Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Jo pak shqiptarë kanë mbetur të ofenduar nga disa fjali të fundit të Edi Ramës, ku ai thotë se punëtorët nga Bangladeshi, janë ku e ku më të mirë se, sipas tij ‘dembelat shqiptarë’.
Deri këtu, mund të jemi te fyerja: po kur shton se ‘sapo të fillojnë të mësojnë shqip, të interesohen për demkracinë, lirinë….hiqini nga puna’, ëndrra dhe subkoshienca e Edi Ramës tregon për diçka shumë më të madhe se kaq:
Punëtori model nga Bangladeshi, që nuk shikon majtas e djathtas, qe nuk shqetësohet për lirinë, demokracinë, që nuk do t’i hyjë e t’i dalë asnjë lajm në vesh, mos ketë as televizor as radio, mos ketë as Instagram e as Facebook, të punojë, të hajë e të flejë në kapanon dhe maksimumi i mundshëm, të kthjellohet vetëm kur ta thërrasin për t’i bërë vaksinën antikovid, mundësisht ndonjë infermiere ma maskë me logon e PS.
Ky pra, nuk është thjesht punëtori i ëndërruar i fasonistëve shqiptarë, por në fakt votuesi i ëndërruar i Edi Ramës.
‘I majti’ që dikur i habiti italianët teksa mburrej se në Shqipëri nuk kishte sindikata, punëtorin nga Banglandeshi më shumë e do për vete, se sa për fasonistët shqiptarë.
Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk shikon ‘banaqet në darkë, ku Kadrinjtë zhyten si derra në llucë’…
Është ai që nuk i hedh asnjë sy portaleve opozitare, është ai që nuk i hedh asnjë sy memeve, që nuk i hedh asnjë sy Brrylit a Lolitës … që mbështjell bukën me Raportin e Amnisti International ku flitet për skandalin e iceneratorëve, ligjet e posaçme…
Është ai që nuk ka lexuar Raportin e Departamentit të Shtetit…që nuk dëgjuar as fjalën e Elez Biberajt dje…
Është ai që nuk ka lexuar Raportin e Fundit për Emigrimin…Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk e di akoma që shembja e Teatrit është cilësuar si ‘një akt barbar’ nga raportet e organizatave më prestigjioze…është ai që nuk e di që Presidentit nuk i botohen vendimet në fletore zyrtare.
Është ai që nuk lexon e nuk dyshon te shifrat e vdekjes së kovidit…Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk e di se në datë 25 prill ka zgjedhje…
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Fushata zgjedhore po hyn në një fazë interesante dhe aktorët politik në vend po përpiqen të paraqiten sa më joshës para elektoratit. Në kampin qeveritar nga K/m...
Administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë ndjekur një politikë të pandryshueshme ndaj Shqipërisë. Vizioni i Amerikës për Shqipërinë ka qenë që ajo të jetë nj...
Kina është zotuar se do të investojë 400 miliardë dollarë në Iran gjatë 25 vjetëve të ardhshëm. Ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, Wang Yi dhe Javad Zarif,...
Përpara se të shkruaja këtë analizë parazgjedhore, vendosa të lexoj çfarë kam shkruar nëntë vjet më parë në prag të zgjedhjeve të vitit 2013. Vura re, ed...
ZAMBIA– Borxhi i Zambisë është një nga borxhet me rritje të shpejtë në Afrikë. Kina është një kreditor i madh. Disa histori po qarkullojnë mbi Kinën duke marrë ...
Plot nëntë muaj nuk kam qenë në Gjermani. Në fillim të verës së vitit 2020, vendosa të shkoj në SHBA dhe të raportoj për Deutsche Welle-n për zgjedhjet. Disa nu...
Pas 6 vjetësh që nga 2015, dje u shpall e nisur një fushatë normale elektorale. Ka patur 2 data të tjera zgjedhjesh, por asnjëra nuk e ka merituar emrin. Në 201...
MEKSIKË– Një 9-vjeçar, në Meksikë ka humbur jetën ditën e sotme teksa është përpjekur kalonte lumin Rio Grande për të hyrë në SHBA. Mediat e ...
Vaksina kundër Coronës është një mall ende i rrallë, dhe do të jetë kështu edhe për një kohë të caktuar. Këtu nuk ndihmojnë as thirrjet si ato në samitin e BE, ...
Mëngjesin e së shtunës së kaluar, presidenti perandorak i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për një moment shfaqi një sjellje si ajo e Donald Trump. Në vend të ndo...