Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shkak për shqetësimin janë shpërthimet e reja në rajonin e Oqeanit Indian, që tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe kontinente të tjera.
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje urgjente për të parandaluar përsëritjen e një epidemie të virusit ‘chikungunya’, i cili përhapet nga mushkonjat dhe ka përfshirë botën para dy dekadash. Shkak për shqetësimin janë shpërthimet e reja në rajonin e Oqeanit Indian, që tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe kontinente të tjera.
Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona ku ekziston rreziku nga ky virus, i cili shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe mund të çojë në paaftësi afatgjate.
“Po shohim përsëritjen e historisë”, tha ajo, duke e krahasuar situatën aktuale me epideminë e viteve 2004-2005, e cila preku afro gjysmë milioni njerëz - kryesisht në territore të vogla ishullore - përpara se të përhapej në gjithë botën.
Vala e fundit e përhapjes nisi në fillim të vitit 2025, me shpërthime të mëdha në të njëjtat ishuj të Oqeanit Indian që ishin prekur edhe më parë, përfshirë La Reunionin dhe Mauritiusin. Alvarez tha se virusi ka prekur tashmë rreth një të tretën e banorëve në La Reunion.
Përhapja po vazhdon edhe në vende të tjera, si Madagaskari, Somalia dhe Kenia, ndërsa raste të shumta janë shënuar edhe në Indi dhe në pjesë të Azisë Juglindore, sipas saj. Një shqetësim i veçantë është edhe rritja e numrit të rasteve të importuara brenda Evropës. Që nga 1 maji, në Francë janë regjistruar rreth 800 raste të importuara të virusit ‘chikungunya’, tha Alvarez.
‘Chikungunya’, për të cilën nuk ekziston trajtim specifik, mund të shkaktojë shpërthime të shpejta dhe të mëdha. Për shkak se mushkonjat pickojnë gjatë ditës, parandalimi është thelbësor, duke përdorur insekticidë dhe veshje me mëngë të gjata, rekomandon OBSH-ja./ REL
Friedrich Merz GJERMANIA- Kancelari gjerman, Friedrich Merz, është nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit...
Foto ilustruese GJERMANIA- Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt dëshiron të lejojë që qendrat e d&...
Foto ilustruese UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj që kufizon pavarësinë e dy agjencive k...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Në mes të përleshjeve vdekjeprurëse midis luftëtarëve druzë dhe milicive beduine në...
Foto POLONI- Polonia po përgatit një manual se si duhet të reagojnë qytetarët në rast lufte ose fatkeqësie natyrore. Sip...
presidenti trump dhe presidenti i filipineve SHBA- Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tha të martën se është në kon...
Foto SHBA- Një zëdhënës i ish-presidentit Barack Obama ka reaguar duke hedhur poshtë akuzën e Donald Trump duke e cil&eu...
foto ilustruese ITALI- Që nga e premtja e kaluar deri më sot, gjashtë persona kanë humbur jetën në Italinë Jugore, p&eum...
Foto SERBI- Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkë...
Foto SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se ai dhe homologu i tij i filipinez Ferdinand Marcos Jr., kanë arritur një ...