LIVE UPDATES
Insights

A ishte fushata kundër ligjit për barazinë gjinore një betejë morale apo një skenar politik për të rrëzuar shtetin në Shqipëri?

Kur shumica e njerëzve janë me pushime, sigurisht familja, miqësitë, argëtimi dhe qetësia e mendjes marrin prioritet.

10 Nëntor 2025, 22:08 Nga Altin Hazizaj

A ishte fushata kundër ligjit për barazinë gjinore një

Në Gusht 2025, kur u përmend për herë të parë projektligji “Për Barazinë Gjinore”, askush s’e mendoi se Shqipëria do të përfshihej në një valë të tillë paniku moral. Kur shumica e njerëzve janë me pushime, sigurisht familja, miqësitë, argëtimi dhe qetësia e mendjes marrin prioritet. Është një ndër karakteristikat kryesore të europianëve, që amerikanët apo aziatikët, nuk e kuptojnë sesi një kontinent i tërë dhe të gjithë qytetarët e saj për një muaj janë zyrtarisht me pushime. Por, pushimet nuk mjaftuan për të filluar një ndër fushatat më të mëdha të dizinformimit që Shqipëria ka ndeshur në historinë e saj moderne.

Brenda pak javësh, një projekt-ligj teknik për të drejtat dhe detyrimet e institucioneve për të arritur barazinë gjinore u shndërrua në një furtunë të koordinuar dizinformimi, me deklarata dramatike, thirrje nga grupime të ndryshme fetare dhe civile, me një gjuhë që kujtonte më shumë luftë kulturash sesa një dialog shoqëror. Në vend të një debati mbi ligjin dhe sesi ai na sjell më afër standardeve të Bashkimit Europian, publiku dëgjoi për “shkatërrimin e familjes”, “rrezikun ndaj fëmijëve” dhe “fundin e moralit kombëtar”. Gjuha ishte e njëjtë, mesazhet të sinkronizuara dhe amplifikimi mediatik gati perfekt.

 
Një fushatë që nuk lindi rastësisht

Kjo fushatë nuk ishte një lëvizje spontane që ndodhi aty për aty. Ajo u ndërtua dhe u forcua përgjatë viteve të fundit nga të gjitha figurat kryesore të lëvizjes së ashtë-quajtur pro-familjes, por që në bindjen time nuk kanë asnjë qëllim që të forcojnë familjen. Përkundrazi synimi është të denigrohet i gjithë komuniteti LGBTI dhe e gjithë lëvizja për të drejtat e njeriut në Shqipëri, për arsye që janë ende të paqarta dhe me shumë mundësi obskure. Autorët e saj përdorin fjalë si “lëvizja woke” që nuk ka asnjë lloj lidhje as historike dhe as praktike me Shqipërinë apo Europën, duke stisur e sajuar situata që vetëm denigrojnë dhe nxisin pabarazinë, përjashtimin, diskriminimin dhe ndëshkimin e atyre që besojnë tek të barazia shoqërore.

Kjo propagandë sidomos gjatë dy viteve është sendërtuar mbi kurrizin e shoqërisë sonë të brishtë e fshehur nën petkun e fjalëve të ngarkuara emocionalisht si “ju jeni kundër familjes”, “ju doni të shkatërroni familjen” dhe me kohë ndër to është shtuar edhe fjalia “ju doni t’i bëni fëmijët LGBT”, duke shtytur gjithnjë e më shumë drejt vendosjes së shenjës së barazisë midis të qenurit LGBTI dhe pedofil (çuditërisht sistemi diktatorial komunist bëri të njëjtën gjë për 45 vjet në Shqipëri). Rasti më i fundit i kësaj përpjekje, që tashmë ka marr një karakter më shumë ideologjik dhe politik, sesa fetar, ishte javën e kaluar në një TV ku një këngëtar që i ka kënduar komunizmit dhe ende e kësaj dite flet me zell për sistemin totalitar, tha haptazi se nuk ka asnjë diferencë midis pedofilëve dhe personave LGBT!!!

Fushata u mbars dhe u bazua mbi një strukturë në dukje me baza fetare. Ajo ishte e koordinuar ndërmjet figurave kryesore të saj, me financim të panjohur, me një rrjet figurash politike, fetare dhe publike që për disa javë folën e folën me të njëjtin ton dhe të njëjtin tekst. Në çdo fazë të saj, fushata dukej se ndiqte një skenar të provuar: krijo frikë, nxit moralin, shpall një armik imagjinar dhe më pas përmbys çdo debat racional mbi ligjin.

 
A kishte fushata e dizinformimit qëllime politike?

Këtu fillon pyetja më delikate: A ishte kjo një fushatë kundër një ligji – apo një operacion politik për të rrëzuar Qeverinë aktuale dhe për të dëmtuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë? Pse çdo argument ligjor u zëvendësua me narrativën se “BE kërkon të na imponojë ideologji gjinore”? Pse çdo hap institucional u portretizua si “kërcënim ndaj rendit kushtetues” apo “shkatërrimit të familjes”? Në një program televiziv të dy debutuesit, njëri predikues dhe drejtues i fushatës dhe tjetri deputet i opozitës e quajtën ligjin për barazinë gjinore “një kancer për shoqërinë”...

E gjitha kjo, ngjan më shumë me një strategji klasike të dizinformimit politik, e përdorur në shumë vende nga aktorë që duan të krijojnë ndasi shoqërore e destabilitet. Në Hungari kjo është përdorur për të mbajtur në këmbë një rregjim anti-demokratik, në Poloni ajo u përdor për të goditur dhe politizuar sistemin gjyqësor, ndërsa në Rumani ajo solli thuajse si fitues të presidencialeve, një kandidat nga ekstremi i sistemit politik.

Në një kohë që Shqipëria ka mbi 12 vjet që qeveriset nga e njëjta parti politike, dhe që në zgjedhjet e fundit morri shumë më tepër deputetë sesa vetë partia kishte projektuar të fitonte, vetëm fushata të tilla dizinformimi mund të shkundin themelet e saj. Nuk ishte e rastësishme që vetë grupi parlamentar i Partisë Socialiste, nën trysninë dhe presionin e dizinformimit, në vend që të mbronte me zell projekt-ligjin e sjellë nga Ministria e drejtuar prej tyre, ata së pari heshtën dhe më pas paraqitën një version të ndryshuar të projekt-ligjit, duke u dorëzuar tërësisht dhe pa ndërgjegje politike para propagandës të të pavërtetës. Askush, edhe sot që shkruaj këto rreshta, nuk ka dalë as nga Partia Socialiste, as nga grupi i saj parlamentar e aq më tepër nga Qeveria, për të thënë qoftë edhe një fjalë të vetme kundër dizinformimit masiv që zuri vend në të gjitha mediat në Shqipëri në lidhje me projekt-ligjin. A janë ata ende kaq miopë që të mos e kuptojnë se çfarë ka ndodhur apo homofobia ju ka errësuar sytë sa të mos arrijnë të shohin rrezikun që i kanoset Qeverisë dhe shtetit shqiptar?

A ka një dorë të padukshme mbrapa kësaj fushate?

Nëse e shikon me lupën e sigurisë kombëtare, kjo ngjarje ka shenjat tipike të operacioneve hibride të ndikimit që përdoren nga fuqitë e huaja për të testuar dobësinë e një shteti: përdorim i temave morale që prekin identitetin kombëtar; aktivizim i rrjeteve lokale fetare e politike përmes retorikës “anti-perëndimore”; heshtje ose vonesë e qeverisë që e bën reagimin institucional të duket i pavlefshëm.

A ishte Rusia pas kësaj fushate? Kjo është një pyetje e rëndë, por jo e pabazë. Në shumë vende të Europës dhe të Ballkanit, fushata të ngjashme anti-barazi, anti të drejta, anti-LGBT, apo anti-BE janë dokumentuar si pjesë e strategjive të ndikimit rus për të përçarë shoqëritë dhe për të minuar integrimin euroatlantik. Shqipëria nuk bën përjashtim. Përkundrazi, që para se të niste lufta në Ukrainë e sidomos pas saj, Shqipëria shihet si një vend armik që duhet goditur me çdo mjet, pasi është vend anëtar i NATO-s, është ndër vendet më të suksesshme kandidate për anëtare në BE, dhe shënjestër e propagandës që kërkon të dëmtojë besimin në institucionet tona pro-perëndimore. Jo pak zyrtarë publikë të NATO-s dhe BE-së kanë ngritur shqetësimin e tyre për ndikimin rus dhe tentativat që mund të vijnë prej tyre për të rrezuar sistemin tonë demokratik.

Pyetja që duhet ngritur është e thjeshtë, por e vështirë për t’iu përgjigjur: A u përdor fushata kundër ligjit për barazinë gjinore si terren testimi të nivelit të ndjeshmërisë ndaj dizinformimit të institucioneve publike dhe opinionit publik në Shqipëri? Vendi ynë ka një sërë institucionesh që kanë për detyrë të merren me ekstremizmin, pastrimin e parave, dizinformimin kur ai kërkon të vendosë themelet e shtetit shqiptar në rrezik, mbrojtjen e të drejtave qytetarëve, të medias etj etj. Por, në mënyrë të habitshme, një një kohë kur e gjithë shoqëria dhe media gëlonte nga fushata e dizinformimit përballë një shoqëria civile të sfilitur, asnjë nga këto institucione nuk foli.

Të jetë frika kaq e madhe sa t’i paralizojë të gjitha institucionet kushtetuese që mbrojnë shtetin; të jetë padituria kaq e madhe sa të mendojnë se Rusia apo kushdo që nuk i do të mirën Shqipërisë do të dërgojnë vetëm bombat kundër nesh? Apo homofobia është kaq e ngulitur thellë në psikikën institucionale, sa ju errëson mendimet dhe veprimet, që duhet të ndërmarrin institucionalisht për t’ju përgjigjur dizinformimit, qoftë edhe kur ai godet një individ të vetëm e jo më një shoqëri të tërë. Sidoqoftë, edhe sot ato vazhdojnë të heshtin...

Pse heshti Qeveria?

Ligji i ri për barazinë gjinore u përgatit dhe u propozua nga Qeveria dhe Ministria përgjegjëse për barazinë gjinore. Ndërhyrjet që janë bërë gjatë procesit të konsultimit të projektit kanë qenë minimale, me dëshirën e mirë që ligji të bëhet më i mirë dhe më i zbatueshëm. Por, përgjatë të gjithë fushatës kundër ligjit, që nga data 15 Gusht e deri në ditën e fundit kur projekti kaloi për miratim përfundimtar në Kuvend, asnjë anëtar i Qeverisë shqiptare nuk kishte dalë publikisht të mbronte projekt-ligjin e përgatitur nga ata vetë dhe të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Pse kjo heshtje?

Nëse bëhej fjalë për një betejë morale, atëherë qeveria duhej të reagonte me fakte, me transparencë dhe me shpjegime për publikun e thjeshtë dhe sidomos për atë qëllimisht të dezinformuar. Por ajo heshti. Asnjë ministër nuk doli të komunikonte qartë qëllimin dhe përmbajtjen e projekt-ligjit. Për javë të tëra, gënjeshtrat u shndërruan në lajme, lajmet në opinione, opinionet në panik kombëtar dhe gjueti shtrigash ndaj Qeverisë së pari, por edhe të gjithë organizatave të shoqërisë civile dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut në vend. Në këtë boshllëk informimi, u futën të gjithë ata prej vitesh kishin testuar mjedisin sesi manipulohen emocionet e njerëzve – me fjalët “mbrojmë familjen” apo “mbrojmë fëmijët” si mburojë morale e qëllimeve të tyre.

Kjo heshtje ngre një tjetër pyetje: A bëhet fjalë thjesht për mungesë reagimi, apo frikë politike përballë një axhende që nuk dihej nga kush orkestrohej? Po media pse ra kaq thellë në honin e dizinformimit? Si është e mundur që asnjë gazetar apo media të paktën në aspektin editorial nuk ngriti shqetësimin se dizinformimi po dëmton reputacionin e vetë medias ku ata punojnë? A ishte kjo fushatë mbase përpjekja finale përpara gjëmës, sesi mund të manipulohen të gjitha mediat për t’u bërë pjesë e histerisë publike dhe të pavërtetës? Ende edhe sot asnjë media nuk ka dalë të paraqesë me thjeshtësi e vërtetësi se çfarë përmban ligji. Por kjo nuk bëhet as nga predikuesit e as nga aktivistët. Ajo bëhet nga juristët e të drejtave të njeriut dhe profesorët e studimeve gjinore. Po askush nuk donte t’i dëgjonte profesionistët, të cilët as i ftuan e as i begenisën t’ju venë mikrofonin përpara e t’i pyesin se çfarë të mirash apo të këqijash na sillte ky ligj! Fushata qëllimisht u la nga media të bëhej në formën e sherrit në një mjedis ku mbizotëronte ju diskutimi për ligjin, por frika, padituria, emocionet dhe bindjet personale...

Çfarë mëson Shqipëria nga kjo?

Kjo fushatë nuk ishte vetëm për një ligj. Ajo është një provë gjenerale për mënyrën se si dezinformimi mund të manipulojë një vend të tërë. Kur një temë ligjore shndërrohet në betejë morale, kur faktet zëvendësohen nga frika, kur rrjetet e interesave flasin me një zë, atëherë nuk ka më debat – kemi të bëjmë me një operacion të organizuar ku brenda lëvizjes që e mbështeti këtë fushatë, kishte role specifike për çdo anëtar.

Por ka edhe një pyetje të fundit që mbetet pezull: A ka mësuar Shqipëria nga kjo ngjarje, apo do ta lejojë që të përsëritet në një formë tjetër, me një pretekst tjetër, dhe ndoshta me një regji që vjen nga shumë më larg se sa duket?

altin hazizaj

Sondazh

Poll
Insights 6 Nëntor 2025, 11:12 Meri Lika

Grup i strukturuar kriminal

Meri Lika Pëpara disa ditësh kam bërë një letër të hapur për zotin Altin Dumani, në të cilën i kam d...

Insights 24 Tetor 2025, 11:30 Irena Beqiraj

Armiku i madh i demokratëve!

Irena Beqiraj E enjtja e emisioneve politike, por jo vetëm, qartazi tregon se tanimë është krijuar një makineri e përsosur ku...

Insights 22 Tetor 2025, 12:21 Meri Lika

Aeroporti i Vlorës

Personazhi “Aeroporti i Vlorës” sot është bërë kryefjalë diskutimesh, debatesh me pro e kundra, me në krahë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë