LIVE UPDATES
Aktualitet

Nevojat e të rikthyerve në atdhe, sfidat e shqiptarëve pas refuzimit të azilit në vendet e BE (VD)

24 Korrik 2020, 19:10 Nga DOSJA
Nevojat e të rikthyerve në atdhe, sfidat e shqiptarëve pas

TIRANË- Emigracioni për një pjesë të shqiptarëve është parë si një rrugë, e cila të çon drejt një të ardhmeje më të mirë. Të tilla ishin shpresat e Elton Kordollit, i cili bashkë me familjen në vitin 2019, shkoi në Gjermani për të kërkuar azil.

 “Arsyet kryesore ishin që edhe fëmijët të merrnin një drejtim të duhur, të ishin si gjithë të botës, që edhe unë të isha i kënaqur si prind me fëmijët. Unë kalova si kalova, prapë i ri jam, por për një jetë më të mirë”, tha ai.

Pas gjashtë muajsh qëndrimi në Gjermani, Eltoni kishte ndërtuar ëndrra për nisjen e një jete të re, por shteti Gjerman nuk e pranoi kërkesën e tij për azil.

 “E përjetova shumë keq, sepse nuk kisha ku të shkoja, këtu nuk kam asnjë lloj mbështetje. Këtu ka ardhur koha që nëna po hedh fëmijën nga prehri. Kështu më hodhi edhe mua nëna në rrugë, në kohë epidemie, me gjithë fëmijët kam dalë jashtë”, thekson Kordolli.

Pas rikthimit në Shqipëri Eltonit i lindi nevoja për një sërë shërbimesh.

 “Kryesorja ishte që të kisha një banesë të futja kokën, të ruaja fëmijët e mi nga kjo epidemi, të punësohesha të mbaja familjen. Kemi kërkuar ndihmë, po nuk më kanë dhënë asnjë lloj përgjigje, asnjë lloj shprese, m’i kanë humbur shpresat, thjeshtë më kanë lidhur një përkrahje sociale 5 mijë lek në muaj”, thekson ai.

Në lidhje me këto nevoja, World Vision ka marrë në studim 190 persona në 13 bashki të vendit, ku 70% e tyre kanë pohuar se pas rikthimit nga emigracioni në Shqipëri kanë patur nevojë të siguronin një strehë, të kishin lehtësime në procesin e punësimit përmes Zyrës Rajonale të Punës si dhe të siguronin informacion për shërbimet publike që u takojnë pas rikthimit në atdhe.

Drejtorja e World Vision për Ballkanin Perëndimor Eljona Boçe Elmazi na tregon se personat e  përfshirë në studim të cilët ishin kryesisht azilkërkues në Gjermani ishin në moshë të re dhe familjarë. Në momentin që këtyre personave u refuzohet azili, drejtorja thotë se për ta duhet të sigurohen një sërë shërbimesh nga shteti, qëkur përballen me policinë e kufirit, të cilët duhet t’i orientojnë drejt sporteleve të emigracionit.

 “Ato kanë mandatin që të informojnë për të gjithë gamën e shërbimeve që atyre u takojnë, nga studimi na rezulton që vetëm 8% e tyre kanë patur kontakt me këto sportele të migracionit. Gama e shërbimeve është që nga punësimi, shëndetësia, arsimi për fëmijët, regjistrimi i fëmijëve në gjendjen civile”, thotw ajo.

Për drejtoren e World Vision, në Shqipëri është parë shumë i nevojshëm rolin ndërmjetësues mes qytetarit dhe strukturave që duhet të ofrojnë këto shërbime, për këtë arsye është pikërisht qeveria Gjermane ajo që po e realizon këtë rol.

 “Ajo që kemi vënë re nga ky projekt nga puna e drejtpërdrejtë me këto familje është se mundon një bashkërendim i strukturave të cilat janë përgjegjëse për të dhënë shërbime në këto familje. Për këtë arsye një projekt si RE-IN-VEST që ka siguruar këtë ndërmjetësimin midis familjes dhe shërbimit ka qenë i domosdoshëm, sepse këto familje kanë nevojë të vihen në kontakt me shërbimin që u takon.”,  u shpreh znj. Eljona Boçe Elmazi.

Pjesë e këtij projekti është edhe familja e Eltonit, e cila tashmë duket se integrimin në shoqëri e ka më të lehtësuar.

Sipas një studimi të Institutit EPIK në Kosovë, bazuar mbi të dhënat e Eurostat, mbi 20,000 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në vendet e Europës, vitin 2019. Kjo shifër është më shumë se dyfishi i aplikimeve nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. Shqipëria shënoi edhe më shumë aplikime se Palestina dhe Sudani. 

(Marrë nga EuroNews)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton kordolli shqiptaret e riatdhesuar shqiptaret ne azil elton kordolli shqiptaret e riatdhesuar shqiptaret ne azil

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit