LIVE UPDATES
Editorial

Leksione demokracie, si ia prishën himariotët festën Edi Ramës

Kështu, profesori i Demagogjisë, arriti të bindte gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë, mbështetës të tij apo të opozitës se po bënte në Himarë një betejë për atdheun. Opozita e kompleksuar heshti, kandidati i vetmuar nuk diti të mbrohej dhe vazhdoi gabimet si patriot i keq grek. Me një lëvizje mjeshtërore, duke kujtuar masakrën e Peshkëpisë për të cilën Beleri ishte deklaruar i pafajshëm nga gjykata, apo duke nxjerrë flamurin e bizantit si të vorio-epirit, duke përdorur një intervistë në mediat greke, Rama i hodhi trumës armikun, pavarësisht efektit të kundërt që mund të shkaktonte tek popullsia greqisht-folëse e Himarës.

15 Maj 2023, 14:42 Nga Dosja.al
Leksione demokracie, si ia prishën himariotët festën Edi
Foto nga festa

Festen e Edi Ramës nuk e prishte dot asgjë më shumë se Himara. Ndërkohë që Kamza, Elbasani, pastaj Durrësi dhe Tirana dhe pastaj Tropoja dhe Shkodra binin një nga një, për të lënë me gojë hapur gjithkënd që ka votuar ndonjëherë në Shqipëri, Himara pa kështjellë, madje pa kandidat, po rezistonte në një betej që dukej e dëshpëruar.

Moti i keq mbi malet e Vetëtimës (Akrokeraunet i quajnë banorët greqisht-folës), ishte shenjë e beteje të pabarabartë që, një zonë të vogël, thuajse e izoluar nga malet po bënte me një pushtet të pakufizuar.
Edi Rama, i gjendur përballë sondazheve pesimiste, nuk mund të mos nxirrte flamurin e nacionalistit, strehën e sigurtë të fitores, në një vend ku lufta me Greqinë është mitizuar edhe në kohët moderne.

Me një lëvizje mjeshtërore, duke kujtuar masakrën e Peshkëpisë për të cilën Beleri ishte deklaruar i pafajshëm nga gjykata, apo duke nxjerrë flamurin e bizantit si të vorio-epirit, duke përdorur një intervistë në mediat greke, Rama i hodhi trumës armikun, pavarësisht efektit të kundërt që mund të shkaktonte tek popullsia greqisht-folëse e Himarës.

Me llogaritë e Kryeministrit, nëse fitonte thellë fshatrat e Labërisë që kap Bashkia Himarë, me një humbje të ngushtë në fshatrat e bregut do të arrinte fitoren e kandidatit të preferuar, jo vetëm prej tij, por prej gjithë atyre që po ndërtojnë në bregdetin e jugut me statusin e Investitorit strategjik.

Pasioni nacionalist i mikut të Vuçiçit, fshihte pikërisht këtë të vërtetë; beteja për Himarën nuk kishte lidhje me atdheun por me zhvatjen e tij, nuk kishte lidhje me bashkëpunimin por me përqëndrimin e pushtetit, jo me helenizmin por me golemizimin e Jugut që po ndodh me hapa galopantë, duke sfiduar çdo ligj dhe çdo rregull.
Fshatrat turistikë që në fakt janë lagje banimi për të pasurit e ligjshëm dhe të paligjshëm, hotele me para të ligjshme dhe të paligjshme, miliona metër kub beton që ishte bërë gati për të vazhduar golemizimin, mund të hidhej në erë nga një politikan me profil lokal, në një fshat të vogël bregdetar.

Karta e korrupsionit ishte në favor të tij, karta e pronave ishte në favor të tij, karta e turizmit dhe shërbimeve në favor të tij. E vetmja gjë në disfavor ishte përkatësia etnike që kishte deklaruar dhe dyshimet për masakrën e Peshkëpisë.

Kështu, profesori i Demagogjisë, arriti të bindte gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë, mbështetës të tij apo të opozitës se po bënte në Himarë një betejë për atdheun. Opozita e kompleksuar heshti, kandidati i vetmuar nuk diti të mbrohej dhe vazhdoi gabimet si patriot i keq grek.

Brenda Himarës kampet u ndanë më keq, ndienja e lirisë për tu deklaruar, për të folur gjuhën që duan dhe domosdoshmëria për të mbrotjur pronën e tyre, i bëri shumicë ata që mbështesnin Belerin. E vetmja mundësi mbeti ajo që ndodhi, arrestimi i tij me një proces të montuar, zgjidhja e hesapeve personale duke përdorur policinë politike dhe drejtësinë patronazhiste, duke krijuar një rast unik për zgjedhjet shqiptare.

Për të intimiduar votuesit, në të gjithë vendin, pushteti kishte bërë shumë më pak se aq, por në Himarë kjo nuk ndodhi. Dje ata votuan si qytetarë të lirë, për të sfiduar një pushtet që rritet çdo ditë dhe u ka marrë pronat dhe frymën. Fitorja e vështirë e Himarës, tregon pikërisht fuqinë e lirisë, megjithëse me pak garanci nga Greqia./Dosja.al

fredi beleri zgjedhjet lokale 14 maj 2023 fitorja e belerit

Sondazh

Poll
Editorial 11 Maj 2023, 21:25 Fjola Graçi

A i beson Rama sondazhet?

Edi Rama dhe Sali Berisha TIRANË- Rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit duket i çimentuar. I pari e ka çimentuar kryeministri, ...

Editorial 6 Maj 2023, 20:42 Meri Lika

Përse i shkrova Belindit

Para pak ditësh, shkrova një letër të hapur për kandidatin për kryetar Bashkie Belind Këlliçi, të koalicionit &ld...

Editorial 3 Maj 2023, 09:34 Meri Lika

Një pyetje për Belind Këlliçin!

Përshëndetje Belind! Po të drejtoj këtë letër, jo sepse nuk mund të të takoj, as se nuk mund të të shkruaj ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës