9 Janar 2023, 23:08
Nga I.A
Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis
SHBA- Një juri e posaçme e shtetit të Xhorxhias që po hetonte nëse ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij kërkuan në mënyrë të paligjshme të ndërhynin në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në vitin 2020, ka përfunduar raportin e saj për këtë çështje. Lajmi u bë i ditur nga depozitimi i një dosjeje gjyqësore të hënën, por është ende e paqartë nëse do të ngrihen akuza penale.
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Robert McBurney shpërndau jurinë tani që puna ka përfunduar dhe caktoi një seancë më 24 janar për të përcaktuar nëse raporti do të bëhet publik. Anëtarët e jurisë rekomanduan që gjetjet e tyre të publikoheshin, tha zoti McBurney në vendimin e tij.
Juria e posaçme, e cila u mblodh me kërkesë të Prokurores së Qarkut Fulton, Fani Willis, nuk e kishte të drejtën për të ngritur aktakuza. Zonja Willis përfundimisht do të vendosë nëse do të ngrejë akuza kundër ish- presidentit Trump apo personave të tjerë, megjithëse raporti i jurisë mund të përfshijë rekomandime.
Një zëdhënës i zyrës së zonjës Willis nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
Prokurorja Willis nisi hetimin penal menjëherë pas një telefonate të janarit 2021, në të cilën zoti Trump u kërkoi zyrtarëve të lartë të zgjedhjeve që të “gjenin” vota të mjaftueshme për të përmbysur fitoren mbarëkombëtare të demokratit Joe Biden.
Juria dëgjoi dëshmi nga zyrtarë të shumtë shtetërorë, përfshirë guvernatorin e Xhorxhias, Brad Raffensperger dhe këshilltarët kryesorë të zotit Trump, senatori amerikan Lindsey Graham dhe avokati Rudy Giuliani.
Prokurorët i kanë thënë zotit Giuliani se ai është në shënjestër të hetimeve dhe mund të përballet me akuza penale. Aleatët e ish- presidentit Trump janë hetuar pasi gjatë procesit të Kolegjit Zgjedhor që konfirmon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale kanë mbështetur emërimin e zgjedhësve alternativë në përpjekje për t'i dhënë votat elektorale të Xhorxhias zotit Trumpit, në vend të Joe Bidenit. Hetimi është një nga disa çështjet civile dhe penale me të cilat përballet ish-presidenti Trump dhe rrethi i tij i ngushtë.
Marrë nga VOA
donald trump fani willis robert mcburney
Bota
9 Janar 2023, 23:02
Foto Ilustruese
Nga Joschka Fischer
Aktualisht jemi dëshmitarë të një ndërthurjeje të paprecedentë të krizave t&eu...
Bota
9 Janar 2023, 22:59
I.A
100 euro
KOSOVË- Paratë false kanë vijuar të qarkullojnë në Kosovë edhe gjatë vitit të kaluar. Edhe pse, sipas...
Bota
9 Janar 2023, 22:46
I.A
Shtresa e Ozonit
SHBA- Shtresa mbrojtëse e ozonit po ripërtërihet ngadalë, por dukshëm me një ritëm që do ta mbusht...
Bota
9 Janar 2023, 21:50
F.M
Bilal Kasami
MAQEDONI E VERIUT- Bilal Kasami, kreu i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, ka folur në lidhje me refuzimin e ftesë...
Bota
9 Janar 2023, 21:31
I.A
Martin Berishaj dhe Albin Kurti
SLLOVENI- Gazeta sllovene "Prava" ka botuar një shkrim, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës n&eum...
Bota
9 Janar 2023, 21:06
I.A
Jeffrey H. Fischer
KOSOVË- Koloneli amerikan në pension, Jeffrey H. Fischer, në një shkrim autorial, ia ka prezantuar NATO-së ...
Bota
9 Janar 2023, 20:41
I.A
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë thirrje për kursimin e energjisë elektrike. Në një videomesazh ka t...
Bota
9 Janar 2023, 20:05
I.A
Foto nga spitali
KOSOVË- Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohet se kanë marr para nga pacientët për të kryer...
Bota
9 Janar 2023, 19:51
I.A
Cisterna nafte
KUWAIT- Kuvajti planifikon të rrisë eksportet e karburantit dizel në Evropë me pesëfish këtë vit, gjë...
Bota
9 Janar 2023, 19:43
I.A
Shembjet
INDI- Autoritetet indiane kanë evakuuar qindra njerëz nga shtëpitë e tyre në qytetin Himalayan të Joshimath në ...