Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
A ju kujtohen rilindasit?
Mos më thoni se i keni harruar?
Nuk jam duke folur për Abdylin, Naimin dhe Samiun etj., jo mos u ngatërroni.
Nuk e kam fjalën për ata, e kam fjalën për Rilindasit e politikës shqiptare, besoj ju kujtohen.
Ata që para tetë vitesh do të na rilindin, që do të na bënin të jetonim të lumtur e të gëzuar, po po pikërisht ata që edhe pse në këto zgjedhje nuk e përmendin më rilindjen që do t’i bënin popullit, vazhdojnë të na mbushin mendjen se përsëri ata “janë më të mirët prej kretjve”.
Ata dhe vetëm ata, gjejnë përgjigjet për gjithçka, ata dhe vetëm ata janë diçka e paparë në historinë e civilizimit.
Ata kanë të gjitha zgjidhjet në duart e tyre, thjesht duhet t’i lëmë të vazhdojnë të sundojnë, por duhet të jenë ata dhe vetëm ata, dikush tjetër do të bëjë gabime.
Ata dhe vetëm ata, janë në anën e duhur të historisë, siç ata e përsërisin shpesh, kush nuk është me ta është armiku i tyre, madje as i tyre, por i mbarë njerëzimit sepse ata flasin në emër të të “shtypurve” të botës dhe nga prekja e dorë profetike të liderit të tyre, ata do të ndryshojnë këtë vend njëherë e përgjithmonë, madje nëse i lejojnë ata mund të ndryshojnë edhe botën.
Lideri i tyre global po mbërrin në dyert e zgjedhjeve të këtij prilli si AI, i ndryshmi, ai që mund të bëjë gjithçka, ai, ai dhe vetëm ai, askush tjetër. Madje është krejt afër që të na bind se dhe përzierja rrotull dhe afër tij e e personazheve të errët (si në Elbasan) nuk ka asnjë lidhje me të.
Ai na sqaron se ata janë thjesht njerëz me pasion politik, të cilët justifikojnë vendimet e tij aspak të motivuar nga interesa private por në kërkim të së mirës së përbashkët.
Këta kriminelucë dhe kriminelë janë të prekur vetëm nga mirësia, ata nuk kanë asnjë të keqe, nuk kanë smirë, zemërim apo inat në zemrat e tyre, ata bëjnë gjithçka nga dashuria për këtë vend, njësoj si dhe lideri vetë.
Që ministrat dhe qeveritarët e tjerë janë një katastrofë kjo nuk do të thotë se edhe lideri është i tillë, jo gaboheni rëndë, ai është vetëm i prerë në besë, se populli akoma nuk po mundet ta kuptojë se uji nga burimi rrjedh i pastër por turbullohet rrugës.
Në këtë fushatë, i përndrituri, nuk ka më asgjë se çfarë të thotë. Shefi i vjetër rilindas që në këto zgjedhje po rilind edhe vetë pas “vaksinimit” është duke na dal përpara si “gjithëbërësi” i pazëvendësueshëm e kështu ne të kapemi tek ai e ta ndjekim verbërisht, të përhumbur në aureolën e tij.
Kryerilindasi ose siç thotë profesor Plasari, kryeshërbëtori, flet bukur, në fjalimet e tij ai lëviz e hidhet por edhe përdridhet atje në qendër (në skenografinë e këtyre zgjedhjeve ai është gjithmonë në qendër), bën batuta me burra dhe gra, tall dhe bullizon kundërshtarin, e ata që e rrethojnë e shohin me adhurim, e shohin me adhurim e me sytë të lotuar nga emocionet, ata që na kanë në duar fatet e jetëve tona, e ne ndërkohë vazhdojmë të qendrojmë indiferentë, ne ende nuk e dimë se kë duhet të votojmë, ne ende jemi në pamundësinë për të zgjedhur e kështu sërish duhet të zgjedhim të keqen më të vogël?!?!?!.
Ne duhet të zgjedhim ATË, “shpëtimtarin” se pa të edhe vaksina kineze humbet rrugën e nuk vjen dot. Eshtë e thjeshtë pra, ne duhet të zgjedhim kryeliderin sepse pa të vdesim.
Ai ka në dorë fijet e jetëve tona të cilat mund t’i pres kur të dojë por jo, ai nuk e bën sepse e ka zemrën e madhe, dhe e paçim sa malet se edhe shtëpitë na i ndërton pas tërmetit por edhe vaksinat na i sjellë, po edhe bagëtinë na i shton e na i shumon, po edhe fëmijët qeshin e gëzojnë kur iu afrohet por jo ne nuk do t’i kërkojmë të na puth pak në prapanicë, se sigurisht që në këto kohë zgjedhjesh edhe mund ta bënte.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Tiranë- Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë ndër prindërit më të rinjë të showbizit. Në 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik K...
Jo pak shqiptarë kanë mbetur të ofenduar nga disa fjali të fundit të Edi Ramës, ku ai thotë se punëtorët nga Bangladeshi, janë ku e ku më të mirë se, sipas tij ...
Fushata zgjedhore po hyn në një fazë interesante dhe aktorët politik në vend po përpiqen të paraqiten sa më joshës para elektoratit. Në kampin qeveritar nga K/m...
Administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë ndjekur një politikë të pandryshueshme ndaj Shqipërisë. Vizioni i Amerikës për Shqipërinë ka qenë që ajo të jetë nj...
Kina është zotuar se do të investojë 400 miliardë dollarë në Iran gjatë 25 vjetëve të ardhshëm. Ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, Wang Yi dhe Javad Zarif,...
Përpara se të shkruaja këtë analizë parazgjedhore, vendosa të lexoj çfarë kam shkruar nëntë vjet më parë në prag të zgjedhjeve të vitit 2013. Vura re, ed...
ZAMBIA– Borxhi i Zambisë është një nga borxhet me rritje të shpejtë në Afrikë. Kina është një kreditor i madh. Disa histori po qarkullojnë mbi Kinën duke marrë ...
Plot nëntë muaj nuk kam qenë në Gjermani. Në fillim të verës së vitit 2020, vendosa të shkoj në SHBA dhe të raportoj për Deutsche Welle-n për zgjedhjet. Disa nu...
Pas 6 vjetësh që nga 2015, dje u shpall e nisur një fushatë normale elektorale. Ka patur 2 data të tjera zgjedhjesh, por asnjëra nuk e ka merituar emrin. Në 201...
MEKSIKË– Një 9-vjeçar, në Meksikë ka humbur jetën ditën e sotme teksa është përpjekur kalonte lumin Rio Grande për të hyrë në SHBA. Mediat e ...