LIVE UPDATES
Bota

Izolimi i BE-së dhe provokimet ruse po e kërcënojnë paqen në Ballkanit Perëndimor

Serbëve, të cilët po ashtu si rusët janë në shumicë të krishterë ortodoksë, iu dha një sipërfaqe toke përgjatë kufijve perëndimorë dhe lindorë, të njohur si Republika Srpska, ndërsa një federatë e myslimanëve dhe kroatëve mori një sasi afërsisht të barabartë territori në jugperëndim.

14 Dhjetor 2023, 08:32 Nga Jasmina Kuzmanovic & Slav Okov
Izolimi i BE-së dhe provokimet ruse po e kërcënojnë paqen
Milorad Dodik dhe Vladimir Putin

Nga Jasmina Kuzmanovic & Slav Okov “Bloomberg”

Muajin e kaluar, udhëheqësi i popullatës serbe të Bosnjes, Milorad Dodik, i mbështetur nga Rusia, u shfaq në televizionin lokal duke njoftuar planet e tij për t'u bërë presidenti i parë i njësisë separatiste serbe të federatës. Kjo deklaratë, e cila riktheu kujtimet e spastrimit brutal etnik që ndodhi në rajon gati 3 dekada më parë, u bë vetëm një muaj pasi Komisioni Evropian refuzoi të rekomandojë nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën.

Në një vend të konsideruar si vatra më e nxehtë në Evropë pas Ukrainës, vendimi i Komisionit ishte një dhuratë për aktorët politikë si Rusia, të cilët po përpiqen të nxisin destabilitet. Bosnja, një vend i banuar nga 3.3 milionë banorë, dhe e ndarë midis serbëve të Bosnjës nga njëra anë dhe myslimanëve dhe kroatëve etnikë nga ana tjetër, aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2016, teksa iu dha statusi i kandidatit vitin e kaluar.

Por ëndrra e saj për integrimin evropian, e cila ka ndihmuar në mbajtjen të bashkuar të këtij vendi, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme, duket e largët në rastin më të mirë. Teksa po synon të përshpejtojë procesin e zgjerimit, që ka ngecur prej një kohe të gjatë, dhe për të parandaluar rënien e fqinjëve nën ndikimin e kombeve që nuk ndajnë vlerat e BE-së, liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar nëse do të hapin bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, një proces që mund të zgjasë me vite.

Edhe nëse do të ketë dakordësinë e shteteve anëtare, rruga drejt anëtarësimit është e gjatë dhe e ndërlikuar. Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua BE-së, dhe aplikimi i saj mori 10 vjet përpara se të pranohej zyrtarisht në 2013-ën. Megjithatë, këto diskutime kanë kontribuar në perceptimin se disa vende kanë një trajtim preferencial kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, ndërsa Ballkani Perëndimor po lihet vazhdimisht pas dore.

Dhe kjo situatë e ka favorizuar Dodik, një politikan 64-vjeçar që ka shfrytëzuar strukturat e imponuara nga marrëveshja e paqes e Bosnjës e vitit 1995 për të mbrojtur ndarjen e territorit serb të Bosnjës. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit i dha fund luftës 4-vjeçare që vrau më shumë se 100.000 njerëz, por që çimentoi ndarjet demografike të vendit.

Serbëve, të cilët po ashtu si rusët janë në shumicë të krishterë ortodoksë, iu dha një sipërfaqe toke përgjatë kufijve perëndimorë dhe lindorë, të njohur si Republika Srpska, ndërsa një federatë e myslimanëve dhe kroatëve mori një sasi afërsisht të barabartë territori në jugperëndim.

Të dyja pjesët janë të bashkuara nga një qeveri qendrore e dobët dhe një presidencë e radhës me 3 persona, anëtarët e së cilës duhet të dalin nga secili grupim etnik. Meqë të gjitha ndryshimet kushtetuese kërkojnë konsensus, ky organizim i jep mundësi çdo lideri etnik që të mbajë peng procesin e anëtarësimit të Bosnjes në BE.

Kështu Dodik ka refuzuar të zbatojë reformat e nevojshme për të çuar përpara reformat, në rast se nuk plotësohen kërkesat e tij, thotë Christian Schmidt, zyrtari më i lartë ndërkombëtar në Bosnje. Ndër to është edhe shpërbërja e pjesshme e gjykatës kushtetuese të vendit.

Muajt e fundit, lideri serb i Bosnjës e ka kritikuar BE-në, dhe ka shprehur një interes për zhvillimin e marrëdhënieve më të ngushta me Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Struktura që e shkaktoi këtë situatë, tha Florian Bieber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, është një arsye pse ai e konsideron Bosnjën “vendin më të brishtë dhe më të pashpresë në Ballkanin Perëndimor”.

“Askush nuk do të përfshinte sot një kushtetutë në një marrëveshje paqeje apo të krijonte një mozaik etnik kaq të ngurtë. Sepse ajo solli paqe, por fuqizoi njerëz si Dodik”- thekson Bieber. Rrëshqitja e Bosnjës drejt izolimit po ndodh në sfondin e zhgënjimit me BE-në në të gjithë Ballkanin Perëndimor, si dhe falë përpjekjeve të Rusisë, të hapura dhe të fshehta, për të rritur ndikimin e saj rajonal.

Katër vende të tjera - Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria - ndodhen në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit në BE, dhe Kosova po kërkon statusin e kandidatit. Megjithatë, vonesat dhe qasja e paqartë e BE - sipas një sondazhi të kryer në 6 vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, vetëm 28 për qind e të anketuarve mendonin se Bosnje-Hercegovina duhet të jetë në gjendje të bashkohet me bllokun - kanë demotivuar shumë njerëz.

Ndërsa gjërat zvarriten, Putin ka mbështetur në mënyrë aktive partitë politike rajonale dhe liderët e perceptuar si miqësorë me Rusinë. Marrëdhënia e ngushtë e Dodik me Putinin, të cilin ai e viziton shpesh në Moskë, ka sjellë përfitime për të dy. Në Banja Luka, kryeqyteti i territorit serb, Rusia po ndihmon në financimin e ndërtimit të një tempulli dhe qendrës kulturore ruso-serbe. Ndërkohë në maj, Dodik vuri në dukje se “Putin e di se duhet të falënderojë Republikën Srpska për dështimin e Bosnjës për të zbatuar sanksionet kundër Rusisë”.

Për më tepër, edhe pse vendet e BE-së janë investitorët më të mëdhenj në Bosnje dhe Serbi, një sondazh i nëntorit nga Ministria për Integrimin Evropian e Republika Srpska zbuloi se mbështetja për t’u anëtarësuar në BE kishte rënë në 38 për qind. Ndërsa po zbehet entuziazmi ndaj BE-së, aktorë të tjerë shtetërorë po zgjerojnë fushatat e tyre të ndikimit. Në pjesët e Bosnjes ku myslimanët përbëjnë rreth 70 për qind të popullsisë, po rritin peshën e tyre Arabia Saudite dhe Turqia. Sauditët ndërtuan një qendër të madhe kulturore dhe xhaminë e Mbretit Fahd.

Po ashtu është rritur në mënyrë të vazhdueshme numri i restoranteve dhe hoteleve ku nuk lejohet konsumi i alkoolit, që nuk ekzistonin para luftës. Ndërkohë udhëheqësit e BE-së, po reagojnë të shqetësuar. Presidenti letonez Edgars Rinkevics tha në një intervistë për Bloomberg se dështimi për të afruar Ballkanin Perëndimor me bllokun, e ka rritur ndikimin e Rusisë në rajon dhe po e bën më të brishtë BE-në. Në nëntor, ministri i jashtëm austriak Alexander Schallenberg tha se Bosnja duhet të trajtohet në të njëjtin nivel me Ukrainën, e cila ka ecur përpara në procesin e anëtarësimit. Vendet e tjera fqinje, mund të paraqesin së shpejti ankesa të ngjashme.

Në fund të tetorit, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi Malin e Zi dhe e vlerësoi atë si vendin që ka ecur më shumë nga të gjithë në rajon në rrugën drejt pranimit në BE. Por vetëm disa orë më parë, ligjvënësit në kryeqytetin e Podgoricës miratuan një qeveri, kryeministri pro-evropian i së cilës Milojko Spajic formoi një koalicion me partitë euroskeptike që favorizojnë lidhje më të forta me Serbinë dhe Rusinë.

Po ashtu edhe Serbia, aleatja e fortë e Rusisë dhe vendi më i madh në rajon, ka qenë në bisedime me Brukselin që nga viti 2014, por me shumë pak përparime të dukshme. Udhëheqësi serb, një aleat i Dodik, i është qasur prej kohësh BE-së me petkun e një investitori edhe pse ai mban lidhje të ngushta me Rusinë, dhe refuzon që të zbatojë sanksionet e vendosura ndaj saj.

Sipas një sondazhi të organizuar nga vetë qeveria në janar, mbështetja në mesin e qytetarëve serbë për anëtarësimin në BE është nën 50 për qind. Në një aktivitet të zhvilluar së fundmi në Beograd, zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Dacic kritikoi ato që ai i quajti “premtime boshe” të BE-së, pa vënë në dukje se Serbia nuk kishte bërë asnjë hap konkret lidhur me kërkesën kryesore të BE-së: normalizimin e raporteve me Kosovën.

“Gjatë 20 viteve të fundit, ne kemi dëgjuar shumë mesazhe për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në axhendën politike të BE-së. Premtimet e bëra kohë më parë janë zbehur prej kohësh. Bashkimi Evropian është i pranishëm në rajonin tonë, por ne mendojmë se ai duhet ta rigjallërojë politikën e tij të zgjerimit dhe të vlerësojë përpjekjet tona për reformat”- tha ai. Një diplomat i BE-së që është shumë i informuar mbi situatën, tha se për të ndryshuar drejtimin e Bosnjes dhe për të stabilizuar rajonin, ky vendi duhet të vihet sa më shpejt të jetë e mundur dhe “në mënyrë të pakthyeshme” në rrugën e BE-së.

Për të dalë nga ngërçi i krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit, do të nevojiteshin vendime të vështira nga të gjitha palët. Dhe siç shprehet Bieber, ekspert i Ballkanit, kjo mund të prodhojë një zgjidhje: “Duhet të vendoset se çfarë është më e keqja, të heqësh dorë nga kushtet dhe ta bësh BE-në të duket e dobët, apo të këmbëngulësh tek kushtet dhe ta bësh Bosnjën më të paqëndrueshme, më të brishtë. ..”.

Ndërsa Brukseli vazhdon diskutimet, po zgjerohet akoma më shumë hendeku brenda Bosnjes. Në Jajce, një qytezë e vogël në pjesën perëndimore të federatës myslimano-kroate që ishte dikur vendi i betejave të ashpra midis trupave serbe të Bosnjës dhe forcave mysliman-kroate, presidenti i këshillit të qytetit Josip Topic, është i shqetësuar se fundi i ëndrrës evropiane mund të shënojë gjithashtu edhe fundin e paqes së brishtë në vendin e tij.

“Bosnja nuk mund të funksionojë pa të treja kombet e saj, dhe kjo përfshin Republikën Srpska”- thotë ai. Por pak më shumë se 1 orë larg me makinë, në Banja Luka, Evropa e ka humbur joshjen që kishte. “Nëse BE nuk ishte mjaft e mirë për Britaninë e Madhe, e pse duhet të jetë shumë e mirë për ne? Vlerat evropiane nuk janë vlerat tona. Ne ndihemi më afër Rusisë”- thotë Zeljko Piljak, një student 24-vjeçar i ekonomisë në Banja Luka.

jasmina kuzmanovic slav okov be

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen