LIVE UPDATES
Bota

DW: Rrjedhjet në Nord Stream 1 dhe 2 janë sulme

Rrjedhjet e konstatuara të hënën në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 në zonat ekonomike të Suedisë dhe Danimarkës janë si pasojë e sulmeve, janë të mendimit liderët perëndimorë.

28 Shtator 2022, 08:39 Nga I.A
DW: Rrjedhjet në Nord Stream 1 dhe 2 janë sulme
Nord Stream

GJERMABNI- Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2, janë bërë si pasojë e sulmeve, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. "E dimë me siguri se nuk kemi të bëjnë me ndonjë defekt në material, por se me të vërtetë ka pasur sulme ndaj infrastrukturës, tha Habeck të martën në Berlin. 

Të hënën ishte vënë re një rënie e papritur e presionit në dy tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2. Sipas autoriteteve suedeze dhe kompanisë operuese NordStream AG, tre rrjedhje u konstatuan në tubacionet e zonës ekonomike detare daneze dhe suedeze - dy rrjedhje në Nord Stream 1 në verilindje të ishullit danez Bornholm, një rrjedhje në Nord Stream 2 në juglindje të ishullit.

Shpërthime në tubacione

Të hënën, një sizmograf në Bornholm regjistroi dy dridhje - një herë në orën 2 të mëngjesit me kohën lokale dhe përsëri në orën 19:00, njoftoi të martën qendra kërkimore gjermane GFZ. GFZ tha se nuk ka të dhëna që në këtë zonë të ketë pasur tërmet. Bjorn Lund i Qendrës Sizmologjike Suedeze në Universitetin Uppsala i tha kanalit televiziv  SVT: "Nuk ka dyshim se këto ishin shpërthime".​​

Një fotografi e marrë nga ushtria daneze pranë ishullit të Bornholmit, në Danimarkë
Fotot e marra nga ushtria daneze tregojnë zona me flluska të mëdha në sipërfaqen e ujit, që burojnë nga tre rrjedhjet në zonat ekonomike detare të Suedisë e Danimarkës dhe në veri të Polonisë. Zonat kanë një diametër prej 200 deri në 1000 metra.

Një hap përshkallëzimi?

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin rrjedhjet si akte sabotimi ose sulmi, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se janë "akte të qëllimshme". Kryeministri polak Mateusz Morawiecki i quajti rrjedhjet një akt sabotimi që "ndoshta shënon hapin e ardhshëm të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë". Kryeministrja në largim e Suedisë Magdalena Andersson tha se "ka pasur shpërthime", megjithëse ministrja e Jashtme, Ann Linde tha se nuk do të "spekulojë mbi motivet apo aktorët".

Edhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen tha se rrjedhja kishte ndodhur për shkak të një "sabotimi". Ajo paralajmëroi "përgjigjen më të fortë të mundshme" ndaj çdo ndërprerjeje të qëllimshme të infrastrukturës energjetike evropiane.

Jo akt agresioni

Tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 kanë qenë në qendër të tensioneve gjeopolitike muajt e fundit pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Evropë, sipas gjasave, në shenjë hakmarrjeje kundër sanksioneve perëndimore pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Kopenhaga pret që rrjedhjet në tubacionet, të cilat janë plot me gaz, por jo funksionale, të zgjasin "të paktën një javë" - derisa të mbarojë metani që del nga tubat nënujorë. Si Danimarka, ashtu edhe qeveria suedeze thanë se nuk e konsiderojnë këtë si një akt agresioni, duke qenë se ngjarjet ndodhën jashtë ujërave territoriale të saj, në zonat ekonomike të administruara prej tyre. 

Rusia vetë ka thënë se është "jashtëzakonisht e shqetësuar" për rrjedhjet. I pyetur nga gazetarët nëse mund të jetë një akt sabotimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se për momentin "është e pamundur të përjashtohen çdo opsion". Ukraina tha se nuk ishte asgjë më shumë se një sulm terrorist i planifikuar nga Rusia dhe një akt agresioni ndaj BE-së.

Marrë nga DW

nord stream 1 nord stream 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen