Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Shqipëria po kërkon menaxherin që do ta udhëheqë në daljen e saj në tregjet e kapitalit për eurobondin e fundit që pritet të emetojë. Një dokument i Ministrisë së Financave ku specifikohet roli i “Joint Lead Managers” nënvizon se dalja në tregje do të bëhet në muajt e parë të vitit 2022, duke parë gjithmonë zhvillimet, që do të ketë në ato kohë.
Financat kanë vlerësuar se edhe këtë herë do të kërkohet një eurobond me vlerë 500 milionë euro por do të tentohet që afati i maturimit të jetë mes 7-10 vite. Nëse vendi ynë arrin të sigurojë një borxh me maturim 10 vjeçar kjo do të jetë hera e parë që merr një kohëzgjatje të kësaj natyre për një borxh në tregjet e kapitalit. Kjo u tentua edhe në eurobondin e katërt që ishte në vitin 2020 por maturimi i arritur ishte ai 7 vjeçar.
Në dokumentin e Financave sqarohet se bankat menaxhuese, që do të udhëheqin procesin, do të jenë përgjegjëse për emetimin në tregjet e kapitalit të eurobondit. Këto të fundit do të jenë përgjegjëse gjithashtu për përgatitjen e transaksionit dhe rekomandimet, si dhe për strategjinë e marketingut dhe shpërndarjen.
Palët që do të jenë të interesuara të veprojnë si menaxherë të qeverisë për eurobondin do të duhet të dorëzojnë ofertat deri më 26 korrik.
Më herët Financat nisën kërkimin edhe për konsulentin që do të këshillojë atë përgjatë procesit të parapërgatitjes dhe emetimit të eurobondit.
Kjo është hera e pestë që Shqipëria pritet të dalë në tregjet e kapitalit.
Në vitin 2010, kur Shqipëria shënoi daljen e parë në tregjet e kapitalit për të marrë një eurobond me vlerë 300 milionë euro, arriti të siguronte një interes në kupon fiks prej 7.5% dhe afat maturimi 5-vjeçar. Interesi më i lartë justifikohej në atë kohë, për shkak se Shqipëria nuk kishte një profil në tregjet e kapitalit.
Dalja e dytë e Shqipërisë ishte më 5 nëntor 2015, për 450 milionë euro. Kuponi fiks i siguruar në këtë dalje ishte 5.75% me 5 vjet maturim. Sigurisht dalja e dytë është përkthyer në një interes më të ulët. Dalja e tretë në 2018 mban interesin më të ulët historik të arritur nga Shqipëria në tregjet e kapitalit. Nga kjo dalje u emetuan 500 milionë euro, me një kupon fiks prej 3.55% dhe afat maturimi 7-vjeçar, e ndikuar dhe nga tregjet e favorshme ndërkombëtare.
Në qershor të 2020-s, Shqipëria regjistroi daljen e katërt, ku u emetuan 650 milionë euro, me një ofertë nga investitorët rreth 3.2 miliardë euro, me një kupon 3.5%, interes 3.625% dhe maturim 7-vjeçar. Në atë kohë, ekspertët e fushës deklaruan se rezultati i arritur nga Shqipëria në tregjet e kapitalit ishte më shumë çështje likuiditeti në treg, që do të thotë se kishte para me shumicë dhe vendet e tjera në rajon e siguruan borxhin më lirë.
Marrë nga Monitor.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Nga 1 shtatori 2021 parashikohet të nisë faza e tretë e fiskalizimit për bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë me konsumatorin. Ko...
TIRANË– Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përmirësoi pritshmëritë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit dhe në dy ...
TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përcolli sot mesazhe me doza të shtuara optimizmi lidhur me ecurinë e ekonomisë shqiptare. Pa...
TIRANË– Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka në fund të vitit të kaluar arriti në 11.2%. Të dhënat e Bankës së Shqipëri...
Këtu jemi në Kazias të Kavajës. Ky vend depozitim mbetjesh gjendet midis plazhit të Gjeneralit dhe të Spillesë. Bashkia e Kavajës prej vitesh mbetjet urbane I d...
Abuzime të mëdha bëhen në tregjet formale dhe informale të Tiranës me produktet ushqimore si vezët dhe qumështi, të cilat nuk ruhen dhe as tregtohen në kushtet ...
Aplikacioni eBiznes i Vodafone Albania, i prezantuar pak kohë më parë, me qëllim dixhitalizimin dhe lehtësimin (në kohë dhe kosto) e proceseve, në të gjitha llo...
TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka publikuar foton e një reklame që ka ndezur rrjetin. Pranë një pirgu me bostanë, shitësi ka vend...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përcolli sot mesazhe me doza të shtuara optimizmi lidhur me ecurinë e ekonomisë shqiptare.Pas mbledhjes së Këshi...
TIRANË– Gjatë vitit 2020, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, veprimtaria e këmbimit valutor pësoi zgjerim me ritme të shpejta. Si...