LIVE UPDATES
Bota

Çeki: Petr Torák – romi i parë, që bëhet konsull nderi

16 Shkurt 2021, 07:19 Nga DOSJA
Çeki: Petr Torák – romi i parë, që bëhet

Ai është rom çek. Në Britaninë e Madhe. Para më shumë se njëzet vjetësh familja e tij u largua nga Liberec (Reichenberg) në Boheminë veriore prej sulmeve të neonazistëve çekë dhe kërkoi azil në Britaninë e Madhe. Tani Petr Torák është romi i parë çek, që emërohet Konsull Nderi i vendit të tij të lindjes.

Një jetëshkrim shumë sensacional. Sepse në Çeki jo vetëm që anticiganizmi është shumë i përhapur në mesin e popullatës, por edhe politikanët shprehen herë pas here në mënyrë përbuzëse apo raciste për romët. Deri te Presidenti Milos Zeman, i cili tha disa vjet më parë, se në komunizëm romëve “të paktën u duhej të punonin”.

39 vjeçari Torák ka patur një jetë mjaft aktive. Pas përfundimit të shkollës ai studioi juridik në Çeki. Në vitin 1999 familja e tij u largua në Britaninë e Madhe për shkak të sulmeve të vazhdueshme të dhunshme. Atje Torák fillimisht punoi si ndihmës në një restorant, më vonë përfundoi studimet në drejtësi. Ai tani ka bërë një karrierë të jashtëzakonshme në polici. Për shërbimet e tij si oficer policie Mbretëresha Elizabeth II i dha atij në vitin 2015 urdhërin e Perandorisë Britanike (MBE). Në fund të vitit që shkoi, ai u emërua nga Ministria e Jashtme Çeke konsull nderi në Peterborough, një qytet me 180.000 banorë në Anglinë Qendrore.

“Torák i plotëson të gjitha kriteret”

Nga njëra anë kjo është një njohje e meritave të Torák. Si oficer policie dhe duke punuar në projektet për migrantët, gjatë viteve të fundit ai është kujdesur shumë për bashkatdhetarët në Britaninë e Madhe. Por ka edhe arsye shumë praktike për emërimin e tij si konsull nderi. Çekia dëshiron të forcojë përfaqësitë e saj diplomatike në Britaninë e Madhe, duke zgjidhur problemet e gati 100.000 çekëve, që jetojnë aktualisht në Britani. Ashtu si qytetarët e tjerë të BE ata duhet të aplikojnë për statusin e qëndrimit (settled status) në 1 korrik të këtij viti. Deri në mesin e janarit vetëm 50.000 shtetas çekë e kishin përfituar këtë status.

“Në rajonin Peterborough ka disa mijëra shtetas çekë. Unë mendoj se Petr Torák si konsull nderi do të na ndihmojë veçanërisht në komunikimin me bashkëqytetarët tanë, në mënyrë që të mos u krijohen probleme si rezultat i Brexitit”, i tha DW Ministri i Jashtëm çek Tomáš Petříček.

“Konsujt e nderit punojnë në bazë vullnetare. Shumica e tyre janë njerëz që kanë lidhje me Çekinë, shpesh bashkatdhetarë, që kanë kontakte në vend. Petr Torák i përmbush të gjitha kriteret e përmendura”, shton kreu i diplomacisë çeke. “Kur Britania e Madhe të konfirmojë emërimin e tij, ai do të jetë romi i parë në këtë pozicion në historinë e Çekisë”, thotë Petříček.

Romët çekë janë të suksesshëm në Britaninë e Madhe

Vetë Petr Torák e sheh emërimin e tij si konsull nderi konfirmim të suksesit të komunitetit çek rom në Britaninë e Madhe. Vlerësohet se romët çekë përbëjnë rreth dy të tretat e të gjithë qytetarëve çekë në Britani. Në dallim me Çekinë shumica e romëve në Britaninë e Madhe kanë gjetur një punë, thotë Torák për DW. “Fëmijët romë shkojnë në shkollë dhe nuk kanë asnjë problem, sepse mësuesit këtu janë në gjendje të mësojnë fëmijë, që nuk flasin anglisht, kur vijnë në shkollë. Dhe ata janë mësuar me fëmijë nga e gjithë bota.”

Në Britani jo vetëm që ka një sistem social më të mirë se në Çeki, por në rradhë të parë romët janë shumë më pak të diskriminuar. “Romët nuk janë të etiketuar këtu, ata nuk dëgjojnë fyerje ose ofendime nga politikanët. Në Britaninë e Madhe ndjehesh menjëherë pjesë e së gjithës. Shoqëria e mat njeriun me sjelljen, pavarësisht nëse është rom apo mysliman”, thotë Petr Torák.

Frymëzim për romët në Çeki

“Do të bëj një kurs të shkurtër trainimi në Ministrinë e Jashtme çeke dhe shpresoj që do ta hapim konsullatën këtë muaj”, thotë Torák. “Unë atëherë do të jem romi i parë në botë, që do të shërbej si Konsull Nderi”, shton ai me krenari.

Torák shpreson që shembulli i tij dhe sukseset e romëve çekë në Britaninë e Madhe do të ndikojnë edhe te romët në Çeki. “Do të ishte mirë”, thotë ai, “që shembujt nga Britania e Madhe të frymëzonin të rinjtë romë në Çeki.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota petr torák petr torák

Sondazh

Poll
Bota 15 Shkurt 2021, 22:35

Si të shërohet ‘trauma globale’ e Covid-19

BOTË- Ju po jetoni në mes të ngjarjes së parë globale të traumës globale për disa dekada. Është padyshim e para e këtij lloji që nga Lufta e Dytë Botë...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen