritje të shpejtë në Afrikë. Kina është një kreditor i madh. Disa histori po qarkullojnë mbi Kinën duke marrë ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë