LIVE UPDATES
Editorial

Pse Rama i fundmandatit të dytë është më i rrezikshëm se Berisha i 2013-ës

29 Mars 2021, 11:13 Nga DOSJA
Pse Rama i fundmandatit të dytë është më i

Përpara se të shkruaja këtë analizë parazgjedhore, vendosa të lexoj çfarë kam shkruar nëntë vjet më parë në prag të zgjedhjeve të vitit 2013. Vura re, edhe me një farë habie, se problematika thelbësore ka mbetur po ajo, por, duke u thelluar në manifestimin e saj sot, arrita në përfundimin se jemi në një spirale zbritëse me një përshpejtim të dukshëm rënieje në krahasim me nëntë vjet më parë.

DILEMA BASHKIM APO PASTRIM

Duke analizuar aktivitetin e opozitës së asaj kohe (PS), vërej se brenda saj ka pasur dy qëndrime. Sipas njërit, kali kryesor i betejës elektorale duhet të ishte lufta kundër autoritarizmit të Berishës, kapjes prej tij të institucioneve, krijimit të monopoleve, prandaj duhej bërë një koalicion opozitar sa më i gjerë, duke përfshirë edhe LSI-në, që kishte qenë pjesë e maxhorancës.

Sipas tjetrit, të formuluar kryesisht nga Ben Blushi, opozita duhej të bënte koalicion me zgjedhësit, jo me partitë e vogla, aq më pak me LSI. Këtë dualizëm e kam quajtur “dilema bashkim apo pastrim” në kuptimin që nëse nga një anë “bashkimi”, në emër të mbrojtjes nga rrezikimi i themeleve të demokracisë, nënkuptonte bashkimin me Ilir Metën e akuzuar për korrupsion (por edhe mundësi më të mëdha organizative, financiare e mediatike për të fituar zgjedhjet), më anë tjetër, “pastrimi” i duhej opozitës për të fituar besimin e humbur të zgjedhësve të thjeshtë të zhgënjyer nga politika e sistemit oligarkik të ngritur (por me rrezikimin e humbjes së zgjedhjeve).

Si përfundim kam shkruar se:

“Një dalje e PS në zgjedhje përkrah LSI, sigurisht do të jepte sinjalin se pak gjë do të ndryshojë në Shqipëri për sa i përket korrupsionit, por do të ishte sinjal i qartë për elektoratin se autoritarizmi i Berishës, rreziku i kapjes prej tij i të gjitha institucioneve i ka bashkuar të gjithë”, prandaj “fushata do të duhej të impostohej si luftë kundër autoritarizmit dhe do të kërkonte premtime konkrete nga opozita e bashkuar për vendosjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura”.

Pra, kam qenë për bashkimin, duke paralajmëruar se vërtet “në këtë rast koha e “pastrimit” […] do të shtyhet”, por “pa demokraci është vështirë të mund të realizohen edhe gjëra të tilla”. (“PS, bashkë apo vetëm” Panorama, 11 prill 2012)

DILEMA EVOLUCION APO REVOLUCION

Vërejtja më serioze që më ka ardhur ndaj këtij shkrimi, ishte ajo se më mirë të fitonte edhe një herë PD, që pastaj bashkë me Berishën e mandatit të tretë të rrëzohej e gjithë kasta e korruptuar në pushtet, sepse përndryshe ky lloj rrotacioni Berisha-Rama-Meta-Berisha- e kështu me radhë – do t’i shërbente sistemit si fasadë, ndërkohë që duhej grisur kjo fasadë në mënyrë që ta shihnim qartazi egërsirën e sistemit të grabitjes, që këto banda kanë ngritur së bashku e të dimë më mirë se kë të luftojmë e si ta luftojmë. Në shkrimin pasardhës i jam përgjigur këtij argumenti duke u shprehur se:

“Megjithëse i kam quajtur ‘banda’ dhe jo ‘parti’” dhe “kam folur për nevojën e distancimit nga të dyja në emër të diçkaje të re” prapë kisha shumë rezerva ndaj variantit të sugjeruar, pasi “vështirë të lindë një lëvizje e re, e shëndoshë, në një vend të zhytur në një proces krize dhe degradimi si ky i yni” se me “një rini gjithnjë e më të paarsimuar, gjithnjë e më të frustruar, gjithnjë e më të lidhur me krimin […] vështirë të imagjinosh se prej saj mund të lindë një lëvizje që mund të na sjellë më shumë liri, demokraci e shtet ligjor”.

Zgjidhja që kam propozuar, ishte ajo që propozoj edhe sot, se duheshin bërë të gjitha përpjekjet që partitë/banda “të reshtin luftën asgjësuese për kontroll të plotë të territorit dhe pushtetit dhe të kthehen në parti të kontrollueshme nga drejtësia, të kontrollueshme nga mediat, të kontrollueshme edhe nga zgjedhësi nëpërmjet votës së tij”. (Dilema evolucion – revolucion, “Panorama”, 18 prill 2012).

* * * Sot, pas nëntë vjetësh, konstatoj se dilemat “bashkim apo pastrim”, “evolucion apo revolucion” mbeten po aq, madje edhe më të debatueshme kur flasim për Ramën e sotëm sesa për Berishën e djeshëm.

Ashtu si edhe tetë vjet më parë, ka që thonë se është më mirë ta marrë Rama edhe një herë, që pastaj të ndodhë pastrimi dhe ndëshkimi nëpërmjet një force të re (japin edhe shembullin e VV në Kosovë) dhe syresh që kërkojnë bashkimin e opozitës kundër autoritarizmit, kapjes së institucioneve, krijimit të monopoleve nga ana e Ramës.

Personalisht, duke u nisur edhe nga përvoja e zhgënjimeve me dy lëvizjet për pastrim që lindën në katërvjeçarin e parë (ajo e Bojaxhiut dhe “Libra” e Blushit) dhe nga konteksti që po jetojmë, përsëris nevojën për bashkim opozitar të partive/ banda të sistemit në emër të frenimit të rrëshqitjes në një spirale zbritëse gjithnjë e më të rrezikshme në kuptimin e demokracisë, por edhe atë ekonomik.

Argumenteve që kam dhënë para tetë vjetësh në favor të këtij opsioni dua t’u shtoj disa krahasime që tregojnë se rreziku Rama i sotëm është edhe më i rëndë se rreziku Berisha i para tetë vjetëve, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë edhe lindjen e forcave të reja të pastrimit:

– Para tetë vjetësh, Berisha nuk ishte i vetëm në pushtet, por kishte edhe LSI-në e Metës në koalicion, çka e bënte pushtetin e tij më të dobët në krahasim me Ramën sot. Në fakt, mjaftoi një kalim i Metës në krahun tjetër dhe ai humbi shanset e fitores.

-Grupet më të fuqishme dhe më influente të vendit, oligarkët, ishin edhe ata të ndarë, Berisha kishte të vetët, Meta të vetët, por edhe Rama ruante lidhjet me oligarkët që kishte mbështetur gjatë më se një dekade kryetar bashkie. Sot kontrollohen të gjithë nga Rama.

– Në atë kohë, mediat më të rëndësishëm të vendit, “Top Channel” dhe “Klan”, ishin në dy pole të ndryshme, kurse sot kontrollohen nga Rama së bashku me thuajse gjithë të tjerat.

– Drejtësia vërtet kontrollohej nga Berisha, por brenda saj kishte edhe njerëz të Metës, madje edhe njerëz të PS, kurse sot kontrollohet pothuajse tërësisht nga Rama.

– Të fortët e krimit të organizuar vërtet kanë qenë më afër maxhorancës së asaj kohe, por bashkëpunimi i tyre me maxhorancën e Ramës, veçanërisht në mandatin e dytë, ka njohur një hop cilësor të frikshëm si në kapjen e shtetit, ashtu edhe të ekonomisë që, nëpërmjet pastrimit të parave në ndërtim, po e çojnë drejt një flluske me pasoja të paparashikueshme.

– Asokohe, opozita (PS) ishte më e fuqishme se kjo e sotmja dhe kishte një pjesë të mirë të pushtetit lokal, kurse sot është më e dobët, ndërkohë që pushteti lokal është 100% në duart e Ramës.

– Elita intelektuale shqiptare, shoqëria civile, për aq sa mund të flitet për të tilla, para tetë vjetësh ishin më të pakapura nga maxhoranca dhe më pluraliste sesa sot. – Populli shqiptar sot është më i zhgënjyer nga politikanët se para tetë vjetësh (edhe nga forcat e reja që ka provuar të mbështesë), më i dorëzuar. Ikja si rrugë shpëtimi, shumë më e madhe sesa para tetë vjetësh, e ka shtuar dobësinë e tij reaguese.

Për të gjitha këto që rreshtova, gjykoj se Shqipëria ndodhet në një pikë më të ulët se në 2013 të një spiraleje, e cila ka kohë që zbret drejt një fundi të rrezikshëm për shkak të thellimit të sistemin oligarkik – kriminal që kemi ngritur, duke i ngushtuar gjithnjë e më shumë liritë politike dhe ekonomike e për pasojë edhe hapësirat për lindjen e lëvizjeve të reja antisistem.

Sipas meje, mandati i parë Rama – Meta shërbeu për ta frenuar sadokudo këtë zbritje, që do të kishte qenë edhe më e shpejtë me një Berisha 3, madje krijoi edhe mundësinë e lindjes së lëvizjeve të reja, por me Rama 2 të vetëm në timon ajo është përshpejtuar frikshëm. Rrotacioni duhet për të frenuar përplasjen me fundin e pusit të kësaj spiraleje.

Më parë duhet frenimi që të mund të merret edhe një kthesë e mundshme. Pa metafora, me këtë kam parasysh se një mandat i tretë i Ramës do ta kriminalizojë edhe më shumë bandën e tij dhe sa më shumë të kriminalizohet aq më shumë, për të evituar rënien nga pushteti, do të thellojë politikat e krimit që ndjell krimin, duke ngushtuar hapësirat e lirisë dhe duke fryrë flluskën e ekonomisë kriminale që e mban në pushtet.

Poeti gjerman Hölderelin thotë se “Atje ku rritet rreziku, rritet edhe ajo që na shpëton”. Nuk di se sa vlen kjo për shqiptarët, që historikisht e kanë kërkuar shpëtimin individualisht dhe nga të huajt, por di të them se lejimi i rritjes së mëtejshme të rrezikut Rama mund të na sjellë një shpëtim të padëshiruar nga të gjithë, atë nëpërmjet shkatërrimit.

Panorama

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial edi rama fatos lubonja mandati i trete i rames zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama fatos lubonja mandati i trete i rames zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Editorial 28 Mars 2021, 10:24

The Economist: Mosshlyerja e borxheve

ZAMBIA– Borxhi i Zambisë është një nga borxhet me rritje të shpejtë në Afrikë. Kina është një kreditor i madh. Disa histori po qarkullojnë mbi Kinën duke marrë ...

Editorial 28 Mars 2021, 09:02

Duhet të mësojmë nga SHBA

Plot nëntë muaj nuk kam qenë në Gjermani. Në fillim të verës së vitit 2020, vendosa të shkoj në SHBA dhe të raportoj për Deutsche Welle-n për zgjedhjet. Disa nu...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni