All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ekonomia në SHBA, 'The Economist': Fatura, fatura, fatura! Kompanitë do vuajnë...

Mirë se vini në tregun amerikan të borxhit të korporatave të vitit 2022. Shpesh, të vetmet bono të rrezikshme që emetohen, janë borxhet e trashëguara të një kohe tashmë të lashtë – kur normat e interesit ishin të ulëta dhe recesioni ishte i paimagjinueshëm.

30 Korrik 2022, 07:26 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Ekonomia në SHBA, 'The Economist': Fatura, fatura, fatura!

Ndërsa normat e interesit rriten dhe ekonomia ftohet, a mund të paguajnë kompanitë borxhet e tyre? Tregjet private në hije mund të fshehin rreziqe, shkruan The Economist

Mirë se vini në tregun amerikan të borxhit të korporatave të vitit 2022. Shpesh, të vetmet bono të rrezikshme që emetohen, janë borxhet e trashëguara të një kohe tashmë të lashtë – kur normat e interesit ishin të ulëta dhe recesioni ishte i paimagjinueshëm.

Gjetiu, tregu me yield të lartë pothuajse ka ndalur. Një borxh me rrezik prej 83 miliardë dollarësh, është emetuar deri tani në vitin 2022, plot 75% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një rritje e mprehtë e normave të interesit këtë vit ka ftohur tregjet e kredisë, ka shkurajuar investitorët dhe ka ndërlikuar jetën e bankierëve.

Në janar, Banka e Amerikës, Credit Suisse, Goldman Sachs dhe disa huadhënës të tjerë, ranë dakord që të financonin një marrëveshje prej 15 miliardë dollarësh për dy firma me kapital privat, për të blerë Citrix, një firmë softuerësh.

Ato premtuan të emetonin shumën më të rrezikshme prej 4 miliardë dollarësh të atij borxhi, me një normë interesi maksimal prej 9%. Asokohe, yield-i mesatar i bonove me një vlerësim kredie CCC, një shkallë spekulative, ishte rreth 8%.

Marrëveshja Citrix pritet të mbyllet këtë muaj. Por yield-i i bonove të vlerësuara me CCC, është rritur mbi 14%. Nëse bankierët nuk janë në gjendje të shesin borxhin nën kufirin e normës së interesit, ata duhet të paguajnë diferencën.

“Nëse tregu vazhdon si tani, ata do të humbasin me qindra milionë (apo edhe një miliard) dollarë, vetëm nga kjo marrëveshje”, thotë Roberta Goss nga kompania e investimeve Pretium.

Humbje të tilla të mundshme tregojnë ndikimin që kanë normat më të larta në huamarrjen e kompanive në Amerikë. Bankierët do të humbasin para nga financimet e blerjeve për marrëveshjet që ende nuk janë mbyllur. Kjo do të rëndojë si në fitimet e tyre, ashtu edhe në gatishmërinë për të dhënë hua.

Kompanitë gjithashtu do të vuajnë; pyetja e vetme është se sa. Një rënie e qëndrueshme e normave të interesit gjatë 30 viteve të fundit, i nxiti firmat të merrnin hua në shuma rekord.

Tani kostoja e shërbimit dhe e rifinancimit të borxhit po rritet, fitimet po ulen nga rritja e kostove dhe inventarët po grumbullohen në disa firma, ndërsa kërkesa ngadalësohet. A po afrohet një shpërthim i borxhit të korporatave?

Kriza e fundit e madhe e borxhit të Amerikës, në vitet 2007-‘09, preku banesat. Stoku i borxhit të familjeve në raport me PBB-në, ishte rritur pasi huadhënësit lëshuan në mënyrë agresive kredi hipotekore dhe çmimet e pronave u rritën. Kur normat e interesit u rritën, huamarrësit filluan të mos paguajnë.

Këtë herë duket shumë më pak e mundshme që familjet të jenë huamarrësit në vështirësi. Standardet e kreditimit janë shtrënguar dhe nivelet e borxhit kanë rënë.

Borxhi i familjeve ndaj PBB-së arriti kulmin në nivelin 99% në vitin 2008, por që atëherë, ka rënë në 75%. Në të kundërt, borxhi i korporatave si pjesë e PBB-së, në rreth 80%, ka qenë në ose afër niveleve rekord në dy vitet e fundit (shih grafikun 1).

Për të kuptuar se ku mund të lindin problemet, është e rëndësishme të shihen opsionet e financimit që janë të disponueshme për firmat dhe pronarët e tyre.

Kompanitë amerikane kanë një borxh total me vlerë rreth 12.2 trilionë dollarë. Rreth 6.7 trilionë dollarë nga kjo shumë, janë në bono, kryesisht të emetuara nga firma publike të mëdha ose të mesme. 1.2 trilionë dollarë janë kredi nga bankat dhe 1.1 trilionë dollarë përbëjnë borxhin hipotekor.

Pjesa që mbetet – mbi 3 trilionë dollarë – është financim nga institucionet jo-bankare, dhe përbëhet kryesisht nga kredi private, zakonisht kredi për blerje të kapitalit privat, ose kredi “sindikale”, të cilat e kanë origjinën në banka, por ndahen në copa dhe shiten për investitorët, ose ndonjëherë grupohen në letra të tjera me vlerë.

Tregu i bonove, si burimi më i madh i borxhit, mund të duket si vendi i natyrshëm për të kërkuar telashe. Por firmat që emetuan bono janë “fituese relative” të rritjes së normave të interesit, thotë Eric Beinstein nga Banka JPMorgan Chase, sepse shumica e tyre paguajnë kupon fiks.

Nga bonot e korporatave me vlerë 5 trilionë dollarë, të emetuara që nga fillimi i vitit 2020, rreth 87% paguajnë kupon fiks. Dhe këto norma janë në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave. Kuponi mesatar për një bono me vlerë investimi, është vetëm 3.6% — sa gjysma e normës në fillim të viteve 2000 dhe ende nën nivelin e vitit 2019. Kjo do të mbrojë huamarrësit, ndërsa normat rriten.

Këto bono me normë fikse gjithashtu nuk do të maturohen së shpejti. Pjesa e tregut me yield të lartë (shuma prej afërsisht 1.8 trilionë dollarësh borxh nga emetuesit e nivelit të nën-investimeve, që zakonisht janë kompani më të vogla ose me borxhe të mëdha), përjetoi një valë rifinancimi në vitet 2020 dhe 2021.

Si rezultat, vetëm 73 miliardë dollarë në bono me yield të lartë, do të maturohen në vitet 2022 dhe 2023. Kulmi i maturimit të bonove me rrezik, nuk do të vijë deri në vitin 2029.

Ndikimi i normave në rritje ka të ngjarë të jetë shumë më i madh në tregjet e huave sindikale dhe të borxhit privat, që zakonisht lëshojnë borxhe me normë të ndryshueshme.

Ata kanë përjetuar gjithashtu rritje të jashtëzakonshme. Midis viteve 2015 dhe 2021, vlera e bonove me yield të lartë, u rrit me 15%. Në të kundërt, kreditë për rifinancim, një nëngrup i rrezikshëm i kredive sindikale, u rritën me rreth 50%. Kredia private është dyfishuar në madhësi (shih grafikun 2).

John Kline nga New Mountain, një firmë private krediti, argumenton se pjesa në rritje e tregut të kredisë private, është një reflektim i faktit se ajo u ofron emetuesve sigurinë e çmimit dhe është “shumë më e lehtë për t’u trajtuar” sesa një kredi bankare përmes një procesi të ndërlikuar, ose emetimi i një bonoje.

Ai thekson se ditët barbare të dyqaneve me kapital privat që përdorin firmat me raporte të borxhit ndaj vlerës totale prej 85%, kanë kaluar prej kohësh. Raporti mesatar i borxhit ndaj vlerës totale për marrëveshjet me kapital privat, vitin e kaluar, ishte rreth 50%.

Gjithsesi, ky raport është më shqetësues nëse marrim parasysh se sa shumë mund të kenë rënë vlerësimet e kapitalit privat këtë vit (shifrat formale rishikohen rrallë, ndryshe nga vlerësimet e tregut publik). Dhe duket se ka ardhur një rrezik i ri.

Krahasuar me fitimet e firmave që ata blenë, nivelet e borxhit duken shumë më të larta: të barabarta me një mesatare sa gjashtëfishi i fitimit bruto operativ, pak më i lartë se rekordi i arritur në vitin 2019, apo edhe në 20 vitet e fundit.

“Sa herë që një treg rritet shpejt, mund të ketë një lloj ndërgjegjësimi në rast se mjedisi ndryshon”, thotë zoti Beinstein. Sfida, shton ai, është të ruash çdo hollësi ose të dhënë mbi marrëveshjet private.

Në sfondin e tregjeve publike në lulëzim, është mjaft e lehtë të gjesh prova që tregojnë se kompanitë nuk përballen me një krizë të afërt. Problemi është se një pjesë e borxhit qëndron e fshehur në hije./MONITOR

ekonomia ne shba shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd