LIVE UPDATES
Editorial

“Me xhepa të thellë”, Kina synon të rrisë ndikimin në Lindjen e Mesme

30 Mars 2021, 08:28 Nga DOSJA
“Me xhepa të thellë”, Kina synon të rrisë

Kina është zotuar se do të investojë 400 miliardë dollarë në Iran gjatë 25 vjetëve të ardhshëm. Ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, Wang Yi dhe Javad Zarif, kanë nënshkruar një marrëveshje më 27 mars, në Teheran. Më ketë marrëveshje, Irani ka ofruar furnizime të qëndrueshme të naftës në këmbim të investimeve kineze.

“Kina mbështet fuqishëm Iranin në ruajtjen e sovranitetit të tij shtetëror dhe të dinjitetit kombëtar”, ka thënë Wang gjatë një takimi me presidentin e Iranit, Hassan Rohani.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i heqin sanksionet ekonomike kundër Republikës Islamike. Kina është bërë një litar shpëtimi për ekonominë e Iranit dhe lidhjet midis dy vendeve janë ngrohur në vitet e fundit, pasi të dyja ato kanë kaluar nëpër konfrontime të intensifikuara diplomatike dhe ekonomike me Perëndimin. Administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka ndjekur një politikë të “presionit maksimal” mbi Teheranin, për shkak të programit të tij bërthamor dhe raketor.

Trump e ka nxjerrë SHBA-në nga një marrëveshje bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Kinën. Pasardhësi i tij, Joe Biden, po vazhdon me këtë politikë të ashpër, por po sinjalizon edhe gatishmërinë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore. Derisa marrëveshja kineze me Iranin ka të bëjë me avancimin e ambicieve rajonale dhe globale të Pekinit si një fuqi udhëheqëse, ajo gjithashtu zvogëlon përpjekjet e Uashingtonit për ta mbajtur Iranin të izoluar dhe përmirëson pozicionin e Pekinit përpara çdo negocimi të ardhshëm rreth programit bërthamor të Iranit.

“Kina dëshiron të tregojë se është e domosdoshme në zgjidhjen e disa prej problemeve më të mprehta në botë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Daniel Markey, profesor në Universitetin Johns Hopkins dhe autor i librit “Horizonti Perëndimor i Kinës”. “Pekini përpiqet ta portretizojë veten si një ndërmjetës i barabartë, ndërsa SHBA-në e nxjerr si lojtarin më problematik global”, thotë ai.

Dekada dhe qindra miliarda

As Qeveria iraniane dhe as ajo kineze nuk kanë dhënë specifika të marrëveshjes së nënshkruar, por një draft qa ka rrjedhur në gazetat perëndimore në korrik, ka treguar se bëhet fjalë për investime të mëdha në infrastrukturën iraniane.

Sipas draftit, Kina do të bëjë investime në vlerë prej 400 miliardë dollarësh, në këmbim të një furnizimi të qëndrueshëm të ekonomisë kineze me naftë.

Këto investime do të përqendrohen në sektorët e energjisë dhe teknologjisë së lartë, si dhe në fusha të tjera, të tilla si telekomunikacioni, portet, hekurudhat dhe kujdesi shëndetësor.

Drafti përmend edhe thellimin e bashkëpunimit ushtarak, përfshirë trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta, si dhe ndarjen e inteligjencës.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, e ka mbështetur publikisht marrëveshjen, e cila thuhet se është propozuar nga presidenti kinez, Xi Jinping, gjatë një udhëtimi në Iran, në janar të vitit 2016.

Por, marrëveshja është pritur me kritika brenda Iranit, ku dyshohet se zyrtarët po i fshehin detajet, nga frika se Teherani po jep shumë dhe po i shet burimet e veta në Pekin.

Pas rrjedhjes së draftit në publik, vitin e kaluar, shumë iranianë i kanë bërë thirrje Qeverisë së tyre që të mos e nënshkruajë marrëveshjen.

Në muajin gusht, Radio Farda e Radios Evropa e Lirë ka cituar iranianë të zakonshëm, duke thënë se janë të shqetësuar për implikimet afatgjata të marrëveshjes së paqartë.

Kritikët kanë përmendur projektet e mëparshme kineze, që kanë lënë në borxhe vendet në Afrikë dhe Azi.

Po ashtu nuk është e qartë se sa mund të zbatohet marrëveshja, duke pasur parasysh sanksionet e SHBA-së kundër Iranit, të vendosura pas tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja bërthamore. Këto sanksione kufizojnë sasinë e biznesit të Kinës në Iran.

“Suksesi i marrëveshjes do të varet nga qetësimi i tensioneve midis Iranit dhe [Shteteve të Bashkuara] ose përshkallëzimi i mëtejshëm i konkurrencës midis Kinës dhe [Shteteve të Bashkuara]”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin, pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Mbetet gjithashtu për t’u parë se sa prej projekteve ambicioze, të detajuara në marrëveshje, do të realizohen. Nëse marrëveshja bërthamore mbetet e bllokuar ose bëhet edhe më keq, firmat kineze mund të përballen me sanksione dytësore nga Uashingtoni. Pekini po ashtu ka një histori të përzier në Iran, kur bëhet fjalë për ekzekutimin e projekteve të mëdha.

Në vitin 2009, ndërmarrja shtetërore e naftës dhe gazit në Kinë, CNPC, ka nënshkruar një kontratë për zhvillimin e fushës së naftës Azadegani Jugor në Iran, pas tërheqjes së një firme japoneze. Por, Teherani i ka dhënë fund marrëveshjes për shkak të performancës jo të mirë dhe vonesave. CNPC po ashtu ka lidhur kontrata në vlerë prej miliarda dollarësh për të zhvilluar një fushë gazi, por përpjekjet janë braktisur pas vonesave të shumta. “Nënshkrimi i një marrëveshjeje është një gjë; materializimi i saj është krejt tjetër”, thotë Vaez.

“Një mik për kohërat e vështira”

Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme për marrëveshjen me Kinën, Pekini i ka ofruar Teheranit një litar shpëtimi ekonomik dhe politik. Xi ka propozuar marrëveshjen strategjike të investimeve në vitin 2016, por negociatat janë zhvilluar ngadalë. Me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, ekonomisë së Iranit i janë hapur dyert për kompanitë evropiane, të cilat kanë bërë plane për zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit atje.

Por, tërheqja e administratës Trump nga marrëveshja dhe sanksionet pasuese kanë detyruar kompanitë evropiane të largohen, duke bërë që Teherani të shikojë sërish kah Kina. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Wangun, Zarif ka thënë se “Kina është një mik për kohë të vështira”, duke iu referuar kështu mbështetjes ekonomike dhe diplomatike që Pekini ka dhënë në vitet e fundit. Derisa administrata e Bidenit përpiqet të ringjallë bisedimet për çështjen bërthamore të Iranit, mbështetja kineze do të jetë thelbësore për Teheranin.

Zyrtarët amerikanë thonë se Irani duhet t’iu kthehet kushteve të marrëveshjes, që përfshijnë kufizimin e aktivitetit bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Por, Teherani këmbëngul se sanksionet duhet të hiqen përpara se të rinisë çdo negociatë. Kina, deri më tani, e ka mbështetur Iranin dhe ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të veprojnë së pari, duke hequr sanksionet që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e Iranit dhe monedhën e tij.

John Calabrese, ekspert i marrëdhënieve Kinë-Iran në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington, thotë se Pekini po përpiqet të ruajë marrëveshjen bërthamore dhe ta parandalojë Iranin që të zhvillojë program të armëve bërthamore. Ai paralajmëron se një program i tillë mund të çojë në paqëndrueshmëri të mëtejshme rajonale, si dhe t’i rrezikojë ndërhyrjet diplomatike të Pekinit në Lindjen e Mesme, ku, siç thotë, “aksionet kineze në energji dhe sektorë të tjerë ekonomikë janë rritur ndjeshëm”.

Ambiciet rajonale

Kina vazhdon të luajë një rol në rritje në Lindjen e Mesme. Para vizitës së tij në Iran, Wang ka vizituar Arabinë Saudite, rivalin kryesor të Teheranit, dhe është pritur ngrohtësisht në Riad. Ministri i jashtëm kinez ka vizituar gjithashtu Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka ndaluar në Bahrejn dhe Oman. Pekini, prej kohësh, nuk ka marrë anë në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Wang e ka ofruar kryeqytetin diplomatik të Kinës si “ndërmjetës të paqes” në rajon.

Në një konferencë për media më 8 mars, Wang ka folur për thellimin e lidhjeve të Pekinit me botën arabe dhe ka thënë se marrëveshjet paralajmërojnë “një kapitull të ri” të marrëdhënieve kineze-arabe. Calabrese, nga Instituti i Lindjes së Mesme, thotë se, duke pasur parasysh lidhjet e ndryshme të Kinës në rajon dhe ambiciet për Lindjen e Mesme, ajo do ta trajtojë me kujdes marrëveshjen e fundit me Iranin, për të mos alarmuar Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – rivalët rajonalë të Iranit.

Duke lëvizur përpara, shton ai, Pekini po pozicionohet për të luajtur një rol më qendror në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe në qetësimin e tensioneve midis fuqive në Lindjen e Mesme. “Nëse del kështu dhe kjo jep fryte, atëherë Pekini del më i fortë dhe [do të duket] më i fortë përreth”, thotë Calabrese.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial kina lidnja e mesme ndikimi i kines ne lidnjen e mesme kina lidnja e mesme ndikimi i kines ne lidnjen e mesme

Sondazh

Poll
Editorial 28 Mars 2021, 10:24

The Economist: Mosshlyerja e borxheve

ZAMBIA– Borxhi i Zambisë është një nga borxhet me rritje të shpejtë në Afrikë. Kina është një kreditor i madh. Disa histori po qarkullojnë mbi Kinën duke marrë ...

Editorial 28 Mars 2021, 09:02

Duhet të mësojmë nga SHBA

Plot nëntë muaj nuk kam qenë në Gjermani. Në fillim të verës së vitit 2020, vendosa të shkoj në SHBA dhe të raportoj për Deutsche Welle-n për zgjedhjet. Disa nu...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë