LIVE UPDATES
Bota

Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse Serbia nuk shkëputet nga Moska

Ai tha se mundësia më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare është nëse Brukseli iu konfirmon palëve se çmimi i madh që mund të fitojnë është anëtarësimi në BE.

19 Gusht 2022, 18:39 Nga I.A
Ish-Ambasadori Kirby: Dialogu s’mund të ketë sukses nëse
Michael Kirby

SHBA- Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës dhe Serbisë që të vazhdojnë dialogun, pasi takimi mes palëve në Bruksel përfundoi pa rezultat. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha të enjten se Uashingtoni, përmes zyrtarëve të lartë në terren dhe atyre në SHBA, po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën. Por ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby vlerëson se dialogu ka disa probleme të mëdha, pa tejkalimin e të cilave, është vështirë të arrihet një rezultat. Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, zoti Kirby tha se një nga problemet kryesore është përqendrimi i Beogradit tek Moska. Ai tha se mundësia më e mirë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare është nëse Brukseli iu konfirmon palëve se çmimi i madh që mund të fitojnë është anëtarësimi në BE.

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby thotë se nuk është i befasuar pse dialogu i të enjtes në Bruksel përfundoi pa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Ish diplomati amerikan, që shërbeu në Beograd nga viti 2012 deri në vitin 2016, nuk beson se çështjet që nxitën tensionet kohëve të fundit janë problemet kryesore.

“Çështja e parë është, a beson Serbia se rruga drejt anëtarësimit në BE është vërtet e hapur? Kjo nuk është e qartë. E dyta, nëse kjo rrugë është e hapur, a dëshiron ende ta ndjekë atë rrugë? Ka ditë që dëgjojmë se po, duan ta ndjekin atë rrugë, por veprimet e tyre nuk e thonë këtë. Këtu duhet të shikoni marrëdhëniet që ka me Rusinë, një lidhje kjo që bien ndesh me vlerat e Bashkimit Evropian”, tha zoti Kirby duke e komentuar edhe paralajmërimin e ministrit të qeverisë aktuale teknike serbe, Aleksandar Vulin se javën tjetër do të udhëtojë drejt Moskës për vizitë.

“Zoti Vulin gjithmonë ka qenë i orientuar më shumë nga Moska se sa drejt Brukselit. Nëse ai thotë se po niset drejt një destinacioni evropian, unë mendoj që Moska është vendi ku ai kryesisht ka qëllim të shkojë. Unë mendoj se Serbia duhet të merret me atë që mendon se do të ndodhë në Ukrainë, sepse të paktën tani ajo që thuhet në Beograd është shumë e orientuar nga Moska”, thotë zoti Kirby.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u takuan të enjten në Bruksel në kuadër të dialogut mes të dy vendeve, pas rritjes së tensioneve kohëve të fundit në veri të Kosovës.

Diplomatët perëndimorë, përfshirë Uashingtonin, u aktivizuan menjëherë duke e qetësuar situatën dhe duke nxitur palët të rinisnin dialogun në Bruksel.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha të enjten se dialogu Kosovë Serbi po vëzhgohet me përparësi nga SHBA-ja.

“Janë një mori zyrtarësh të lartë që po e vëzhgojnë këtë çështje nga afër. Kemi një zyrtar të lartë që është në Bruksel, duke vëzhguar nga afër bisedimet. Ju siguroj që këto bisedime kanë vëmendjen e zyrtarëve të lartë amerikanë. Por, ka zyrtarë të lartë që edhe këtu në Uashington po e bëjnë të njëjtën. Kjo është një çështje me të cilën vetë Sekretari Blinken është angazhuar personalisht prej një kohe të gjatë. Ky është një prioritet që përfshin gjithë organizatën tonë, në terren dhe këtu në SHBA”, tha zoti Price.

Mirëpo zoti Price e bëri të qartë se ndonëse Uashingtoni është i përfshirë aktivisht për të ndihmuar palët, zgjidhja e problemeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit mund të bëhet vetëm përmes BE-së. Këtë qëndrim e thotë edhe ish ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby. Një gjë shumë e mirë sipas zotit Kirby është emërimi i Christopher Hill-it si ambasador amerikan në Beograd, pasi ai e ka vëmendjen e duhur të Uashingtonit.

“Mendoj se mund të ndihmojmë veçanërisht në inkurajimin e Kosovës që të pranojë një ofertë të arsyeshme. Besoj se Chris Hill mund të jetë i dobishëm kur ka diçka për t'i ndihmuar serbët të kuptojnë se SHBA-të i qëndrojnë prapa saj. Mund të ketë edhe gjëra të tjera të nevojshme në lidhje me këtë, që ne mund të luajmë një rol të rëndësishëm. Por, në fund çmimi i madh është anëtarësimi në BE, jo anëtarësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Kirby.

Por, momentalisht ish ambasadori Kirby nuk sheh se zgjidhja përfundimtare është e afërt dhe ai përmend disa arsye për këtë.

“Mendoj se nëse BE-ja është ende e përkushtuar, që Serbia të jetë anëtare, nëse Serbia konfirmon vendosmërinë e saj për t'u bërë anëtare, dhe Kosova është e bindur për të njëjtën gjë - gjithçka do të mund të kalojë. Megjithatë, nuk mendoj se udhëheqësit aktual të Kosovës dhe Serbisë janë të gatshëm për lëshime reciproke, përpos nëse ka ndonjë shpërblim të rëndësishëm. Nuk besoj se dy palët mund të diskutojnë dhe bien dakord për diçka. Duhet të ketë një shpërblim në fund. Shpërblimi gjithmonë kam besuar se është anëtarësimi në BE”, thotë zoti Kirby.

Problem tjetër sipas ambasadorit Kirby janë edhe intereset politike të vet udhëheqësve të përfshirë në dialog, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, pasi asnjëra palë nuk dëshiron të dëmtojë interesin kombëtar, por as karrierat e tyre politike.

“Pra, zgjidhja duhet të jetë edhe në interesin e Aleksandar Vuçiqit dhe interesin e Serbisë, si dhe duhet të jetë në interesin e Kosovës dhe të Albin Kurtit. Deri tani nuk e shoh që kjo po ndodh, jo menjëherë. Së pari duhet shpjeguar se cilat janë këto interesa dhe si mund të afrohen ato”, tha zoti Kirby.

Megjithatë ish ambasadori amerikan beson se ai sheh vend për optimizëm

“Unë e konsideroj Evropën jo të plotë pa Serbinë. Dhe dialogu aktual duhet të përfundojë që kjo të ndodhë. Jam optimist, por jo në kuptimin që mund të ndodhë sot apo nesër, por ndoshta në minutin e fundit. Por i gjithë dialogu nuk do të zgjidhet menjëherë”, vlerëson zoti Kirby.

Sipas ambasadorit Kirby, para se të afrohet një zgjidhje përfundimitare me çmimin e madh, me anëtarësimin në BE, fillimisht duhet të zgjidhet në një farë mënyre rrëmuja e krijuar nga Moska në Ukrainë. BE-ja sipas zotit Kirby nuk ka kapacitet të pranojë anëtarë të rinj sidomos një vend si Serbia e cila sot është shumë më e orientuar drejt Moskës.

Marrë nga VOA

michael kirby

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje