LIVE UPDATES
Bota

Orban, Vuçiç dhe Dodik ndjekin stërvitjet ushtarake serbe në Batajnicë, Kurti: Aty ku ranë trupat e 744 shqiptarëve, përgatitet një tjetër luftë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ai dhe komandantët ushtarakë serbë po vëzhgojnë se si po zhvillohet lufta në Ukrainë. Kryeministri hungarez Viktor Orban, qëndroi në Serbi për një vizitë të paparalajmëruar.

22 Prill 2023, 22:22 Nga DOSJA
Orban, Vuçiç dhe Dodik ndjekin stërvitjet ushtarake serbe
Viktor Orban, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik

SERBI- Udhëheqësit populistë të Serbisë dhe Hungarisë, ndoqën të shtunën një stërvitje ushtarake serbe, një ngjarje që shihet si një shfaqje e fuqisë mes luftës në Ukrainë dhe tensioneve në Ballkan. Kryeministri hungarez Viktor Orban, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik, president i Republikës Serbe të Bosnjës, ndoqën trupat duke parakaluar, forcat komando duke u hedhur nga helikopterët dhe avionët luftarakë duke u ngritur.

Stërvitjet e së shtunës në aeroportin ushtarak në Batajnicë në periferi të Beogradit, përfshinë fluturime të ulëta të avionëve luftarakë MiG-29 të prodhuar nga Rusia dhe helikopterëve Mil, si dhe një shfaqje të një sistemi raketor kundër-ajror kinez dhe dronëve. Forcimi ushtarak i Serbisë ka ngritur shqetësime tek disa nga fqinjët e vendit, të cilët kanë frikë se ajo mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajonin që u përfshi nga luftërat e përgjakshme në vitet e 90-ta.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ai dhe komandantët ushtarakë serbë po vëzhgojnë se si po zhvillohet lufta në Ukrainë. Kryeministri hungarez Viktor Orban, qëndroi në Serbi për një vizitë të paparalajmëruar.

Të dy udhëheqësit kanë mbajtur lidhje politike dhe ekonomike me Rusinë pavarësisht agresionit të saj në Ukrainë, një plagë në marrëdhëniet e tyre me vendet tjera evropiane dhe Shtetet e Bashkuara. Ndonëse Hungaria është një anëtare e BE-së dhe NATO-s, kryeministri Orban ka kritikuar sanksionet e lidhura me luftën ndaj Moskës.

Serbia kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por presidenti Vuçiç ka refuzuar t'u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë ose të dënojë publikisht agresionin e saj në Ukrainë. Beogradi llogaritë në mbështetjen e Moskës në refuzimin e tij për të njohur pavarësinë e Kosovës, që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Pavarësia e Kosovës u shpall nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund luftës që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë e mijëra të zhdukur. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke reaguar ndaj stërvitjeve të së shtunës në periferi të Beogradit shkroi se “në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, shkroi ai.

Trupat e 744 shqiptarëve qenë zbuluar në vitin 2001 terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe në Batajnicë, ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre gjatë luftës në Kosovë. Bashkimi Evropian siguroi muajin e kaluar pajtimin e Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje të mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre në një përpjekje për t’u dhënë fund tensioneve.

Në një konferencë me gazetarë gjatë stërvitjeve të së shtunës, presidenti serb akuzoi qeverinë e Kosovës dhe Bashkimin Evropian që nuk zbatuan një marrëveshje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë në veriun e Kosovës të mos marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës në zonë për postet e kryetarëve të katër komunave të banuara me shumicë serbe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje qytetarëve në veri që të marrin pjesë në votime, duke theksuar se pjesëmarrja në zgjedhje do të ishte një "mesazh i fortë" për ata, që siç tha ajo, i kanë "kërcënuar dhe frikësuar" banorët në veri. Diplomatët perëndimorë e kanë cilësuar “zhgënjyes” vendimin e subjekteve kryesore politike serbe të mbështetura nga Beogradi për t’i bojkotuar zgjedhjet e së dielës.

Marrë nga VOA

aleksander vucic

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen