LIVE UPDATES
Politike

"Deputetët e opozitës asgjësuan parlamentin e krimit", Berisha: Këto janë momente historike për PD-në

Berisha ftoi çdo demokrat të ngrihen në këmbë si burra dhe gra që sipas tij përmbysën diktaturën më të egër staliniste në Shqipëri, për të përmbysur diktaturën e re moniste të krimit.

20 Janar 2024, 19:10 Nga r.ll
"Deputetët e opozitës asgjësuan parlamentin e krimit",
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij duke iu thënë se ata ishin mbledhur aty jo për atë, por fatin e fëmijëve të tyre dhe fatin e vendit tonë. 

Berisha ftoi çdo demokrat të ngrihen në këmbë si burra dhe gra që sipas tij përmbysën diktaturën më të egër staliniste në Shqipëri, për të përmbysur diktaturën e re moniste të krimit.
 
Ai foli edhe për qëndrimin e deputetëve të PD-së në Kuvend, sipas tij mbrojtën para së gjithash dinjitetin e tyre, dinjitetin e secilit prej jush që votuat për opozitën. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS.

Ju jeni mbledhur sot këtu në këtë ditë të ftohtë, në këtë ditë shiu. Nuk jeni këtu për Sali Berishën, por jeni këtu për misionin e madh të shpëtimit të Shqipërisë, jeni këtu për të frymëzuar shqiptarët në këtë betejë jetike, vendimtare për fatin e kombit, fatin e fëmijëve tanë, fatin e vendit tonë.

Asnjëherë nuk duhet për asnjë moment të heqim dorë nga kauza jonë e drejtë, por duhet ta mbrojmë atë siç po e mbroni ju.
Ndaj dhe ftesa ime është së pari për çdo demokrate dhe demokrat, këto janë momente historike për PD-në. Janë momente në të cilat kjo parti, anëtarët e saj, mbështetësit e saj duhet të vendosin të ngrihen në këmbë si luftëtarë lirie, të ngrihen në këmbë si burra dhe gra që përmbysën diktaturën më të egër staliniste në Shqipëri, për të përmbysur diktaturën e re moniste të krimit.

Apo të ngrihen në këmbë për t’i dalë zot trashëgimisë së tyre të shkëlqyer. Të ngrihen në këmbë si viganë për të mposhtur diktaturën e re, si vizionarë, si misionarë. Historia fton të gjithë ata të ngrihen përsëri në këmbë, përndryshe arkivat e saj presin të gjithë ata që do qëndrojnë indiferentë në këtë kohë.

Unë e kuptoj se zhvillimet kanë pasur shpejtësi marramendëse, e kuptoj gjithashtu se kjo e keqe nuk erdhi përnjëherësh, erdhi gradualisht. Por të mos harrojmë, demokrate e demokratë, se ne të cilët kishim misionin historik të përballjes, të mposhtjes së saj, nuk qemë në lartësinë e misionit tonë.

Ajo para syve tanë, u bë çdo ditë e më e madhe, çdo vit e më e keqe. Së fundmi, pas 14 majit, Edi Rama kaloi në sulm të hapur frontal për asgjësimin e opozitës. Ju mohoi përfaqësuesve të shqiptarëve të gjitha të drejtat kushtetuese në parlament, i shndërroi ata në qenie fiktive, në fasadë opozitë, për çka përfaqësuesit tuaj nisën një nga betejat më epike, më të jashtëzakonshme në historinë e një parlamenti.

Me mosbindjen e tyre civile, deputetët e opozitës mbrojtën para së gjithash dinjitetin e tyre, dinjitetin e secilit prej jush që votuat për opozitën. Së dyti, me mosbindjen e tyre, deputetët e opozitës asgjësuan parlamentin e krimit, dëshmuan se cili është parlamenti i Edi Ramës dhe banditëve të tij.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen