Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ky mekanizëm ligjor shërben për të përditësuar vlerën e pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, duke siguruar që masa fillestare e pensionit të jetë në përputhje me standardet ekonomike aktuale.

TIRANË- Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koeficient prej 6.4% për llogaritjen e pensioneve te ardhshme.
Ky mekanizëm ligjor shërben për të përditësuar vlerën e pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, duke siguruar që masa fillestare e pensionit të jetë në përputhje me standardet ekonomike aktuale.
Ky indeksim i ri do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar individuale vjetore të arritur deri në vitin 2024 dhe do të shërbejë si referencë direkte për të gjitha ato pensione që do të lindin si e drejtë duke filluar nga data 1 janar e vitit 2026.
Zbatimi i këtij koeficienti rregullon formulën e llogaritjes për të gjithë periudhën kontributive që nis nga viti 1994, duke përfshirë edhe pagat referuese sipas profesioneve të përcaktuara më parë nga ekzekutivi. Përmes këtij procesi, pagat e prapambetura rivlerësohen me koeficientët akumulativë të pasqyruar në shtojcat e vendimit, me qëllim që kontributet e paguara dekada më parë të mos humbasin vlerën e tyre përballë inflacionit dhe rritjes së pagës mesatare në vend.
Sa i përket kufizimeve teknike, vendimi qartëson se edhe pas aplikimit të indeksit prej 6.4%, baza e vlerësuar nuk do të jetë e pakufizuar.
Për pagat që i përkasin periudhës midis vitit 1994 dhe fundit të vitit 2001, kjo bazë nuk mund të tejkalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi. Ndërkohë, për kontributet e derdhura nga viti 2002 e në vazhdim, tavanit i referohet paga maksimale në shkallë vendi, ashtu siç parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.
Qeveria ka specifikuar se efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen tërësisht nga buxheti vjetor i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky i fundit është institucioni përgjegjës për zbatimin e skemës dhe garantimin e llogaritjeve të reja për çdo përfitues që plotëson kushtet e pensionimit nga viti 2026./Monitor.al
TIRANË- Shqiptarët ngelen në shumicën e tyre të pambrojtur nga dëmet që mund të shkaktojnë zjarret dhe fatkeq&eum...
Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koeficient prej ...
VLORË- Edhe këtë vit, në zonat bregdetare ka vijuar rritja e çmimeve të apartamenteve, ku në Ksamil çmimet kan&eum...
Yield-et e bonove 10-vjeçare iu kthyen rritjes në ankandin e muajit prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i un...
TIRANË- Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme dhe ka shënuar një rekord t&eum...
Fitimi neto që të gjitha bizneset realizuan në vendin tonë erdhi në ulje në vitin 2024. Ndonëse në raporte modeste me ...
Kthimi nga investimi i rezervës valutore shënoi rritje të lehtë vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthi...
Foto Ilustruese TIRANË- Për një krahasim lidhur me efektet që një krizë gjeopolitike mund të sjellë mbi inflacionin...
Një valë e re inflacioni po bëhet gjithnjë e më e mundshme. Inflacioni do të sillte një cikël të ri në rritj...
Rritja potenciale e ekonomisë shqiptare sot mbështetet më shumë te kapitali dhe më pak te puna. Analizat e Bankës së Shqip&...