Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Atij iu gjetën plot 250 mijë euro në xhupin që mbante veshur. Efim dhe Olga Riechman, bashkëshortja e tij ruse, u përzgjodhën në bazë të analizës së riskut për kontroll të detajuar.
TIRANË- Në 11 Mars të vitit 2018 Policia bëri një zbulim befasues gjatë kontrollit trupor ndaj një shtetasi izraelit të quajtur Efim Reichman.
Atij iu gjetën plot 250 mijë euro në xhupin që mbante veshur. Efim dhe Olga Riechman, bashkëshortja e tij ruse, u përzgjodhën në bazë të analizës së riskut për kontroll të detajuar.
Ata, udhëtonin nga Rusia, një vend i konsideruar jo miqësor ndaj Shqipërisë dhe aktiv në luftën hibride të spiunazhit. Një luftë që shpesh përdor krimin e organizuar me derivat pastrimin e parave.
“Ka pasur në Shqipëri tendenca nga vende jo mike për pastrimin e produkteve, me krime financiare përmes financimit terrorizmit apo trafiqeve, shpesh ka pasur ndikime të zbuluara nga organet, ka pasur ndikime dhe financime edhe në kuadër të spiunazhit që bëjnë këto vende jo mike me Shqipërinë”, u shpreh ish prokurori, Eugen Beci.
“Ato kanë qenë shqetësim për faktin se shumë pak raste kanë qenë hetuar, mund të jenë më shumë sipas meje ku vende jo mike investojnë në Shqipëri agjenci të ndryshme duke justifikuar si agjenci imobliare, konsulencë, etj, që instalohen si kudo në botë për informacion dhe bashkëpunuar edhe me organe të shërbimeve”, u shpreh ish prokurori, Shkëlqim Hajdari.
Referuar dosjes hetimore, shtetasi izraelit dhe bashkëshortja e tij ruse deklaruan se shuma e madhe e parave të fshehura do të investohej në një biznes në sektorin e shëndetësisë.
“Sasinë e parave e kam tërhequr nga një bankë në Moskë, Rusi, me qëllim për të hapur një biznes për mjekësi në Shqipëri, në qytetin e Tiranës. Nuk isha i informuar se duhej deklaruar kjo shumë në doganën e Rinasit. Disponoj një dokument që e kam marrë në bankën e Moskës, kur tërhoqa sasinë e parave. Unë do të largohesha në drejtim të Izraelit dhe vlerën monetare do të depozitohen në një bankë në Tiranë”.
“Nganjëherë këto na përzihen, nuk janë thjesht grupe të krimit ndërkombëtar, eksponentë të bizneseve tradicionale që bëjnë edhe ekonomi formale, por edhe veprimtari agjenturore, nga vende jomiqësore me plane kundër Shqipërisë”, u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
Në fakt, nëse i referohemi dosjes hetimore, Reichman nuk thotë të vërtetën. Nga një kontroll në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezulton se nuk ka asnjë biznes të çelur në emrin e tij apo të bashkëshortes. Për më tepër, ai është pyetur parapraksiht nga autoritetet nëse kishte shuma parash cash për të deklaruar, por kishte mohuar para kontrollit.
“I pandehuri Efim Reichman dhe bashkëshortja e tij Olga Reichman janë përgjigjur se nuk kishin shuma monetare apo mallrat ë tjerë për të deklaruar. Menjëherë pas këtij deklarimi nga ana e shërbimeve të Policisë Gjyqësore dhe Shërbimeve Doganore është kryer kontrolli fizik trupor”./Top Channel
foto ilustruese TIRANË- Ai, kishte ardhur në Tiranë për ti shpëtuar telasheve me drejtësinë në 5 shtete. Në Ko...
Foto nga emisioni SHKODRA- Genc Synaj tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se i kanë sekuestruar telefonin në polici...
Ben Qimja TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës...
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2014, Bashkia e Fierit shpenzoi 2.3 milionë euro për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa&r...
foto ilustruese TIRANË- Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit pasi vajza e saj e nxori nga shtëpia që kishte ...
Baba Mondi TIRANA- Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi ka dhënë një intervistë p&eum...
Foto ilustruese TIRANË - Prokuroria e Beratit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me skandalin që u raportua këtë të m&e...
Ben Qimja TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të botës...
Foto ilustruese TIRANË - Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka hedhur dritë mbi personazhin e njohur të bot&...
foto nga vendngjarja DURRËS- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se në ...