LIVE UPDATES
Insights

Telekomunikacioni- Shtylla e vetme dhe e qendrueshme e ekonomisë digjitale shqiptare

Sot ai ka shndërruar çdo hallkë të ekonomisë globale, duke vendosur komunikimet elektronike dhe rrjetet mobile, në zemër të këtij ndryshimi.

29 Tetor 2025, 18:00 Nga Prof. Dr. Elvin Meka
Telekomunikacioni- Shtylla e vetme dhe e qendrueshme e ekonomisë digjitale
Elvin Meka

Revolucioni i Katërt Industrial, i njohur si Industry 4.0, nisi në Gjermani, në vitin 2011, për të përshkruar automatizimin inteligjent të prodhimit, përmes teknologjive dixhitale. Sot ai ka shndërruar çdo hallkë të ekonomisë globale, duke vendosur komunikimet elektronike dhe rrjetet mobile, në zemër të këtij ndryshimi. Në suazën e këtij revolucioni digjital, sipërmarrjet e telekomunikacionit, veçanërisht ato të telefonisë së lëvizshme, po kalojnë një transformim të thellë në çdo aspekt, por veçanërisht në modelin e biznesit, i cili ka lëvizur me shpejtësi nga ai tradicional, si ofrues klasik i shërbimeve të komunikimit, në atë të shoqërive tipike teknologjike. Në këtë kapacitet, ato janë shndërruar tashmë jo vetëm në sipërmarrje strategjike, por edhe lojtarë kyç të përparimit dhe inovacionit teknologjik global.

Një industri me investime të larta dhe kthim të maturuar

Telekomunikacioni është një industri kapitale me cikël investimesh të kushtueshme dhe amortizim të shpejtë. Çdo gjeneratë e re teknologjie kërkon përditësim të menjëherëshem dhe investime të reja. Për më tepër, sektori është ndër më të rregulluarit në ekonomi – shpesh i mbirregulluar – për shkak të rolit që luan në sigurinë kombëtare, mbrojtjen e të dhënave dhe funksionimim e shërbimeve publike. Në një treg të vogël si Shqipëria, ku mungon ekonomia e shkallës dhe fuqia blerëse mbetet nën mesataren e BE-së, operatorët përballen me një ekuacion të ndërlikuar; duhet të mbajnë cilësi europiane të shërbimit, por në kushte të brendshme ekonomike, që nuk e mbështesin plotësisht këtë standart. Megjithatë, Vodafone Albania ka arrituar të ruajë këtë balancë, për më shumë se dy dekada, duke ofruar lidhje dhe shpejtësi të krahasueshme me vendet e BE-së, dhe me një kosto shumë më të ulët për qytetarin.

Çmimet dhe perceptimi publik

Në perceptimin publik, telekomunikacioni shpesh shihet si “i shtrenjtë”. Por të dhënat tregojnë të kundërtën; përdoruesit shqiptarë paguajnë mesatarisht 6-7 euro në muaj, ndërsa në Greqi apo Rumani shuma është 12-15 euro. Çmimet e internetit fiks janë 30-40% më të ulëta se mesatarja e BE-së, ndërkohë që cilësia është e krahasueshme, dhe në shumë raste më e mirë se dhe vendet e BE-së. Në realitet çdo euro e paguar nga konsumatori rikthehet në formën e investimeve për rrjetin, energjinë, teknologjinë e re, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e mjedisit. Fitimi neto para tatimit, më pak se 10% e të ardhurave totale, tregon një industri që operon me marzhe të kufizuara, duke mbajtur funskionale një infrastrukturë që kërkon mirëmbajtje 24 orë në ditë.

Telekomunikacioni si shumëzues ekonomik

Çdo euro e investuar në rrjetet e telekomunikacionit, gjeneron deri në pesë euro në rritje të PBB-së, përmes produktivitetit, inovacionit dhe dixhitalizimit. Në Shqipëri, ky efekt është më i ndjeshëm; lidhjet e sigurta ndihmojne ndërrmarjet e vogla të hyjnë në tregje të reja, mbështesin shërbime publike dhe krijojnë kushte të qendrueshme për investitorët e huaj. Me fjalë të tjera, çdo faturë mujore e qytetarëve është një kontibut i drejtpërdrejtë në modernizimin e vendit.

Një aktor kryesor në infrastrukturën kombëtare

Që prej vitit 2001, Vodafone Albania ka investuar mbi 1.3 miliardë euro në rrjetet e komunikimit dhe teknologjinë digjitale të vendit, ka paguar mbi 792 milionë euro në taksa e tarifa dhe mbi 200 milionë euro për licensat e spektrit për rrjetet 2G, 3G, 4G dhe 5G. Vetëm në vitin 2024, kompania ka investuar 43 milionë euro në rrjet dhe afro 30 milionë euro në furnitorë vendas. Me 195 milionë euro të ardhura nga shërbimet dhe 15 milionë euro fitim para tatimit, Vodafone Albania mbetet një nga kontribuesit më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Por ndikimi i saj shkon shumë më përtej se shifrat. Telekomunikacioni është sot një infrastrukturë publike po aq e rëndësishme sa energjia apo transporti. Çdo transaksion elektronik, çdo mësim i bërë “online”, shërbim publik apo qoftë dhe aplikimet në industri të ndryshme si në bujqësi, funksionon mbi rrjetet që kompani si Vodafone ndërtojnë dhe mirëmbajnë. Me një mbulim prej 99.7% të popullsisë me 4G dhe gati 40% me 5G, Shqipëria renditet e dyta në Ballkan për shpejtësinë e internetit celular dhe ndër më të lartat në Europë, për internetin fiks ose WiFi siç njihet rendom.

Një industri, që kërkon kuptim dhe besim 

Telekomunikacioni duhet parë jo si luks, por si themel i zhvillimit modern. Për të garantuar internet të mirë, që na mundëson lidhjen në kohërat moderne, internet konkurues dhe gati për dekadën e ardhshme digjitale, është e domosdoshme një qasje më racionale ndaj debatit publik për çmimet. Pyetja nuk duhet të jetë “pse nuk janë më të ulta çmimet”, por “ si është e mundur që me këto çmime Shqipëria arrin cilësi europiane?”. Përgjigja është e qartë: falë investimeve të vazhdueshme, standardeve ndërkombëtare dhe përkushtimtit për të ndërtuar një të ardhme digjitale, të qendrueshme.

Prof. Dr. Elvin Meka
Zv. Rektor & Dekan
Fakulteti i Biznesit dhe Drejtësisë
TIRANA BUSINESS UNIVERSITY College

elvin meka

Sondazh

Poll
Insights 24 Tetor 2025, 11:30 Irena Beqiraj

Armiku i madh i demokratëve!

Irena Beqiraj E enjtja e emisioneve politike, por jo vetëm, qartazi tregon se tanimë është krijuar një makineri e përsosur ku...

Insights 22 Tetor 2025, 12:21 Meri Lika

Aeroporti i Vlorës

Personazhi “Aeroporti i Vlorës” sot është bërë kryefjalë diskutimesh, debatesh me pro e kundra, me në krahë...

Insights 21 Tetor 2025, 11:30 Enver Robelli

Një pamje për histori

Nicolas dhe Carla Sarkozy Sot ndodhi në Paris çfarë nuk ka ndodhur kurrë: një ish-president francez shkoi në burg. Nicolas ...

Insights 18 Tetor 2025, 15:19 Auron Tare

Topin nuk ka kush ta gjuajë

Auron Tare Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinis&eum...

Insights 15 Tetor 2025, 11:24 Meri Lika

Luga e zbrazur e Shqipërisë

Meri Lika Tashmë shoqja Ursula von der Leyen e ka bërë Shqipërinë njësoj si Vlorë-Skelë do t’i thoshim ne vlo...

Insights 13 Tetor 2025, 13:12 Kimete Berisha

Komunat: Coza Nostra!

Kimete Berisha (Asgjë e re nën këtë qiell).- Në Kosovë, mafia zgjidhet me vota. - Komunat e Kosovës s’kanë k...

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty