LIVE UPDATES
Ekonomi

A kanë arritur tashmë kulmin Rusia dhe Kina?

Megjithatë, ashtu siç vumë re kulmin e Japonisë rreth viteve 1990, po shtohen provat se Rusia dhe Kina po shkojnë në një rrugë të ngjashme, për arsye të ndryshme.

13 Nëntor 2022, 07:28 Nga I.A
A kanë arritur tashmë kulmin Rusia dhe Kina?
Foto Ilustruese

Nga Les Nemethy, CEO, Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën Botërore

Titulli tingëllon si një pyetje e çuditshme, në një kohë kur këto dy vende duken kaq të fuqishme dhe agresive, i pari ka sulmuar Ukrainën, i dyti po kërcënon se do të marrë Tajvanin. Megjithatë, ashtu siç vumë re kulmin e Japonisë rreth viteve 1990, po shtohen provat se Rusia dhe Kina po shkojnë në një rrugë të ngjashme, për arsye të ndryshme. Së pari do të trajtoj Rusinë, pastaj Kinën.

Rusia

Rusia ka marrë nisma që shkojnë përtej peshës së saj politike dhe ushtarake, falë arsenalit më të madh të armëve bërthamore në botë, një mbetje nga epoka sovjetike. Por PBB-ja e saj është e një madhësie të ngjashme me atë të Spanjës, ose Kanadasë. Përpjekja e Rusisë për të aneksuar Ukrainën, ka ekspozuar kufijtë e fuqisë ushtarake konvencionale ruse. Megjithëse kërcënimi bërthamor i Rusisë vazhdon, ndoshta kufizimi kryesor në përdorimin e tij, është vështirësia për të krijuar një skenar fitues. Në thelb, rënia e Rusisë është nxitur nga demografia e saj. Për shkak të alkoolizmit të përhapur dhe një sistemi të dobët shëndetësor, sipas Rand Corporation, Rusia ka jetëgjatësinë më të ulët të meshkujve se çdo vend i zhvilluar (58 vjeç) dhe një normë të ulët lindjeje.

Zyra e Regjistrimit e SHBA-së parashikon se popullsia ruse, që po plaket me shpejtësi, do të ulet nga afërsisht 140 milionë sot, në rreth 110 milionë deri në vitin 2050. Këto parashikime janë bërë përpara luftës në Ukrainë, e cila shkaktoi emigrimin e qindra mijë të rinjve dhe vdekjen e dhjetëra mijë në fushën e betejës. Shumë nga njerëzit që emigrojnë janë sipërmarrës të talentuar dhe punonjës të IT-së, gjë që tregon “largimin e trurit” nga vendi. Kriza demografike e Rusisë do të ndikojë në fuqinë ekonomike dhe aftësinë për të shpalosur fuqinë politike dhe ushtarake. Dhe për ta kthyer mbrapsht këtë prirje, do të duheshin 30 vjet. Sipas analistit gjeopolitik, Peter Zeihan, pikërisht kjo situatë, e cila po e dobësonte vendin me shpejtësi, e tundoi Putinin të pushtonte Ukrainën, përpara se Rusia të përjetonte rënie të mëtejshme.

Kina

Në Kinë ka një model të ngjashëm të rënies demografike, por për arsye të ndryshme. Politika “vetëm një fëmijë” (1980-2015), e detyroi shumicën e familjeve që të kishin vetëm nga një fëmijë, duke e bërë të pashmangshme rënien e popullsisë. Një tepricë prej 30 milionë meshkujsh më shumë se femra, kufizoi edhe më tej formimin e familjeve të reja. Sipas South China Morning Post, popullsia e Kinës pritet të përgjysmohet (nga niveli aktual prej rreth 1.4 miliardë banorë) deri në vitin 2050. Pa dyshim kjo do të ndikojë në PBB-në e vendit dhe ambiciet si superfuqi.

Normat e rritjes ekonomike prej 6%+ gjatë dekadave të fundit, janë nxitur nga disa faktorë:

Stimuli masiv nga rritja e shpejtë e borxhit. Sipas Institutit të Financave Ndërkombëtare, borxhi kinez tani tejkalon 335% të PBB-së. Që nga viti 2008, borxhi është rritur shumë më shpejt se PBB-ja.
Bumi i ndërtimit që konsumoi afërsisht një të katërtën e PBB-së ka të ngjarë të mos përsëritet më kurrë, duke marrë parasysh se sektori i pronave në Kinë është shumë i mbingarkuar dhe në krizë.
Kina u bë fabrika e botës. Globalizimi tani po shkon në drejtimin e kundërt, ose të paktën duket se ka ngecur në vend. Tani në modë është siguria e furnizimit.
Asnjë nga këto dukuri nuk është më e qëndrueshme. Rritja ekonomike e Kinës në gjysmën e parë të vitit 2022, ishte vetëm 2.5%.

Centralizimi dhe autokracia e Kinës (përfshirë politikën “zero-Covid”) ndikon negativisht në investime, sipërmarrje, flukset e kapitalit dhe emigracion. Nxitja e presidentit Xi për “prosperitet të përbashkët”, për të ngushtuar hendekun e të ardhurave dhe pasurisë, si dhe thirrja e tij në Kongresin e fundit të partisë, për “rregullimin e mekanizmit të akumulimit të pasurisë”, do të zbehë edhe më shumë sipërmarrjen dhe do të nxisë largimin e kapitalit. Tregjet financiare po përjetojnë ndryshim të madh në marrëdhëniet me Kinën: indekset e bursës kineze pas Kongresit dhe kurset e këmbimit të juanit po bien. Nëse qeveria nuk ndryshon drejtim, prirja do të jetë e vështirë të ndryshohet. Ekonomia e Kinës është më e madhe se ajo e SHBA-së për nga barazia e fuqisë blerëse (Purchasing Power Parity), dhe Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesi parashikon se në vitin 2028, Kina do ta tejkalojë SHBA-në në terma absolutë. Për mendimin tim, kjo nuk është aspak e pashmangshme. Kina mund të tundohet të pushtojë Tajvanin për arsye të ngjashme me ato të Rusisë, përpara se fuqia e saj në raport me SHBA-në, të fillojë të zbehet.

Përfundimi

Nuk dua të nënvlerësoj aspak problemet me të cilat po përballet SHBA-ja, si polarizimi i skajshëm politik, nivelet e larta të borxhit, etj., por SHBA-ja ka një bazë teknologjike dhe sipërmarrëse më të fuqishme dhe një gjendje demografike shumë më të mirë se Rusia dhe Kina. SHBA-ja përfiton nga shumë më tepër emigracion dhe amerikanët e brezit baby boomer kanë pasur më shumë fëmijë sesa rusët apo kinezët. Sistemi demokratik lejon ripërtëritje dhe ide të reja çdo katër vjet, në krahasim me mbylljen prej disa dekadash që shkakton një udhëheqës autokrat. Putin dhe Xi janë duke i ndryshuar vendet e tyre në gjerontokraci. Natyrisht që shoqëritë ku informacioni rrjedh lirisht, janë më inovative dhe produktive. E mbani mend tezën e “shoqërisë së hapur” për të arritur fitoren e SHBA-së në Luftën e Ftohtë? Për 30 vitet e fundit, si Kina ashtu edhe Rusia, kaluan një periudhë të hapjes relative, çka i lejoi ato të sfidonin SHBA-në. Përqafimi i papritur i sistemeve të mbyllura, mund të mbjellë farat e rënies së tyre. Rusia dhe Kina janë armiqtë më të këqij të vetvetes.

Marrë nga Monitor.al

les nemethy

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër