LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Kryengritja paqësore dëshmon se shqiptarët kundërshtojnë bllokimin e shtetit ligjor

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e Degëve, Berisha u shpreh se protesta dëshmoi se shqiptarët nuk janë një komb pengmarrës dhe nuk e kanë kulturë pengmarrjen.

25 Prill 2026, 20:38 Nga E.d
Berisha: Kryengritja paqësore dëshmon se shqiptarët
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se protestat e opozitës treguan se shqiptarët kundërshtojnë bllokimin e shtetit ligjor. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e Degëve, Berisha u shpreh se protesta dëshmoi se shqiptarët nuk janë një komb pengmarrës dhe nuk e kanë kulturë pengmarrjen. 

Lideri i opozitës tha se çdo shqiptarë po kupton se stimulari i të gjitha vjedhjeve në Shqipëri dhe sistemit korruptiv është Edi Rama dhe familja e tij. Në fund, ai tha se demokratët janë në një presion të jashtëzakonshëm, por duhet të jenë krenarë pasi përmes protestave iu faktuan shqiptarëve dhe botës që janë opozita e vërtetë e vendit.

Sali Berisha: Çdonjëri prej jush, çdo anëtar i partisë dhe çdo mbështetës dhe apo i forumeve tona, ftoj të rikujtojë vetëm një gjë, vetëm një deklaratë e cila nuk u bë në selinë e Partisë Socialiste, por u bë nga lobistët e korruptuar të Edi Ramës. Se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri, problemi i saj është se shqiptarët nuk ngrihen kundër korrupsionit. Një racizëm i mirëfilltë aty shqiptar.

Dhe se çështja e Akshit na qenka çështje e kulturës shqiptare, domethënë shqiptarët kanë kulturë marrjen peng. Kurse çështja e Ballukut është një çështje e interpretimit shqiptar të imunitetit. Në një kohë kur pak vite më parë nuk janë diskutuar kurrë kërkesat e prokurorëve për heqje imuniteti të ministrave dhe zëvendës kryeministrave dhe as nuk mund të diskutohen. U ndala në këtë moment, se cila është forca e lobimit korruptiv të Edi Ramës, çfarë guximi merr ky lobim të deklarojë një komb se e ka kulturë pengmarrjen.

Të deklarojë se heqja e imunitetit paçka se në Shqipëri janë hequr gjithë imunitetet, përveçse me Edi Ramën, është interpretim shqiptar. Në të vërtetë, me kryengritjen tonë paqësore kemi provuar të kundërtën. Ne kemi damkosur Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor.

Me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk janë një komb pengmarrës, nuk kanë kulturë pengmarrjen. Me kryengritjen tonë paqësore, ne kemi plagosur bishën në mënyrë përfundimtare. Edi Rama veten nuk e ndër më. Jo. Edhe s'mund ta marrë. Sot në Peshkopi u kërkonte socialistëve të na mbroni nga sulmet. Në mënyrë që të vjedhim të qetë. Na mbroni nga sulmet, thoshte ju.

E ndjen se çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet politike, por që është njeri që jeton me djersën dhe mundin e vet, konsideron Edi Rama një kriminel hajdut dhe qeverinë e tij një organizatë kriminale. Shqiptarët çdo ditë kuptojnë që stimulari i të gjitha vjedhjeve në Shqipëri dhe sistemit korruptiv është Edi Rama dhe familja e tij.

Shqiptarët çdo ditë e më shumë po njihen me dimensionet e dosjes Rama-Balluku, por po kaq të egra dhe të shëmtuara janë dimensionet e dosjes së Aksh të lindave të tij, Lindave të Akshit. Demokratët janë në një presion të jashtëzakonshëm, por duhet të jenë më krenarë se kurrë, sepse në kushtet të një terrori të vërtetë psikologjik, në kushte të një terrori të vërtetë mediatik, në kushte të një terrori policesk, ata ju faktuan shqiptarëve dhe botës që janë opozita e vërtetë e këtij vendi.

Dhe se as nuk janë, as nuk janë pajtuar dhe as nuk pajtohen, as nuk kanë pranuar dhe as nuk do të pranojnë kurrë që dosja e Lubi Ballukut të mbyllet siç tha Edi Rama. Që dosja e Akshit, që dosjes së Akshit t'i vihet kapak në të gjorën Mirlinda Karçanaj, Kurse Linda e Surrelit, patronja e vërtetë e Akshit, të shëtisë nëpër botë. Shqiptarët nuk e pranojnë kurrë këtë. Demokratët nuk do e pranojnë kurrë këtë./Dosja.al

sali berisha pd takim

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë