LIVE UPDATES
Insights

Ndërsa bota programon algoritme, ne shqiptarët programojmë lajme për algoritmet

31 Tetor 2025, 17:05 Nga Ornela Çuçi
Ndërsa bota programon algoritme, ne shqiptarët programojmë lajme
Ornela Çuçi

Ka ditë që më shkruajnë miq nga Malajzia, nga Singapori, madje edhe nga një koleg në Stanford, të gjithë me të njëjtën pyetje: “A është e vërtetë që Shqipëria ka një ministre shtatzënë me 83 algoritme?” Si përgjigjet një shqiptar normal i cili e konsideron veten qytetar me mendim në këtë vend, kësaj pyetje?! Po, është e vërtetë.

Shqipëria e 2025-ës ka shpikur një ministre virtuale, të quajtur Diella, e cila, sipas kryeministrit-krijues të saj, është “shtatzënë” me 83 fëmijë dixhitalë që do të ndihmojnë deputetët. Dhe ndërsa bota kërkon të kuptojë si të programojë etikën e inteligjencës artificiale, ne programojmë lajme për algoritmet tona. Dhe ia kemi dalë me sa duket deri në Malajzi.

Por, përtej groteskut, kjo histori është një metaforë perfekte për gjendjen tone. Jemi thjesht një vend që flet shumë për teknologjinë, por e përdor vetëm atë vetëm si dekor. Dhe portale. Portale deri në Malajzi. Në forumin që sapo përfundoi sot në Beograd, Balkan Economic Forum, në prezantimin “Digitalizing the Balkans”, të Red Hat CEE, që u bazua në të dhëna nga OECD, Eurostat dhe AI Index Stanford 2025, vendet e Ballkanit Perëndimor ndahen në dy realitete të qarta, ata që ndërtojnë sisteme, dhe ne qe që ndërtojmë narrativë. Ose më saktë ata që punojnë për “digital transformation” dhe ata që punojnë për “digital illusion”.

Shqipëria, në këtë renditje, paraqitet si vend me performancë të lartë në dixhitalizimin e administratës (pra, formularë online, portale e fjalime të magjishme), por me performancë shumë të ulët në transformimin real të ekonomisë, teknologji, arsim, prodhim, shkencë. Ne kemi e-Albania, por nuk kemi Data Albania. Kemi dixhitalizuar shërbimet, por jo vendimmarrjen.

Shifrat që nuk gënjejnë, i kemi aty, por ne nuk i lexojmë. Sipas Eurostat 2024, vetëm 46 % e shqiptarëve kanë aftësi të mesme dixhitale, ndërkohë që mesatarja e BE-së është mbi 70 %. Në tregun e punës, më pak se 2 % e bizneseve shqiptare përdorin cloud computing ose AI-based tools, krahasuar me 15 % në Kroaci dhe 20 % në Slloveni. Njohuritë mbi teknologjinë, më keq se gjithë Ballkani Perëndimor. Në arsimin e lartë, bashkëpunimet akademi-industri janë pothuajse inekzistente. Të dhënat e këtij forumi e thanë edhe një herë qartë se hendeku midis universitetit dhe tregut të punës është “massive and systemic”.

Pra ne nuk prodhojmë të rinj dixhitalë, ne i diplomojmë jashtë vendit. AI-ja na shërben si trofe politik, jo si infrastrukturë kombëtare. Në Ballkan, raporti i OECD vëren si trend të qartë se Serbia, Kroacia dhe Greqia po investojnë në qendra të dhënash, sandbox-e për AI dhe politika etike kombëtare. Në Shqipëri, ndërkohë, AI është bërë ministër. Kemi kaluar nga mungesa e laboratorëve, në mitin e “ministres artificiale”. Në vend të etikës, kemi “etiketë”. Në vend të politikave, kemi propagandë algoritmike.

Në fakt, pyetja më e thellë nuk është nëse Diella është “shtatzënë me 83 asistente”. Pyetja është nëse është vetë Shqipëria në gjendje të lindë një sistem që funksionon? Kur mungojnë njerzit që të na tregojnë në mënyrë transparente të dhënat, tregimet zëvendësojnë realitetin. Por, OECD 2025 thekson një nga boshllëqet më serioze mungesën e të dhënave publike të hapura në Shqipëri. Në një ekonomi ku politika duhet të bazohet në data-to-decision, ne ende operojmë me intuition-to-announcement.

Kemi bërë “censusin” për lavatricet, por askush nuk e ka llogaritur sa ujë na mungon në rubinet. Një vend që nuk e njeh veten në numra, nuk mund të projektojë të ardhmen. Por, siç duket, nuk ka nevojë për të ardhme kur ke tituj viralë. “Digital transformation” nuk është më çështje pajisjesh apo portalesh. Është çështje mentaliteti institucional dhe kulture qytetare. Por në vend që të rikodojmë sistemin, ne rikodojmë narrativën.

Dhe kështu, ndërsa bota programon algoritme, ne programojmë lajme për algoritmet, duke u bindur se “inovacioni” ndodh kur ndërron logon, jo logjikën. P.S. Une bëj pjesë në atë pjesën e madhe të shqiptarëve që e përdorin për mysybet teknologjinë. Pjesën për analizën e të dhënave AI të këtij shkrimi e bëri vetë AI. Dhe AI flet më mirë anglisht se unë, dhe shkruan koncepte anglisht që nuk di si t'i përkthej.

Sondazh

Poll
Insights 24 Tetor 2025, 11:30 Irena Beqiraj

Armiku i madh i demokratëve!

Irena Beqiraj E enjtja e emisioneve politike, por jo vetëm, qartazi tregon se tanimë është krijuar një makineri e përsosur ku...

Insights 22 Tetor 2025, 12:21 Meri Lika

Aeroporti i Vlorës

Personazhi “Aeroporti i Vlorës” sot është bërë kryefjalë diskutimesh, debatesh me pro e kundra, me në krahë...

Insights 21 Tetor 2025, 11:30 Enver Robelli

Një pamje për histori

Nicolas dhe Carla Sarkozy Sot ndodhi në Paris çfarë nuk ka ndodhur kurrë: një ish-president francez shkoi në burg. Nicolas ...

Insights 18 Tetor 2025, 15:19 Auron Tare

Topin nuk ka kush ta gjuajë

Auron Tare Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinis&eum...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë