LIVE UPDATES
Editorial

Ngjarjet e 2022 që do të dominojnë debatin publik

3 Janar 2022, 14:12 Nga DOSJA
Ngjarjet e 2022 që do të dominojnë debatin publik

Në datën 5 skadon “ultimatumi” që Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë Lulzim Bashës dhe stafit drejtues të PD-së për të lënë zyrat paqësisht. Pas kësaj, do të ketë përmbarim të anëtarësisë, që nuk është e qartë se si do të ushtrohet, por e lë të hapur çdo mundësi. Ngjarjet në PD do të themelojnë debatet e 2022 dhe pritet të jenë në qendër të vëmendjes. Duket se nuk do të ketë një fund të shpejtë, duke rrezikuar që partia më e madhe të opozitës të mos ushtrojë dot detyrën që ka në Parlament, të degradojë në sherrin e vulës dhe selisë dhe të favorizojë kështu planet e Edi Ramës, për më shumë pushtet politik dhe ekonomik, në kurriz të qytetarëve.

Ngjarja e dytë ka filluar të ndodhë. Në kufijtë e Shqipërisë, produktet Serbe dhe verimaqedonase nga 1 janari hyjnë pa radhë, pa kontroll cilësie, vetëm me një certifikatë të marrë në vendin nga vijnë. Nuk do jetë e largët dita kur tregjet t’i  shohim të mbushura me produkte në gjuhën cilirike. Jo se tani nuk ka, por nuk arrijnë as 30 për qind të konsumit. Brenda 3 mujorit të parë, konsumi i tyre do të rritet, tregtia do të orientohet drejt sllavëve verilindore dhe prodhimi vendas do të pësojë një goditje të rëndë, për shkak të konkurencës së vështirë. Në 8 janar Berisha dhe mbështetësit e tij do të bëjnë protestën e dytë kundër Ballkanit të Hapur, por duket se askush nuk e kupton rrezikun e asimilit të ekonomisë vendase, ose Berisha nuk është ai që mund t’i mbledhë në këtë kauzë. Një nga këto arsye bëri që në protestën e pak të merrnin pjesë vetëm 2-3 mijë vetë.

Një tjetër çështje që do të hapë diskutime është Pallati brenda Parkut të Liqenit, aty ku sot është Garda e Republikës. Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë denoncuan publikisht një gjyqtare të shkarkuar nga KPK që ka ankimuar vendimin në KPA, se po pengon një investim publik. Në fakt e vërteta është se gjyqtarja ka penguar një investim privat, një kullë brenda Parkut që është zonë e mbrojtur. Për ta hequr nga zonë e mbrojtur dhe për të justifikuar largimin e gardës që aty, është projektuar një park për fëmijët, që t’i hapet rrugë Kullës. E njëjta skemë si e Teatrit Kombëtar, por këtë herë në heshtje, në mënyrë tinëzare dhe tani me një sulm të egër ndaj një vendimi të drejtësisë. Në këtë betejë, duket se viktimë do të bëhet gjyqtarja, pasi mediat dhe palët politike kanë dhënë aprovimin në shkëmbim të sponsorizimit.
Cështja e katërt është porti i Vlorës. Një port i vogël tregtar, që në kohën e komunizmit do të zëvendësohej me një port më të madh në Zvërnec, aty ky është sot triporti, një investim i lënë në mes dhe i përshtatur më pas për peshkarexhat. Një aferë gjigande ka marrë lejen për tu zhvilluar, duke e shndërruar në port turistik, ose port jahtesh, sipas pretendimeve. Në fakt kjo është vetëm reklama. Në të vërtetë aty do të ndërtohet një lagje e re, me kulla të larta dhe me një port modest jahtesh. Në të gjithë këtë aferë, publiku nuk do të fitojë asgjë, sepse toka publike i është dhënë privatit dhe private do ta japë për ndërtim sikur ta kishte të vetën. Pa hedhur asnjë qindarkë, do të marrë 45 për qind të çdo kulle që do ndërtohet aty, dhe një tarifë shtesë për të ndërtuar Portin e Jahteve. Një aferë, që përveçse prish një port tregtar pa dhënë asnjë alternativë, fal pronën publike tek privati, fal një mundësi ekonomike pa asnjë shpjegim. Gjithçka në errësirë, gjithçka me konsensusin e opozitës, që as këtë herë nuk ka zgjedhur të flasë.

E njëjta skemë si në Vlorë, por me përmasa shumë më të mëdha për nga dëmi ekonomik dhe strategjik që do i bëhet vendit, është Porti i Durrësit. Në 30 dhjetor, ndërsa të gjithë mendonin për festën, Edi Rama mendonte për megaparty-n e tij me Alabarin. Në prill do të fillojnë punimet, për t’i vënë rruspën portit më të madh tregtar dhe industrial që ka vendi, të vetmit asset ndërkombëtar. Ndërsa Porti i Durrësit do të zhvendoset në Porto Romano, ku duhen të paktën 5 vjet për të ndërtuar një port të përmasave të njëjta, aty do të ndërtohen pallate. Toka i jepet kompanisë së Alabar, të regjistruar në ishujt Cayman, Symphony Invest limited. Nuk dihet nëse regjistrimi është bërë për të fshehur aksionerët e vërtetë, por e sigurtë është, që aseti më i madh publik, do t’i jepet një kompanie off shore. Përveçse kundër ligjit, përveçse kundër detyrimeve që kemi ndaj BE me marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit, ky është vendimi më shkatërrimtar për vendin, që nëpërmjet Portit të Durrësit, mbledh interesat ekonomike të gjithë vendeve të rajonit.

Ashtu si në Vlorë, kompania e Alabar ka vetëm projektin e kullave dhe portin e jahteve. Toka publike që do të ketë si pronar Alabar, do të jepet për ndërtim kullash dhe përqindjen e pronarit do ta marrë biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara. Me tarifat shtesë do të ndërtohet porti i Jahteve, madhësia e të cilit do të varet sigurisht nga interesi që do të kenë ndërtuesit shqiptar dhe të huaj, me para të pastra dhe të pista për të ndërtuar një lagje kullash aty ku sot është porti.

Këto janë 5 çështjet që dihet sot se do të trazojnë opinionin publik. Ndoshta jo median tradicionale të kapur, ndoshta jo politikën ku të gjitha palët janë gati të futen aksionere për të heshtur, por opinionin publik, ata që vetëm do të humbasin. Ndërsa PD është në të drejtën e saj të vendosë të degradojë, pasuritë publike, ekonomitë publike. ato që shërbejnë për ekonominë e vendit, por transferohen në biznese private. Nëse këto ndodhin siç kanë filluar, shqiptarët do të jenë shumë më të varfër, shumë më të pashpresë dhe shumë më emigrantë.

Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial debati politik edi rama lulzim basha ngjarjet e 2022 politika 2022 politika ne shqiperi sali berisha debati politik edi rama lulzim basha ngjarjet e 2022 politika 2022 politika ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll
Editorial 23 Dhjetor 2021, 13:39

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Nga Andi BushatiKjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë. Të hënën dëgjova a...

Editorial 19 Dhjetor 2021, 09:31

Partia e madhe në dorë të njerëzve të vegjël!

Nga dje, Partinë Demokratike po përpiqen ta drejtojnë disa njerëz të vegjël. Përdorimin e fjalës “të vegjël” e kam në dy kuptime, si për nga mosha ashtu edhe pë...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë