Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
BE-ja po përpiqet të rrisë presionin ndaj Moskës: Ndalimi i importeve të gazit të lëngshëm rus, sipas një propozimi të Komisionit, duhet të hyjë më shpejt në fuqi. Komisioni propozon edhe sanksione të tjera ndaj Rusisë.

BRUKSEL- Komisioni i BE-sëpropozoi ashpërsimin e sanksioneve kundër Rusisë. Gjithashtu Komisioni do që të përshpejtojë zbatimin e ndalimit të importit të gazit të lëngshëm (LNG) nga Rusia. Rusia po financon luftën në Ukrainë nga të ardhurat prej shitjes së lëndëve djegëse fosile, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen. Për t'i dhënë fund kësaj, ka ardhur koha, që të mbyllet rubineti, tha ajo. Sipas Komisionit ndalimi duhet të hyjë në fuqi qysh në fillim të vitit 2027, pra një vit përpara nga sa ishte planifikuar. Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainë BE-ja vendosi ndalimin e importeve ruse të qymyrit dhe të naftës. Deri në vitin 2024 importet ruse të gazit natyror në BE përbënin 19 përqind. Kjo ka të bëjë pjesërisht edhe me rritjen e importeve të gazit LNG.
LNG transportohet me anije dhe më pas nga brigjet e Europës kthehet nga gjendja e lëngët në gaz, që depozitohet në rrjetet përkatëse. Importi i LNG e ka kompensuar rënien e ndjeshme të importeve të gazit përsmes linjave të gazsjellësit.
Presioni nga SHBA-ja nga presidenti Donald Trump i ka nxitur gjithnjë e më shumë shtetet e BE-së, që të mos blejnë më naftë dhe gaz rus. Me këtë kërkesë Trump kushtëzonte edhe sanksionet e mëtejshme të SHBA-së ndaj Rusisë. Gjatë një telefonate me von der Leyen këtë javë Trump kërkoi nga BE-ja gjithashtu, që të kontribuojë më fort për fundin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ai u kërkon europianëve, që të mbulojnë një pjesë të madhe të kostove për mbështetjen e Ushtrisë së Ukrainës. Pas kësaj telefonate von der Leyen deklaroi, se do të përshpejtojë shkëputjen prej importeve ruse të naftës dhe gazit.
Propozohen sanskione të tjeraPropozimet për paketën e re të sanksioneve parashikohen në sektorët e financave dhe të tregtisë. Fokusi i sanksioneve ndër të tjera do të jetë ndaj flotës së kamufluar ruse të çisternave, ndaj kripto-monedhave, bankave ruse dhe atyre aziatiko-qendrore si dhe rafinerive kineze. Synohet të mbyllet edhe hapësira që përdor Rusia për importimin e mallrave me përdorim të dyfishtë për ushtrinë e saj. Në ditët në vijim propozimet për sanksionet e reja do të diskutohen me përfaqësuesit e shteteve të BE-së. Që të merret vendimi për sanksionet duhet të votojnë të 27 vendet anëtare – vetëm ndalimi i importeve të energjisë mund të merret me shumicë. Pritet sërish një proces i vështirë votimi, veçanërisht sepse disa vende si Hungaria janë kritike ndaj sansksioneve të reja. Paketën e 18 të sanksioneve kundër Rusisë BE-ja e ka vendosur në korrik të këtij viti./DW
KOSOVË- Në kryeqytetin e Kosovës u zhvillua një prej ngjarjeve më të rëndësishme rajonale për të rinjtë...
foto ilustruese SHBA- Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se trupat e tij kanë vrarë një militant kryesor të grupit...
foto ilustruese RUSI- Senati i Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar shqyrtimin e një projektligji dypartiak që parasheh shpalljen e Ru...
Pankarta në mbështetje të Jimmy Kimmel janë lënë jashtë studios së tij në Los Angeles SHBA- Prezantuesit telev...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër dy të dyshua...
Donald Trump SHBA- Një gjyqtar federal ka hedhur poshtë padinë prej 15 miliardë dollarësh të Presidentit Donald Trump&nb...
foto ilustruese TIRANË- Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur em...
foto ilustruese Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të takohet me homologun kinez, Xi Jinping, gjatë vjeshtës në samitin p...
Kaja Kallas ESTONI- Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar pas raportimeve për një tjetë...