LIVE UPDATES
Bota

VOA: Cili është kandidati që mund t’i japë Erdoganit një dorë për të fituar?

Fushata e zotit Ince shihet si një kërcënim për votat e opozitës, duke rrezikuar ndarjen e tyre. Kemal Kilicdaroglu i partisë kryesore opozitare asaj Popullore Republikane (CHP) ka ndërtuar një aleancë të gjerë zgjedhore mes gjashtë partish, përfshirë fetare e laike, gjë që e ka bërë atë kryesues në garë, sipas shumë sondazheve të opinionit publik.

22 Prill 2023, 20:21 Nga DOSJA
VOA: Cili është kandidati që mund t’i japë Erdoganit
Turqi

TURQI- Rezultati i zgjedhjeve presidenciale që mbahen në Turqi muajin e ardhshëm po bëhet më i pasigurt, me futjen në garë të një kandidati populist, i cili kërcënon të shkaktojë përçarje mes votave të opozitës. Një gjë e tillë do të rriste shanset për fitore të Presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli.  Në një kohë kur vendi po përballet me probleme ekonomike, retorika e tij e zjarrtë nacionaliste, duket se po funksionon.

“Ai po reflekton një valë të re populizmi në Turqi, që më shumë se është një mbështetje ndaj tij është zemërim ndaj sistemit. Ai nuk po thotë asgjë të re, nuk po ofron një ideologji, apo alternativë të re. Ai thjesht shpreh zemërim dhe ajo çka ai reflekton është zemërimi i një pjese të caktuar të elektoratit”, thotë Sezin Oney, e faqes mediatike ‘Politikyol’.

Fushata e zotit Ince shihet si një kërcënim për votat e opozitës, duke rrezikuar ndarjen e tyre. Kemal Kilicdaroglu i partisë kryesore opozitare asaj Popullore Republikane (CHP) ka ndërtuar një aleancë të gjerë zgjedhore mes gjashtë partish, përfshirë fetare e laike, gjë që e ka bërë atë kryesues në garë, sipas shumë sondazheve të opinionit publik. Por analistët thonë se zoti Ince po synon votuesit e lënë pas dore, të opozitës.

"Zoti Kilicdaroglu po përpiqet ta orientojë Partinë Popullore Republikane drejt qendrës, dhe ta bëjë atë një parti më gjithëpërfshirëse. Por ekziston një linjë e ashpër mes opozitarëve, të po ndihen të tradhëtuar", thotë Osman Sert, Drejtor i Kërkimeve PanoramaTR.

Disa sondazhe tregojnë se mbështetja ndaj zotit Ince arrin në 10%, kjo për shkak të përdorimit në mënyrë efektive të medias sociale, nga zyrtarët e fushatës së tij. Tashmë po hiqen paralele mes tij dhe udhëheqësve të tjerë populistë në mbarë botën.

“Këto janë dinamika të ngjashme me ato në Amerikë, sikurse me Trump-in për shembull, apo Bolsonaron në Brazil, si dhe Orban-in në Hungari. Por për shoqërinë turke është kutia e votimit ajo që merr rëndësi në fund. Njerëzit mund të marrin pjesë në tubimin e një kandidati të tillë, por ata votojnë për më të fortin në kutinë e votimit”, thotë Gokhan Bicici, kryeredaktor i agjencisë ‘dokuz8HABER’.

Disa analistë sugjerojnë se zoti Ince mund të bëhet pengesë për çdo kandidat që të sigurojë një shumicë absolute duke e detyruar vendin të shkojë në një raund të dytë zgjedhjesh.

“Mund të jetë një faktor i rëndësishëm për t'i çuar zgjedhjet në balotazh, dhe atëherë nuk e dimë çdo të ndodhë. Gjithçka mund të ndodhë”, thotë Sezin Oney, ‘Politikyol’

Deri vonë shumë sondazhe të opinionit publik sugjeruaronin një fitore në raundin e parë për zotin Kilicdaroglu. Tashmë ka pritshmëri në rritje, për një balotazh. Analistët thonë se ky është një zhvillim i mirëpritur për Presidentin Erdogan, e një shkak për shqetësim për sfiduesin e tij kryesor të opozitës.

Marrë nga VOA

zgjedhjet ne turqi rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen