E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Nëse parashikimet për prurjet në Kaskadën e Drinit do të shkojnë sipas skenarit bazë të KESH, nevoja për mbështetje buxhetore bashkë me çmimin e rritur llogaritet të shkojë në 450 milion euro për të gjithë vitin.
Të dhënat e gjysmës të parë të vitit tregojnë se 56% e energjisë në vend është prodhuar nga hidrocentralet privatë. Konkretisht, Kaskada e Drinit ka prodhuar 1.65 Terravat orë dhe HEC-et e vogla 2.07 Terravat orë.
Kërkesa nga OSHEE për të plotësuar konsumin për klientët tariforë ishte 2.5 Terravat orë. Energjia e prodhuar në vend do të plotësonte tërësisht nevojën për konsum duke përfshirë edhe humbjet në rrjet. Por sipas të dhënave financiare të KESH, e gjithë diferenca që nuk është plotësuar nga hidrocentralet privatë, 0.76 Terravat orë, është importuar. Ky operacion i ka kushtuar një faturë 175 milion euro vetëm për pjesën e parë të vitit.
Nëse parashikimet për prurjet në Kaskadën e Drinit do të shkojnë sipas skenarit bazë të KESH, nevoja për mbështetje buxhetore bashkë me çmimin e rritur llogaritet të shkojë në 450 milion euro për të gjithë vitin.
Në fund të vitit të kaluar Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për shpalljen e emergjencës në sektorin e energjisë. Në asnjë rresht të këtij vendimi energjia e prodhuar nga hidrocentralet privatë nuk konsiderohet si një detyrim shitjeje sipas marrëveshjes që tregtarët kanë me OSHEE.
Vitet e shkuara prodhuesit privatë të energjisë elektrike kanë qenë një barrë shumë e rëndë për buxhetin e OSHEE, e cila u blinte energjinë me një çmim të subvencionuar në mënyrë që të siguronin fitim. ERE vendosi që çmimi që këta tregtarë duhet t’a shesin energjinë këtë vit të jetë 70 euro/MWh, tarifë që siguron norma të mira fitimi. Sot mbetet e paqaratë se ku ka shkuar energjia e prodhuar nga këto hidrocentrale dhe nëse klienti kryesor i tyre ka qënë KESH?
Të premten, Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorin fundor për fashën mbi 800 kwh në 42 lekë/kwh pa tvsh. Të gjithë barrën me sa shihet do t’a mbajë konsumatori: një pjesë e parave (450 milion euro) do të jepen nga buxheti i shtetit, një pjesë nga tarifa e rritur e cila planfikohet të jetë po ashtu me fasha edhe për vitin e ardhshëm (sipas planit ekonomik që ka dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë KESH) dhe një pjesë do të prodhohet nga burimet natyrore të Kaskadës së Drinit.
Hidrocentralet privatë përveçse kanë arritur të sigurojnë fitime nga kontratat e shitblerjes së energjisë elektrike nga OSHEE vitet e kaluara, duhet të kenë detyrim publik që një pjesë të caktuar të energjisë (përqindje e prodhimit të secilit) t’ia shesin kompanive publike të energjisë, pasi jo vetëm që situata është emergjente, por po ashtu fitimet e tyre sigurohen nga paratë e publikut shqiptar dhe energjia prodhohet me burimet hidrike të shqiptarëve.
Asnjë fjalë nga qeveria për detyrimin e këtyre bizneseve për zbatimin e marrëveshjes që kanë me OSHEE, për detyrimin e tyre në kohë krize për të shitur energjinë me një çmim të arsyeshëm kompanive që furnizojnë konsumatorin, apo për mbajtjen e një skenari normal fitimi si detyrim dhe rregull që kanë përgjithësisht të gjitha kontratat koncesionare.
Qeveria dhe tregtarët e HEC-eve mund të flasin gjithë ditën për rregullat e tregut të lirë, por këto rregulla duhet të na i tregonin edhe atëherë kur OSHEE detyrohej t’i blinte energjinë dhe fitimet e tyre llogariteshin te fatura e energjisë që u shkonte në shtëpi qytetarëve!
Giorgia Meloni Giorgia Meloni u lind dhe u rrit në kryeqytetin historik të Italisë nga një familje e thjeshtë në lagjen e fam...
Viktoria Unë e takova Viktorian në 15 qershor, në një nga rrugët kryesore të Kievit.Isha duke fotografuar gra, vajza, fë...
Charles dhe Yvonne de Gaulle Për sa kohë ishte president gjenerali De Gaulle pati ngulmuar t’i paguante vetë të gjitha faturat e ...
Lideret e Ballkanit Nga Michael Roth Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës e ka zgjuar Bashkimin Evropian nga gjumi i tij gjeop...
Foto ilustruese Më 8 shtator 2021 qeveria e kryeministrit Rama vendosi që çdo abonent konsumator që shpenzon mbi 800 kwh energji ele...
Foto ilustruese O “i shtrenjti” politikan i korruptuar: Po të shkruaj këtë letër duke e ditur se nuk do të marr p&eu...
Foto ilustruese A mund të fitojmë para pa punuar më shumë? Për dembelët kjo do të ishte si të gjenin Gralin e She...
Ben Blushi TË JETOSH NË ISHULL BOTOHET ITALISHT Pas shumë peripecive, më në fund romani im “ Të jetosh në Ishul...
I moshuari REPUBLIKA E PLEQVE Imagjinoni sikur pas 50 vitesh kamarieri që ju shërben të jetë 70 vjeç, me një aparat dë...
ambasada iraniane TIRANË- E përditshmja The Hill i ka kushtuar një artikull vendimit të qeverisë shqiptare për të nd...